Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata në Ferizaj jep vendimin për “baronin e drogës” Gëzim Çela
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjykata në Ferizaj jep vendimin për “baronin e drogës” Gëzim Çela
AktualitetKronike

Gjykata në Ferizaj jep vendimin për “baronin e drogës” Gëzim Çela

Published: December 9, 2023
Shpërndaje

Është arrestuar në Ferizaj i ashtuquajturi baron i drogës Gëzim Cela, i shumëkërkuar nga drejtësia prej disa vitesh. 55 vjecari është vënë në pranga gjatë operacionit policor. Fundi i trishtë që ka aktivizuar policinë e shtetit, atë kosovare dhe agjenci të huaja ligjzbatuese.

Gëzim Cela ishte fshehur në një fshat të Vitisë, në një banesë të ofruar nga një shtetas kosovar. Në momentin e arrestimit ai ishte në shoqërinë e dy femrave nga Shqipëria.

Gjatë kontrollit në banesën ku ai strehohej, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik me 15 fishekë. Ish punonjësi i policisë ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal.

- Publicitet -

Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.

Ish-punonjësi i policisë i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Europë  u shpall në kërkim nga Spak ne Tetor, pasi doli në  përgjimet e operacionit “Flakë në Det”. Gjatë këtij operacioni u arrestua Dritan Metaj, shefi i komisariatit të Kurbinit i dyshuar në mbështetje të aktivitetit kriminal të të ashtuquajturit “baroni i drogës”.

Çela ishte i shpallur në kërkim edhe nga Interpol Tirana pasi ish-Gjykata e Krimeve të Rënda e kishte dënuar me 10 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale të trafikut të drogës dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2014 gjeti dhe sekuestroi në vilën e tij në Fushë kuqe 207 kilogramë kanabis, 22 kilogramë heroinë, një sasi kokaine si dhe 14 armë zjarri të llojeve të ndryshme.

55-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Interpol Roma, Itali, pasi në vitin 2012, autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 19 vjet heqje lirie për shfrytëzim prostitucioni dhe organizator të migrimit illegal. Gëzim Çela ka qenë në detyrën e oficerit të Forcave Speciale përpara viteve 1997.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, me naftën rreth 30% më të shtrenjtë, pa asnjë masë mbrojtëse
  • Amerikanët paralajmërojnë Vuçiçin: Sanksione të forta për Serbinë, zgjedhje të lira dhe largim nga Moska e Pekini
  • Në fron prej 35 vitesh, ndahet nga jeta monarku i Norvegjisë, Mbreti Harald
  • Alarm për bombë në një pallat në Durrës, policia rrethon vendngjarjen, evakuohen banorët
  • Pas takimeve në Pogradec, Rama mbledh sot në seli ministrat dhe drejtuesit në qarqe

Komentet e Fundit

  1. Kontrovers on “Ti nuk je ai që dukesh në momentet e rrëzimit…”
  2. E vërteta dhëmb on Fshati ku “Gysi, Visi e Tiku” janë fqinjë
  3. fintechbase on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  4. durrsaku on Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  5. durrsaku on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?