Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Gjuetia” për kapjen e djemve të El Chapos, DEA çon në 10 milionë dollarë shpërblimin për informatorët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Gjuetia” për kapjen e djemve të El Chapos, DEA çon në 10 milionë dollarë shpërblimin për informatorët
AktualitetBoteKronike

“Gjuetia” për kapjen e djemve të El Chapos, DEA çon në 10 milionë dollarë shpërblimin për informatorët

Published: April 27, 2023
Shpërndaje

 

Agjencia Amerikane e Antidrogës (DEA) ka dyfishuar së fundmi shpërblimin për këdo që ka informacione që do të çojnë në kapjen e djemve të El Chapos, në përpjekje për të shpartalluar një herë e përgjithmonë organizatën famëkeqe kriminale që dikur drejtohej nga babai i tyre.

Karteli i Sinaloas, të cilit mendohet se tani e drejtojnë djemtë e Joaquin Guzman, konsiderohet nga autoritetet amerikane si një prej furnizuesve kryesorë të fentanilit (një drogë sintetike 100 herë më e fuqishme se morfina) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Publicitet -

DEA tani ofron 10 milionë dollarë për Iván Archivaldo Guzmán Salazar dhe Jesús Alfredo Guzmán Salazar. Shifra është ndër më të lartat e ofruara ndonjëherë në historinë e drejtësisë amerikane. Për babain e tyre, shifra më e lartë e vendosur ka qenë 5 milionë dollarë, ndërsa për liderin e Al-Qaeda, Ayman al-Zawahiri, ishte vendosur një shpërblim prej 25 milionë dollarësh.

DEA gjithashtu futi edhe Iván Archivaldo-n në listën e 10 personave më të kërkuar, duke iu bashkuar kështu vëllait të tij Jesús Alfredo. Bashkë me vëllain tjetër, Ovidio Guzmán López, i cili është arrestuar në Meksikë dhe do të ekstradohet në SHBA, ata drejtojnë gjysmën e kartelit.

Sipas autoriteteve meksikane dhe amerikane, bosi tjetër i organizatës është 75-vjeçari Ismael “El Mayo” Zambada, bashkëpunëtor i hershëm i El Chapos. Për të, DEA ofron një shpërblim prej 15 milionë dollarësh.

Të njohur si “Los Chapitos”, tre vëllezërit morën pushtet fillimisht në janar 2016, pas arrestimit të babait të tyre, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm në SHBA. Sipas Departamentit të Drejtësisë në SHBA, Karteli i Sinaloas mbetet një prej organizatave kriminale më të rëndësishme në botë.

 

 

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I shpëtoi operacionit të RENEA-s në Korçë, kush është Mihallaq Përgjika
  • Kryeministria për “shkarkimin” e Ristanit: Veliaj është kryetar i Tiranës, nuk ka hapësirë për interpretim
  • Zjarret përpijnë bjeshkët e Dibrës, flakët dalin jashtë kontrollit në Sllatinë
  • GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit
  • Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës

Komentet e Fundit

  1. tom on Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  2. Ethem Lalaj on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  3. Precizim on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  4. Vl on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  5. Aldrin on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?