Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj
Bashki me përvojë për historinë
Bashkia Memaliaj ndodhet në Qarkun e Gjirokastrës. Ajo ka një sipërfaqe prej 387.65 km2 dhe dominohet nga territore fushore, kodrinore e malore. Qendra e Bashkisë është qyteti Memaliaj, një qytet i vogël i cili e ka filluar jetën dhe veprimtarin e tij në vitet 1947-1948, me gjurmime për kërkime gjeologjike të qymyrgur. Shumë shpejt aty u ngrit miniera e qymyrgurit. Ajo për kohën ishte më e rëndësishmja në vendin tonë, kishte prodhim të një cilësie të mirë dhe me tregues teknikë dhe ekonomikë më të mirë se çdo minierë tjetër e vendit.
Sot Bashkia Memaliaj përbëhet nga 53 fshatra, të ndara në Njësitë Administrative Memaliaj Fshat, Qesarat, Krahës, Luftinjë dhe Buz. Ndërkohë kryetar i bashkisë prej vitit 2019 ka qenë Gjolek Guci, i cili për punë të dukshme dhe besim të qytetarëve të tij, rikandidon përsëri në zgjedhjet e 14 majit.
Memaliaj si qytet rrethohet nga tre anë nga lumi Vjosë, duke i dhënë trajtën e një gadishulli. Klima është e ftohtë dhe e lagësht, ku ndikim të madhë ka era e jugut e cila fryn gjate gjithe dimrit duke ulur temperaturat. Shpallja Park Kombëtar e lumit Vjosa që shtrihet në një sipërfaqe mbrojtje në 12.727 hektarë e që përmbledh gjithë sipërfaqen ujore e bregore të lumit bashkë me sipërfaqen tokësore e tre degët e lumit Vjosë, Drino, Bënçë, Shushicë, si lumi i fundit i egër në Evropë, do të bëjë që qyteti të marrë edhe një zhvillim më të madh.
Nga rregullimet në qytetin Memaliaj, në qendrër të tij ngrihet dhe një përmendore-lapidar që përkujton dëshmorët e qytetit dhe çlirimin e tij nga pushtuesit nazi-fashistë. Pranë lapidarit ngrihet një shtizë që mban flamurin kombëtar. Këtu nisi nisma për shtizën e flamurit që kryetari i bashkisë Gjolek Guci, e përcolli në të gjithë lapidarët e kësaj bashkie. Gjatë rrugës nacionale Tepelenë-Fier shihen mjaft lapidarë ku në krah të tyre valëvitet dhe flamuri kombëtar, në nderi të kujtimit të gjakut të derdhur për lirinë dhe çlirimin e vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Gjoleka është një ndër kryetarët e bashkie të vendit që ndjek në vijimësi Organizatën Kombëtare të Dëshmorëve të LANÇ dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut, në çdo veprimtari të saj. Në vijimësi ai interesohet për simbolet e dëshmorëve dhe ka një bashkëpunim të ngushtë me familjet e dëshmorëve të bashkisë së Memaliaj.
Tafil Buzi do përjetësohet në një monument në Memaliaj
Figura historike e Tafil Buzit “Nder i Kombit”, që ka kontribuar dhe ka dhënë jetën për lirinë e vendit, do të përjetësohet në një monument në qytetin Memaliaj. Kreu i bashkisë Memaliaj Gjolek Guci, kohë më parë ka bërë takim me skulptorin e mirënjohur Mumtaz Dhrami, si dhe anëtarë të kryesisë së shoqatës “Tafil Buzi”, ku diskutoi për realizim e veprës artistike. Vendosja e monumentit të “Nderit të Kombit” Tafil Buzi në rrugën nacionale, në zonën e njohur si “Ura e Parë” në hyrje të qytetit, do t’i japë më tej përmasa historisë së kësaj treve luftarake dhe të gjendur gjithmonë në anën e duhur të historisë. Kjo ndërrmarje është iniciativë e bashkisë Memaliaj, të kryetarit të saj dhe përbën prioritet që kërkon përkrahje për të vijuar më tej projektin. E rëndësishme është që figurat historike të nderohen, për kontributin që kanë dhënë për lirinë e vendit. Ndër ta Tafil Buzi ka qenë udhëheqës i kryengritjeve antiosmane të viteve ’30 të shek. XIX në Shqipëri. Ai në vitin 1828 ka marrë pjesë në Kuvendin e Beratit, ku me propozim të kryengritësve mori detyrën e udhëheqësit ushtarak dhe të ndërlidhësit të kryengritësve me Mehmet Aliun e Misirit. Në ditët e para të vitit 1835 kryengritësit u shkëputën autoriteteve lokale osmane disa të drejta vetëqeverisëse, që nuk u njohën nga Stambolli. Tafil Buzi nisi një kryengritje të re, por nuk gjeti përkrahje te paria e Beratit. Më 1836 u orvat edhe një herë të organizonte kryengritjen në krahinën e Vlorës, Ndërsa mori pjesë në kryengritjen e vitit 1847. Lartësimi i kësaj figure historike do të jetë nderim për mijëra e mijëra kryengritës, luftëtarë dhe partizanë që kanë luftuar për mbrojtjen e territoreve shqiptare.
