Vullnet Skëndaj
Kanë kaluar mbi 30 vjet që në Shqipëri kanë ndodhur dhe po ndodhin ndryshime shumë të rëndësishme si: – në politikë, me ndryshimin e sistemit, në ekonomi, me kalimin në ekonominë e tregut, nê jetën shoqërore , në kulturê, në arsim e deri në jetën e përditshme të çdo familjeje. Hapja e Shqipërisë dhe rrëzimi i perdes së hekurt komuniste solli shndërrime dhe transformime të thella në jetën, në marrëdhëniet e punës e kudo. Mjeti i vetëm i komunikimit ka qenë dhe ēshtë gjuha. Me anë të saj njerëzit në komunitet marrin, japin dhe shkëmbejnë informacione të rëndësishme. Rol kryesor këtu luajnë mediat e shkruara dhe ato elektronike. Nēpërmjet tyre ne arrijmë jo vetëm të pasurojmë njohuritë tona të përditshme me informacionet e duhura nga të gjitha fushat e jetës,artit, kulturës,arsimit ,por edhe të plotësojmē nevojat tona. Futja e gjerë e masive e biznesit privat solli domosdoshmërisht zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike me vendet dhe sidomos me ato të Perëndimit. Ardhja e përdorimi i mjeteve të tē prodhimit, mjeteve tê konsumit, produkteve industriale dhe ato ushqimore u shoqërua me një” bum” fjalēsh shprehjesh tekniko- shkencore nga gjuha e vendit prodhues, por edhe ne ato fjalë e shprehje që hasen dendur në përdorimin ndërkombëtar. Dashje pa dashje, Shqipëria u shndērrua në një vend ku pllakosi pa,doganë ” llumi” i papërmbajtur i fjalëve, shprehjeve nga gjuhët mē të rëndësishme të botës ,por kryesisht nga anglishtja ,greqishtja, frëngjishtja e më tutje, më pak, nga gjuhët e tjera të largëta.
Lindi “grandomania” e emërtimit të firmave, bizneseve , subjekteve e deri ato familjare duke përdorur emra nê gjuhë tê huaj. Dilni edhe tani , po deshët, në rrugët kryesore tê Tiranës a të cilido qyteti tjetër ,shkoni deri në rrugicat e ndonjë fshati të humbur, province a krahine. Pothuajse 90% e tyre mbajnë emra firmash amerikane, angleze, italiane, greke e deri tek ato indiane apo pakistaneze
Një histori më vete është puna e mediave të shkruara dhe elektronike. Shikoni emrat e televizioneve shqiptare. ” Top Channel”,” Chanel One”, “News 24″, ” Ora News”….. e vazhdoni me me televizionet lokale . Shikoni edhe emisionet kryesore të kētyre televizioneve. Të gjitha emërtohen nê anglisht. Shembullin mê negativ , në këtë drejtim e jep, pēr fat të keq, tv. “Top Channel” . E fillon programin e mëngjesit nê anglisht, vazhdon gjithë ditën kështu dhe i mbyll emisionet e darkës me “Open”. Në këto programacione tê mbyt përdorimi pa vend e pa kriter i një lumi a llave të pa përmbajtur fjalēsh e shprehjesh të huaja të cilat ia zbehin dhe ia errësojnë, qëllimin dhe efektshmërinë pēr të cilat organizohen e jepen. Shembulli më i keq i pērdorimit pa vend dhe pa kriter i fjalēve të huaja janë pikërisht këto mjete të informacionit masiv. Shumica e tyre dhe lukunia e gazetarëve që gëlojnë si mizat, fillojnë që nga programet e mëngjesit e deri në orēt e vona të natēs tê të lodhin veshēt me një batērdi fjalēsh e shprehjesh ” origjinale” në shumëllojshmëri gjuhësh tê huaja.
