Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata e Posaçme shtyn vendimin për kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata e Posaçme shtyn vendimin për kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi
AktualitetKronike

Gjykata e Posaçme shtyn vendimin për kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi

Published: April 1, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme ka shtyrë vendimin për kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi, për kalimin në gjykim ose jo të dosjes. Mbrojtja e tij ka argumentuar se hetimet janë të paplota dhe ka kërkuar që dosja të kthehet për hetime shtesë, duke theksuar se, sipas materialeve të dorëzuara në gjykatë, nuk ka prova për një vepër penale. Në seancën e ardhshme, gjykata do të vendosë nëse do të kalojë dosjen për gjykim, do ta pushojë atë, apo do ta kthejë për plotësim aktesh.

Rexhë Byberi, i cili ndodhet në masën e arrestit në shtëpi, së bashku me zëvendësin e tij, Abedin Kërrnaja, akuzohen për shpërdorim detyre, me dëm financiar që kalon 277 milionë lekë. Sipas SPAK, ata janë përgjegjës për dëmtimin e sipërfaqeve pyjore gjatë ndërtimit të dy rrugëve, duke mos u konsultuar me institucionet përkatëse.

Përkatësisht, ata nuk kanë zbatuar procedurat ligjore të kërkuara, të cilat përfshijnë aplikimin në sistemin elektronik e-Leje, verifikimin e dokumentacionit dhe konsultimin me institucionet mjedisore për të vlerësuar ndikimin e punimeve në mjedis. SPAK ka pretenduar se kjo praktikë është përsëritur dhe ka rezultuar në shkelje të ligjit, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar. Akuzat janë ngritur ndaj zyrtarëve vendor për “Shpërdorim detyre” të kryer në bashkëpunim.

- Publicitet -

Seanca për vendim do të zhvillohet më 15 prill, në orën 11:00.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 26 nëntori 2019: 7 vite nga tërmeti tragjik që tronditi Shqipërinë dhe la pas 51 viktima
  • Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017
  • Sot, 7 vjet nga tërmeti: Paratë janë, shtëpitë jo
  • SPAK kërkoi 1 vit burg, GJKKO i shmang qelinë, dënon kryebashkiakun e Vaut të Dejës me 100 orë punë
  • VIDEO: Pamje mahnitëse nga Brazili, statuja e Krishtit shfaqet mbi një “oqean” resh

Komentet e Fundit

  1. Deni on Dosja ‘Meta’: Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku asnjë ditë burg, dënimi iu konvertohet në shërbim prove. Pirro Xhixho i pafajshëm, GJKKO nuk konfiskon vilën e nënës së Kryemadhit
  2. abdiaga on Dosja ‘Meta’: Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku asnjë ditë burg, dënimi iu konvertohet në shërbim prove. Pirro Xhixho i pafajshëm, GJKKO nuk konfiskon vilën e nënës së Kryemadhit
  3. Emigranti on Dosja ‘Meta’: Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku asnjë ditë burg, dënimi iu konvertohet në shërbim prove. Pirro Xhixho i pafajshëm, GJKKO nuk konfiskon vilën e nënës së Kryemadhit
  4. Anonymous on Dosja ‘Meta’: Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku asnjë ditë burg, dënimi iu konvertohet në shërbim prove. Pirro Xhixho i pafajshëm, GJKKO nuk konfiskon vilën e nënës së Kryemadhit
  5. Kiu Fiu on Dosja ‘Meta’: Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku asnjë ditë burg, dënimi iu konvertohet në shërbim prove. Pirro Xhixho i pafajshëm, GJKKO nuk konfiskon vilën e nënës së Kryemadhit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?