Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
Lajmi i funditPolitike

Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA

Published: October 24, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish protestën studentore gjatë një adresimi në platformat sociale me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo.

Ai e cilësoi atë si një “lëvizje imagjinare studentore” dhe pretendoi se persona me precedentë kriminalë janë përfshirë në protestë duke u paraqitur si studentë.

Rama tha se ishte informuar për një listë personash të ndaluar dhe të proceduar nga Policia e Shtetit, të cilët, sipas tij, kanë ushtruar dhunë dhe nuk kanë lidhje me statusin e studentit.

- Publicitet -

“Dje u informova për një listë të gjatë personash me precedentë kriminalë, të cilët nën maskën e studentit, por pa asnjë lidhje me statusin e studentit, me lëvizjen imagjinare studentore, ushtruan dhunë dhe janë ndaluar dhe proceduar nga Policia e Shtetit”, deklaroi ai.

Kryeministri pretendoi se qëllimi i këtyre personave është destabilizimi i vendit dhe se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe ndikime të huaja.

“Ne kemi dhe një sërë specifikash që i ndjekim me kujdes. Dje u informova për një listë të gjatë personash me precedentë kriminalë, të cilët nën maskën e studentit, po pa asnjë lidhje me statusin e studentit, me lëvizjen imagjinare studentore, ushtruan dhunë dhe janë ndaluar dhe proceduar nga Policia e Shtetit. Një listë, domethënë, përfaqësuese e një komponenti protestuesish që është integruar në këtë masë të larmishme personash, me një qëllim të qartë: destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës sonë, duke na kthyer mbrapsht në të shkuarën. Pas atyre personave qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja që vazhdojmë t’i hetojmë intensivisht. Ajo që më bëri përshtypje ishte përsëri reagimi i ekraneve të korruptuara ndaj një liste që minimalisht duhet t’i bënte të gjithë të reflektonin nga mosdistancimi ndaj dhunës. Sipas VIP-ave të mbrëmjeve të himnizimit të dhunës nëpër këto ekrane, i përkasin një momenti transformues për Shqipërinë. Këtu nuk ka moment tjetër transformues përveç një sfide të hapur për problemet që kërkojnë adresim. Gjuhë huri, guri dhe kërcënimesh s’mund të fitojë qasje qytetarie për të nesërmen. Ne po punojmë me orë të zgjatura, jam i vëmendshëm për shkaqet reale të disave që simpatizojnë një protestë dhe ndiejnë nevojën për të protestuar. Pavarësisht se janë të distancuar nga dhuna, për sa kohë ai terror urban u shkaktua nga një masë e larmishme njerëzish të radikalizuar ideologjikisht, nga ANTIFA, të radikalizuar fetarisht, njerëz të paguar për të yshtur ndasinë fetare. U futën në turmë, të maskuar si studentë, për të ushtruar dhunë”, tha Rama.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • skeptiku says:
    October 24, 2026 at 10:14 am

    Prano ashtu drejtperdrejt se je FASHIST qe ta besojne se ke ANTIFAshistet e trajnuar poshte dritareve te kryeministrise.
    Perdor per kete ata pamjet me zhgerryerjen tende para Melones vjet ne mes Tiranes.

    Reply
  • Detari says:
    October 24, 2026 at 10:15 am

    Hahahaha jepi ramazon vazhdo tall trapin me byrazeret skipfolsa

    Reply
  • demo says:
    October 24, 2026 at 10:30 am

    Hoqe dore nga Irani,Afganistani,Greqia,Turqia,Rusia,Maqedonia,,Kosova,Albini,Algoritmi,Interneti?Dolli ANTIFA tani?
    Te pakten qendro ketu,se e bere me keq se SITUATA SYNOPTIKE e Enver Hoxhes.Kaq agjentura nuk i kishte as Poliagjenti Mehmet Shehu.

    Reply
  • Lasgushi says:
    October 24, 2026 at 10:34 am

    O Edi,leri këto!Fakti më i rëndë që ka ndodhur,sipas teje,janë 4 Dronët,e kapur me eksploziv.”Që ti në mënyrë spektakolare “i kape dhe parandalove”.
    Po mirë mo,pse gënjen.ku i ke?Pse nuk nxjer fotografitë.Fo vijë puna di ujkuku ujku dhe nuk,do të besojë njeri.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vuante nga sëmundja e rëndë, këngëtarja shqiptare ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare
  • Beteja vendimtare e Vuçiç, çfarë do të ndodhë me Serbinë pas 25 tetorit?
  • Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  • Sot protestë kombëtare, Policia “blindon” rrugën e Arbrit,
  • Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze

Komentet e Fundit

  1. Lasgushi on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  2. demo on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  3. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Detari on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  5. Albani on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?