Lexoni po deshët shtypin e përditshëm .Gjuha e gazetave, artikujve të gazetarëve janë përzier e bērë lëmsh nga përdorimi pa kriter i një batërdie me fjalë të huaja. Ndiqni komunikimin e liderëve politikë, të drejtuesvë të partive, të qeveritarëve, të deputetëve …Ndiqni seancat parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Njerëzit me nivel tê mesëm kulturor, por akoma më keq tê atyre që janê më poshtë, u duhet tê pajisen me fjalorë tê gjuhëve të huaja pēr të marrë vesh kuptimin a përmbajtjen e atyre pēr të cilat po flasin. Madhështia dhe mania e tê dukurit “të zgjuar” e njohēs të gjuhëve të huaja e ka pushtuar klasēn e politikanëve tanë, nga kreu deri nê fund. Nga goja e tyre shpērthen një rrëke a lumë fjalēsh që , vetëm kur mbarojnë, kur heshtin, merr vesh se i kanë përfunduar ligjërimet e tyre. Kjo sëmundje epidemike e përdorimit pa kriter e “pa doganë ” të fjalëve tê huaja i ka kapur të gjithë e ,sa vjen, shqipen e pastër do ta çojnë në muze.
Po ndiqnim një ditë një ceremoni përurimi në një fshat, në periferi të Tiranës. Fliste një deputet i zonës. Foli e foli ai njëzetë e ca minuta. Kur mbaroi, një njeri i moshuar, afēr meje pyeti : ” Mor bir, nga cili vend i botës është ky që foli…?! ”
***
Vijmë kështu te njê problem tjetër, te purizmi apo pastērtia e gjuhës shqipe. Ashtu siç e kam prekur kētë problem edhe nê një shkrim tjetēr, unë nuk mund tê marrë përsipër rolin a përgjegjësinë e njê gjuhëtari të mirëfilltë, sepse nuk jam i tillë, por kjo nuk më pengon aspak të jap gjykimin tim pēr një problem kaq të rëndēsishëm, ashtu thjesht, si qytetar i kētij vendi dhe folēs i gjuhës shqipe. Po t’u referohemi qëndrimeve të hershme të krijuesve të Rilindjes Kombëtare, do të shikonim se ata kanë qēnë shumë të ndjeshëm pēr çështjen e ruajtjes dhe pastërtisë së gjuhës shqipe. Pērmendim kētu punën e shkëlqyer e tê lavdërueshme që ka bērë Naim Frashëri. Është ndēr poetēt e mëdhenj qê jo vetëm shkroi poezi e poema me vlera të mëdha artistike e patriotike, por i kushtoi rëndēsi tê madhe pastrimit nga barërat e kēqia të gjuhës së bukur shqipe. Ai pērdori fjalë e shprehje origjinale, krijoi neologjizma (fjalë të reja) duke i perkthyer e përshtatur nga gjuhët e huaja. Kēshtu pēr fjalën “gjeografi” pērdori ” dheshkronjë” , pēr fjalën ” astronomi” pērdori fjalën shqipe “yllësi” pēr fjalën ” shkollë” fjalën ” mësonjētore” etj. Të njëjtën gjë kanë bērë edhe poetēt e shkrimtarēt e tjerê, jo vetëm tê kësaj periudhe ,por edhe shkrimtarê tê kohēve më të hershme e më tê vonshme si:Asdreni, Çajupi, Mjeda, Ismail Kadare, Dritëro Agolli etj
Për pasurimin e shqipes me neologjizma dhe heqjen nga pērdorimi i fjalëve të huaja, sidomos nga turqishtja e greqishtja ka punuar edhe F S Noli, Fishta e deri te gjuhētarētve tjerë të mëdhenj të gjuhës shqipe Aleksandër Xhuvani, Eqerem Çabej e tê tjerê. Duhet veçuar kētu qëndrimi i pērbashkēt i gjithë brezit tê albanologëve, gjuhëtarëve, krijuesve të të letērsisë për të ecur me kujdes e me maturi në lëmin e fondin e artë leksikor tê shqipes. Qëndrimi ka qënê dhe ēshtë ruajtja e pastrimi i saj nga fjalēt e huaja ,nga barërat e kēqija që ia prishin bukurinë dhe hijeshinë.Fjalēt e huaja, qē janë bērê mish e gjak pra pjesë e pandarë dhe e pa tjetërsueshme e saj , nuk ka pse të hiqen . Ato bëjnë pjesë në trungun e shqipes.