Kujdes për historinë në shkolla
Në bashkinë Memaliaj në vijimësi punohet për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor në çdo vit. Kryetari i bashkisë Memaliaj, Gjolek Guci gjithmonë ka publikuar në rrjete sociale foto ku pasqyron aspekte të punimeve të ndryshme që po kryen në shkollat e bashkisë. Një vëmendje të veçantë bashkia i ka kushtuar problemeve të historisë, ku përveç hymnit kombëtar që ndiqet çdo fillim jave, rëndësi kanë marrë dhe takimet me veteranë e historianë, vizita në vende historike e muzeume, si dhe pasqyrim të historisë së dëshmorëve në stenda dhe në poezi e shkrime.
Kujdes të veçantë bashkia ju ka kushtuar gjithmonë rregullimeve dhe sistemimeve të oborrëve të shkollave dhe ka ndërhyrë për riparime, lyerje, dezinfektim dhe pastrim në të gjitha institucionet arsimore të bashkisë Memaliaj. Në juridiksionin e bashkisë Memaliaj gjenden 62 godina të institucioneve arsimore parauniversitare nga të cilat 5 janë shkolla të Mesme të Përgjithshme, 35 shkolla 9-të vjeçare dhe 22 kopshte të shpërndara në 6 Njësitë Administrative të bashkisë.
Gjoleka thekson se ne duhet t’i përvetësojmë mësimet nga historia në mënyrë për t’u përgatitur për të ardhmen. Nëpërmjet njohjes së historisë ne thekson vihem i në provë duke vlerësuar dhe afirmuar vlerat tona si krahinë dhe bashki.
Edhe Japonia ka dhënë grant për projekte në shërbim të komunitetit
Bashkia Memaliaj në këto vite të drejtimit nga Gjolek Guci ka synuar në zgjerimin e investimeve për vepra publike në shërbim të komunitetit. Kështu kryetari i Bashkisë Memaliaj, ka nënshkruar me ambasadorin e Japonisë në Tiranë Takada Mitsuyuki, marrëveshjen e grantit në kuadër të skemës “Grante për projekte të sigurisë njerëzore në nivel lokal (GGP)”.
Është një shuma e dhuruar në euro, që i ka shërbyer bashkisë Memaliaj për blerje të mjeteve për punë të ndryshme publike. Kryetari i bashkisë gjatë bashkëbisedimit me ambasadorin e Japonisë ka parë dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha të tjera si të infrastrukturës, të mjedisit, të turizmit, të kulturës etj. kryetari u shpreh se me përkushtim dhe përpjekje të vazhdueshme mund të realizojmë shumë punë.
Nderim Dëshmoreve të Atdheut
Bashkia Memaliaj nderon me mirënjohje dëshmorët e luftës për liri. Populli kurrë nuk do të harrojë sakrifica e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ai gjithmonë do të përkulet me mirënjohje dhe respekt para veprës së dëshmorëve të atdheut.
Me fillimin e vitit 2020, Gjolek Guci nëpërmjet Këshillit të Bashkisë nderoi Dëshmorin e Atdheut Zyber Ibrahim Zyka, duke i dhënë titullin “Qytetar Nderi” i bashkisë Memaliaj. Ishte ky një nderim i mohuar për vite e vite, por dhe një përpjekje për të nderuar të gjithë dëshmorët e bashkisë, të cilët në kohë të ndryshme kanë dhënë gjakun dhe janë bërë fli për Atdhenë. Theksojmë se në mjaft shkolla të bashkisë janë të vendosur emra të dëshmorëve, për të cilët është punuar dhe po punohet për të krijuar stendat e tyre në mjediset shkollore dhe për t’i përkujtuar e nderuar në ditë e rënies së tyre.
Shembulli i bashkëpunimit të kryetarit të bashkisë me Organizatën e Dëshmorëve ka bërë që të tregohet kujdes për përkujtimin e mjaft ngjarjeve dhe datave historike të dëshmorëve, por edhe për të shkruar e krijuar rreth jetës dhe veprimtarisë së tyre. Organizata e Dëshmorëve të Atdheut ndjehet komode kur shikon se si punonjës të pushtetit lokal, midis tyre dhe kryetari i bashkisë Memeliaj, njeh, zbaton dhe respekton ligjin nr. 109/2018 “Për statusin e dëshmorit të Atdheut”. Kjo përvojë e mirë dhe ky angazhim serioz ka bërë që anëtarët e organizatës të jenë gjithmonë në krah dhe në përkrahje të këtij punonjësi të shtetit që respekton dhe nderon vlerat e përbashkëta të patriotizmit dhe të gjakut të derdhur për lirinë dhe çlirimin e vendit. Njerëz të tillë i duhen shoqërisë shqiptare që nderojnë dhe vlerësojnë historinë, mundin, djersën dhe gjakun e derdhur në shekuj për përparimin e vendit. Gjoleka dhe të tjerë janë kurdoherë në krye të punëve të komunitetit, nderohen, vlerësohen dhe çmohen për të qenë në krye të drejtimit të punëve të pushtetit lokal.
