Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata pezullon afatet për çështjen gjyqësore ndaj Trump për zgjedhjet e vitit 2020
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Gjykata pezullon afatet për çështjen gjyqësore ndaj Trump për zgjedhjet e vitit 2020
BoteLajmi i fundit

Gjykata pezullon afatet për çështjen gjyqësore ndaj Trump për zgjedhjet e vitit 2020

Published: November 9, 2024
Shpërndaje

Gjykata ka shtyrë të gjitha afatet gjyqësore të vendosura ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump për padinë për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020.

Gjykatësja Tanya Chutkan miratoi të premten kërkesën e prokurorit të posaçëm Jack Smith, që drejtonte hetimin për çështjen penale të ngritur ndaj presidentit të zgjedhur.

Ekipi i prokurorit Smith shprehet në kërkesën e paraqitur për shtyrjen e afateve se i duhet “kohë për të vlerësuar rrethanat e pahasura më parë dhe të përcaktojë drejtimin e duhur për hapat e ardhshëm, në përputhje me politikën e Departamentit të Drejtësisë”.

- Publicitet -

Sipas politikës së Departamentit të Drejtësisë, nuk mund të ngrihen akuza ndaj presidentëve në detyrë

Tashmë që duket se zoti Trump është pranë marrjes së postit më të lartë publik në vend, pas fitores përballë Nënpresidentes Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale, detyra e re mund ta mbrojë atë nga përballja me akuza për atë që u njoh si sulmi ndaj Kapitolit.

Gjykatësja Chutkan i ka udhëzuar prokurorët të paraqesin propozimin e tyre deri më 2 dhjetor, për mënyrën se si mendojnë se duhet vepruar

për çështjen ndaj zotit Trump.

Zoti Trump ka deklaruar gjithmonë se ka imunitet nga ndjekja penale. Në korrik, Gjykata e Lartë vendosi se ish-presidentët kanë imunitet të gjerë nga ndjekja penale dhe ia riktheu çështjen gjykatëses Chutkan-it, që ajo të përcaktojë se si mund të vazhdojë çështja ndaj ish-presidentit.

Avokatët e zotit Trump ishin planifikuar t’i përgjigjeshin deri më 21 nëntor argumentit të prokurorit Smith, që parashtronte se çështja mund të vazhdonte ende, pasi shumica e aktiviteteve për të cilat zoti Trump akuzohej ishin në rolin e tij si kandidat për rizgjedhje, jo si president.

Më 6 janar 2021, ish-Presidenti Trump dhe mbështetësit e tij u përpoqën të pengonin marrjen e presidencës nga Joe Biden-i. Zoti Biden kishte fituar përballë presidentit të atëhershëm Trump në zgjedhjet e vitit 2020, por pasi ish-Presidenti Trump mbajti një fjalim të zjarrtë, mbështetësit e tij marshuan drejt Kapitolit, ndërsa ligjvënësit po certifikonin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale. Mbi 1000 mbështetës të ish-Presidentit Trumpit janë dënuar për pjesëmarrjen e tyre në trazira.

Pavarësisht imazheve të dhunshme që u shfaqën nga ajo ditë, përfshirë pjesëmarrësit që godisnin oficerët e policisë, zoti Trump ka vazhduar t’i karakterizojë mbështetësit e tij si “patriotë” dhe ka thënë se do të falte shumë prej tyre nëse zgjidhet./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?