Gjuha shqipe nuk ēshtë han me 100 porta. Ajo është pasuria e visari më i madh e më i çmuar që na kanë lënē trashëgim tê parët tanë. Ajo duhet ruajtur e pasuruar me fjalë e shprehje të reja ,si pjesa kryesore ,si një nga shtyllat e kombit tonë..Ne ,sot, dalim me teorinē “jo purizëm i gjuhës shqipe”. Çfarë po bëjmë kështu? Ku po shkojmë ? Kujt i çojmë ujê në mulli ? Tashmë edhe armiqtë tanë të betuar,vorioepirotēt grekë, shovinistēt sllavo- maqedonas e më tej nuk duan gjë më shumë. Ata duan, me çdo kusht e me çdo mjet tê na zhdukin e asimilojnë si komb. Atë që nuk e arritën dot pēr 600 e ca vite me luftēra, me coptime, me pērçarje,me pushtime , zhdukje e lënie nê errësirë, po pērpiqen ta arrijnë tani pēr 30 vitet e demokracisë . Nuk po lënë gur pa lëvizur ,vetêm e vetëm që ne të zhdukemi nga harta si komb, si vend , si etni. Pra, nëse do t’i pērgjigjemi pyetjes “Purizëm apo llumizëm? “, unê do t’i përgjigjesha e do tê përqafoja , pastërtinë e saj. Lufta e paepur ,pa asnjë hezitim pēr ta pastruar, pēr ta pasuruar e pēr ta bērē gjuhên shqipe gjuhën e një kombi dinjitoz e tê paasimilueshëm është një luftê që as ēshtë ndalur dhe as do të ndalet ndonjëherë. Ajo ka të bëjë me ekzistencën tonë, si komb. Për kētë duhet tê punojmë tê gjithë. Ajo fillon qê aty ,nê familjet tona, te fëmijēt tanê, kudo që jemi, kudo ku punojmë e jetojmë .Duhet t’u lemë trashëgim gjuhën e bukur e tê mrekullueshme shqipe brezave pasardhës.
Kjo kërkon edhe një shtet tê përgjegjshëm e tê ndërgjegjshëm, tê vetëdijshëm pēr tē ruajtur jo vetëm tërësinë kombëtare territoriale të vendit tonë. Asnjē pëllëmbë tokë e vendit tonë nuk ēshtë e huaj. Ajo ēshtē larē me gjakun e qindra mijēra heronjve dhe dëshmorëve qē ranë pēr truallin e tê parëve të tyre pēr ta mbrojtur nga lakmitë e të huajve..Fqinjēt tanē janë ata qē na kanë marrë e gllabēruar pjesë nga dheu ynē . Të luftosh pēr të ruajtur, por edhe pēr të kērkuar atë që na takon, nuk ēshtë shovinizëm, nuk ēshtë nacionalizëm . Kjo ēshtë një e drejtë ndērkombëtare. Pērse, kur u kërkua bashkimi i dy Gjermanive, i Koreve, i Vietnamit apo vendeve të tjera tê ndara kēto vende nuk u quajtën nacionaliste, shoviniste?!
Shteti ēshtê dhe duhet të jetë ai që u thotë: ” Ndal!” jo vetëm copētimit të atdheut por edhe ruajtjes e pastërtisë së gjuhës shqipe. Pēr kētë duhet të ketë edhe ligje, tê ketë edhe sanksione . Shteti duhet t’i thotë: ” Ndal!” përdorimit pa kriter, emērtimeve në gjuhë tê huaj të institucioneve, mediave, emërtimeve tê bizneseve e deri në përdorimin pa “doganë” të fjalëve të huaja në jetën politike ,institucionale,nē komunikimin e njerëzve në gjuhën e folur e të shkruar e kudo .
