Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin Laert Haxhiut, mbetet në fuqi dënimi me 18 vite burgim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin Laert Haxhiut, mbetet në fuqi dënimi me 18 vite burgim
AktualitetKronike

Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin Laert Haxhiut, mbetet në fuqi dënimi me 18 vite burgim

Published: September 20, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Lartë në Dhomë Këshillimi vendosi të mos pranojë rekursin e Laert Haxhiut, i dënuar me 18 vite burg nga Apeli. Avokati i tij Detar Hysi paralajmëroi se do të vazhdojë betejën në Kushtetuese pasi dënimi nuk është i bazuar në ligj.

Haxhiu aktualisht mbahet i ndaluar me Greqi ku SPAK ka kërkuar ekstradimin e tij në Shqipëri. Ai u dënua për plagosjen e Sajmo Xhelilit dhe Xhulio Shkurtit në 25 Shtator të 2016-ës. Ngjarja ndodhi në lagjen “Çlirimi”, pas një sherri në lokal.

Ndërkohë gjatë kohës që ishte në arrati, 31-vjeçari tentoi të ekzekutonte për të dytën herë nipin e Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës. Në atë ngjarje u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi ndërkohë që shpëtoi objektivi i atentatit Xhulio Shkurti. Ngjarja ndodhi në Shtator të 2017-ës për te cilën akuzohet nga SPAK

- Publicitet -

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Laert Haxhiut, Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit, duke i marrë këta të fundit të pandehur, nën akuzë për disa vepra penale, mes tyre ‘vrasje në rrethana cilësuese’ dhe ‘grup të strukturuar kriminal’.

Haxhiu, Bilbili dhe Kaloshi u akuzuan se si autorë të masakrës së Lushnjes, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën në 11 tetor 2017 në Lushnjë, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes. Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.

Anterio Kaloshi u arrestua në 13 gusht, pasi bashkë me të tjerë qëlluan me armë drejt “Hotel Volorekës” në Pogradec, ku Kaloshi kishte rolin e ekzekutorit. Ndërkohë Orges Bilbili u kap në 10 prill 2020, në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë, teksa u plagos nga polici pasi tentoi të largohej.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 22 tetor 2026
  • Cilët janë civilët me maska që shfaqen mes policëve e më pas përhapen në turmë?
  • ​As nami, as gogoli: Përgjigjet e Kushtetutës për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  • FLASIN JURISTË / Pushteti i mbetet PS-së edhe pa zgjedhje: Çfarë ndodh sipas Kushtetutës nëse jep dorëheqjen Rama
  • Monopoli që fshihet pas kioskave të Tiranës

Komentet e Fundit

  1. Shqiptar on Grabitja e pasurisë kombëtare, dy të tretat e kromit ikin nga Shqipëria të papërpunuara
  2. demo on Cilët janë civilët me maska që shfaqen mes policëve e më pas përhapen në turmë?
  3. Aldrin on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  4. Atdhetari on Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, është dyfishuar gjashtë vitet e fundit
  5. Aldrin on Cilët janë civilët me maska që shfaqen mes policëve e më pas përhapen në turmë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?