Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i vlerësoi të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve të marten, si dhe vendosi lirimin e tyre. Vendimi u mor të premten nga gjyqtarja Oltjona Goxha, e cila pasi dëgjoi për rreth tre orë pretendimet e prokurorisë e të mbrojtësve të protestuesve, i çmoi të paligjshme ndalimet e tyre.
Prokurorët e çështjes, Françesk Ganaj dhe Mirela Kapo kërkuan që arrestimet të konsideroheshin të ligjshme. Avokatët e protestuesve parashtruan faktin se prej datës 19 gusht, policisë i ishte dërguar shkresë zyrtare se, protestat do të zhvilloheshin çdo ditë rreth orës 19:00, para godinës së Këshillit të Ministrave.
Policia e Tiranës njoftoi të mërkurën arrestimin e 14 protestuesve dhe procedimin penal në gjendje të lirë të tre të tjerëve, pas tubimit të përnatshëm të zhvilluar pranë Kryeministrisë. Policia pretendoi se në atë kohë brenda godinës ndodheshin “personalitete të larta shtetërore”, pa bërë të ditur identitetin e tyre, si dhe se tubuesit kishin refuzur të largoheshin.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale të “organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “prishjes së qetësisë publike” dhe “pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Prej më shumë se tre muajsh, mijëra qytetarë protestojnë çdo natë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Lëvizja është pagëzuar nga media ndërkombëtare si “Revolucioni i Flamingove”.
E.Hoxhaj

Një protestë paqësore kurrsesi s’ka se si të quhet e paligjshme, aq më tepër që u është bërë e ditur konform rregullave organit përkatës me shkresë zyrtare. Kush duhet të mbajë përgjegjësi pas kësaj, lind pyetja. Se kështu i bie që të arrestohen përditë protestues dhe sejcili nga fajtorët t’ja heqë barrën vetvetes a thua se është i paprekshëm.
Protestuesit u arrestuan me të drejtë, jo se po protestonin por sepse sulmuan kryeministrinë .
Me cfare! Si? Ke ndo je prove ti dhe nuk e ke paraqitur?
A kam ndonjë provë unë ? Provë janë filmimet në çdo emision lajmesh .
Kjo eshte drejtesia qe nuk duam. Kjo eshte drejtesia qe thyeresit e ligjjit i riciklon dhe gezohet qe ka proterstues kunder qeverise. Sigurisht, qeveria nuk ju rriti rrogat. Cfare do preseshb kur Goxhajn dhe Goxha jane ne proteste dhe ne gjykate!