***
Nuk është turp tē ruash tē pastēr gjuhën e nënës. Kjo duhet konsideruar detyrim qytetar e atdhetar. Pēr ta ruajture e pastruar, pēr ta pasuruar e përsosur gjuhën shqipe, duhet të luftojmë tê gjithë, që nga ne njerëzit mē të thjeshtë e deri tek ata mē të pushtetshmit, deri te politikanët, pushtetarët e deputetët. Të pastrosh gjuhën amtare nga fjalēt e huaja, ta pasurosh atê me fjalë të reja, nuk ështê injorancë por detyrim patriotik e atdhetar. E kundërta do të ishte një majmumizëm me pasoja katastrofike , me shumë fatkeqësi të rënda pēr të ardhmen e saj .
Barrikadê pēr batērdinë e pērdorimin pa kritet e pa vend të fjalëve të huaja duhet tê bëhen në radhë të parē ,mjetet e informacionit masiv. “Zotësia” dhe “aftësitë” e gazetarëve dhe të qenurit ” me kulturë” nuk pērcaktohen nga pērdorimi si papagall i fjalëve tê huaja, por nga pērdorimi i gjuhēs se bukur, të pastēr e të mrekullueshme shqipe. Tē gjitha intepretimet, motivimet e argumentimet e tjera nuk kanë as vend as argument .Kēta njerëz, të vetëquajtur” ajka e intelektualëve”, i gënjen mendja, vuajnë nga dobēsia pēr vetveten. Ata , me gjuhën e fjalorin e pērdorur, duan me dëshirë të mbyllen nê kullën e Babelit, duan tê shkēputen nga populli dhe vendi qē i rriti. Kjo nuk ēshtë sfidē as përrallosje e llafollogji boshe. Barrikadë pēr ruajtjen e gjuhēs amtare duhet tê bëhen institucionet e mirëfillta shkencore, si: Akademia e Shkencave Instituti i Gjuhësisë, Universitetet Shtetērore e jo shtetërore, të cilat jo vetëm duhet të luftojnë e të përpiqen pēr ta pasuruar gjuhën shqipe por edhe pēr të mos lejuar llumizmin e saj, në emēr të kulturës, tê diturisë e tê ndërkombëtarizimit apo gjuhës universale.
Ç’është kjo batërdi qē po bëjmë? Ku po shkojmë kēshtu? Argumentimet dhe interpretimet janë tê ndryshme e të shumëllojshme .Ato , në dukje, marrin edhe forma shkencore. Mund të na ndodhē si në atë përrallën me rrobaqepësit gënjeshtarë qê deklaronin se vetëm budallenjtë, njerëzit dritëshkurtër nuk i shikonin rrobat e mrekullueshme të mbretit. Nga frika pēr t’mos u dukur budalla e injorant, mbreti doli lakuriq përpara popullit. Këtu,tek ne, nga frika se do të quhemi injorantë e pakulturë, nëse nuk pranojmë gjuhên moderne, mbushur me fjalē tē huaja, do të vijë një ditë që do të ligjërojmë në çdo gjuhë të botës, përveç asaj shqipe. Le të besojmë në aftësinë dhe vitalitetin e popullit tonë tê mrekullueshêm se kurrê nuk kemi pēr ta lejuar kētë tragjedi katastrofike kombëtare.
Le të shpresojmë se brezi i gjuhëtarëve, i krijuesve dhe i intelektualëve që kanë në mendje e në zemēr tê ardhmen e Shqipērisē do të bëhen barrikadê për ta ruajtur e pasuruar gjuhën e tê parëve tanë. LE TÊ SHPRESOJMË !
