Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata e BE-së anulon gjobën prej 1.5 miliardë eurosh ndaj Google
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata e BE-së anulon gjobën prej 1.5 miliardë eurosh ndaj Google
AktualitetBote

Gjykata e BE-së anulon gjobën prej 1.5 miliardë eurosh ndaj Google

Published: September 18, 2024
Shpërndaje

Një gjykatë e Bashkimit Evropian ka anuluar një gjobë prej 1.49 miliard eurosh të vënë nga Brukseli kundër gjigandit teknologjik amerikan, Google, për abuzim të dominimit në fushën e reklamave online.

“Gjykata e Përgjithshme anulon vendimin e Komisionit [Evropian] në tërësinë e tij”, tha gjykata me seli në Luksemburg, nëpërmjet një komunikate, duke shtuar se “institucioni kreu gabime gjatë shqyrtimeve”.

Brukseli “dështoi të marrë në konsideratë të gjitha rrethanat relevante në shqyrtimin e kohëzgjatjes së klauzolave të kontratave që Komisioni i kishte cilësuar abuzive”, tha gjykata.

- Publicitet -

Komisioni Evropian, rregullator me ndikim i konkurrencës në BE, tha se “do të studiojë me kujdes gjykimin dhe do të reflektojë për hapat e mundshëm të radhës” – që mund të përfshijnë edhe apelin.

Gjykimi do të lehtësojë Google, pasi gjykata më e lartë e BE-së javën e kaluar konfirmoi një gjobë të vënë ndaj kompanisë më 2017, me vlerë prej 2.42 miliardë eurosh, për abuzim të dominimit përmes favorizimit të shërbimit të saj për krahasimin e ofertave.

Si pjesë e një nisme të madhe për të luftuar abuzimet e gjigandëve të teknologjisë, BE-ja ndëshkoi Google me gjoba që kapin vlerën e përgjithshme të 8.2 miliardë eurove, ndërmjet viteve 2017 dhe 2019, për shkak të shkeljeve të ligjeve të konkurrencës.

Gjoba prej 1.49 miliard eurosh është e treta nga këto ndëshkime, e fokusuar ndaj shërbimit AdSense të Google.

Por, betejat e gjata ligjore ndërmjet Google dhe BE-së nuk përfundojë këtu.

Google është duke sfiduar edhe një gjobë prej 4.3 miliardë eurosh që Brukseli ia ka shqiptuar për shkak të vënies së kufizimeve në telefonat me sistemin Android, për të favorizuar biznesin e saj të kërkimeve në internet.

Gjoba e 2018-tës mbetet më e larta e shqiptuar ndonjëherë nga BE-ja për shkelje të ligjeve të konkurrencës.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?