Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata e Posaçme konfirmon vendimin: Ja dhe sa kohë do të qëndroj në burg, Vangjush Dako
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjykata e Posaçme konfirmon vendimin: Ja dhe sa kohë do të qëndroj në burg, Vangjush Dako
KronikeLajmi i fundit

Gjykata e Posaçme konfirmon vendimin: Ja dhe sa kohë do të qëndroj në burg, Vangjush Dako

Published: September 16, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur këtë të martë që të lëjë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, i cili pritet që të rikthehet në qeli.

Ditën e sotme, tre gjyqtarët e GJKKO Engert Pëllumbi, Miliana Muça dhe Iliriana Olldashi, vendosën që të lënë në fuqi vendimin për ish-kryebashkiakun e Durrësin, Vangjush Dako, i cili fillimisht u dënua me 4 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar dënimi i zbret në 2 vite e 8 muaj burg.

GJKKO vendosi që të mos pranojë ankimit të të pandehurit Fiqiri Farrukut dhe la në fuqi vendimin e datës 25 nëntor 2024, e cila e dënonte Vangjush Dakon me 2 vite e 8 muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

- Publicitet -

Ndërsa për tre të pandehurit e tjerë Fatmir Ejupi, Fiqiri Farruku dhe Adrian Bulku, u la po ashtu dënimi me nga 2 vite burgim me gjykim të shkurtuar.

Kujtojmë që Vangjush Dako u arrestua në 6 qershor 2023, dhe më pas u lirua në shkurt 2024. Ndërsa për një vit, Dako ishte nën arrest shtëpie. Dakos i ka mbetur edhe 10 ditë burg nga dënimi për ta shlyer, pasi pjesën tjetër të dënimit  ka kryer.

Dënimi i Vangjush Dakos:

Më 25 nëntor të 2024, GJKKO vendosi që të dënonte me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre në dy raste ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Ndërsa edhe tre të pandehurit e tjerë, Fatmir Ejupi, Fiqiri Farruku dhe Adrian Bulku, dënuan me nga 2 vite burgim me gjykim të shkurtuar, por u pezulluan këto dënime dhe u kthyen me shërbim prove nga GJKKO.

Zbardhet VENDIMI/ Ja dhe sa kohë do të qëndroj në BURG,

Në vendimin e zbardhur të GJKKO theksohet se Vangjush Dako dënohet në bashkim dënimesh dhe gjykim të shkurtuar me 2 vite dhe 8 muaj burgim, teksa i llogaritet periudha e kohës e arrestit me burg për tetë muaj qershor 2023-shkurt 2024 dhe ajo e “arrestit shtëpiak”, nga muaji shkurt 2024 dhe deri tani.

Gjithashtu në aplikim të nenit 35/1 të Kodit Penal, “të pandehurit Vangjush Dako i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh”.

Heqje e të drejtës për 5 vite ushtrim të funksioneve publike u dha edhe për një nga të pandehurit e tjerë, Fatmir Ejupin, përveç shërbimit të provës në 4 vite. Dënimet me 2 vite burg për të tre të pandehurit e dosjes u pezulluan dhe u kthyen në shërbim prove.

Seanca e 21 Nëntorit u shty për mungesë avokatësh. Kurse më 12 Nëntor, SPAK-u dha pretencën për 4 të pandehurit e dosjes, ku për ish-kryebashkiakun kërkoi 4 vite izolim, që të konvertuara me gjykim të shkurtuar kthehen në 2,8 vite burg.

Vangjush Dako u arrestua në qershor 2023 pasi ndaj tij ishte caktuar ‘arrest me burg’ por pas 8 muajsh, në shkurt 2024 GJKKO vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në ‘arrest shtëpie’ për shkak të kalimit të afateve.  Në korrik të këtij viti Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për gjykim të shkurtuar.

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 16.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 02.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurve/ankues V.D., F.F., A.B., ndaj vendimit nr. 70, datë 25.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

1. Mospranimin e ankimit të të pandehurit F.F. ndaj vendimit nr. 70, datë 25.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

2. Lënien në fuqi të vendimit nr. 70, datë 25.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;

3. Shpenzimet gjyqësore edhe të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht;

4. U shpall në Tiranë, sot më datë 16.09.2025.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • ¿? says:
    September 16, 2025 at 4:05 pm

    Aha, i qeka mbaruar akullorja ketij??

    Reply
  • mujo ulqinaku says:
    September 16, 2025 at 4:40 pm

    Te lumte bitha o Dako!
    Vodhe, po ja hodhe!
    Tani risistemoi bizneset dhe parate e vjedh…me fal te fituara, dhe shiko te rimarresh fillimisht nje post ne PS, pastaj te tjerat vijne vete.
    Ka vend PS per te gjithe juve qe keni ngrene ndonje molle te vogel pas kurrizit te bajlozit…
    Jemi te bindur se ….juve do ta beni Shqiperine!!!!

    Reply
  • Toni says:
    September 16, 2025 at 8:22 pm

    Po pasuria qe ka grabitur dhe pronat qe ka a iu moren?????

    Reply
  • Toni says:
    September 16, 2025 at 8:23 pm

    Po pasuria qe ka grabitur dhe pronat qe ka a iu moren?????

    Reply
  • Xhemilja says:
    September 17, 2025 at 3:04 am

    Te rroje Partia e hajduteve, vidh dhe pasurohu duke ngrene dardha, fiq, molle dhe kumbulla pas k/ministrit hajdute dhe idiot Edi Rames, nderto dhe ngri biznese, hotele, etj., shko 4 vite burg dhe keto i kalon ca ne shtepi, ca ne paraburgim, ca me gjykim te shkurtuar, dhe bene 10 dite dhe del nga burgu administron bizneset qe ke ngritur duke vjedhur popullin, dhe parat neper banka. Keshtu nuk luftohet korrupsioni ne shqiperi.

    Ky eshte nje milioner i pasuruar duke vjedhur popullin me vite tera dhe me mbeshtetjen e Edi Rames, dhe te dy duhet te shkojn ne qeli, te kalben atje dhe tju sekuestrohet pasuria.

    Reply
  • edi says:
    September 17, 2025 at 7:11 am

    Beni llogarite sa do ishte denuar nje qytetar i thjeshte po te kishte vjedhur 1/000 e parave qe ka vjedhur Gjushi dhe qe semuret kur eshte puna per te bere dhe 10 dite burg !? Perse keta nuk semuren kurre kur jane te lire ?

    Reply
  • Xhevahir says:
    September 17, 2025 at 12:49 pm

    Dako edhe me 10 burgime te perjetshme do te ishte i kenaqur pasi i zbriten 40 burimet e tjera te perjetshme

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodhi të mërkurën në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  • Temperatura rekord në Francë, në Bordo termometri arrin ne 43 gradë. Mbyllen 845 shkolla
  • Rama fluturon në Francë, cili është fokusi i takimit
  • ’mKëngë dhe Rituale”, suita jazz që sjell kujtesën shqiptare në skenë. Hyrja falas
  • “Partizani”, seanca e radhës më 6 korrik. Thirret si dëshmitar nga SPAK ish-ministri Gazmend Oketa

Komentet e Fundit

  1. Elena on Çfarë ndodhi të mërkurën në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  2. Lexues i Dites on Çfarë ndodhi të mërkurën në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  3. Kujdes koken zoterinj on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  4. demo on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  5. Kultura on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?