Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjyqi ndaj Mediut, shtyhet seanca për dhënien e pretencës ndaj ish-ministrit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjyqi ndaj Mediut, shtyhet seanca për dhënien e pretencës ndaj ish-ministrit
KronikeKryesore

Gjyqi ndaj Mediut, shtyhet seanca për dhënien e pretencës ndaj ish-ministrit

Published: April 24, 2023
Shpërndaje

Sot nisi gjyqi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili është zyrtarisht i pandehur për dosjen e Gërdecit.

Në Gjykatën e Posaçme, u mbajt seanca e parë gjyqësore ndaj Mediut, por u shty për në datën 9 maj.

Shkak është bërë mungesa e dy prokurorëve, Altin Dumani dhe Arben Kraja.

- Publicitet -

Të pranishëm në seancë ishin edhe anëtarë nga familja Durda, e cila humbi djalin e saj 7-vjeçar në shpërthimin famëkeq të Gërdecit. Por, GJKKO nuk i ka pranuar si palë në gjykim.

Mbrojtja e Mediut është shprehur se vepra penale, për të cilën akuzohet, shpërdorimi i detyrës, është parashkruar sipas nenit 66 të Kodit Penal, pasi kanë kaluar më shumë se sa 10 vjet nga koha e kryerjes së veprës penale deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur.

GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak.

Më herët janë marrë të pandehur 28 persona për dosjen në fjalë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator.

Të tre janë liruar pasi në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sipas TCH Berisha do shkojë në SHBA në fillim të shtatorit
  • Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë
  • Pishina e peshkaqenëve
  • Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Pishina e peshkaqenëve
  2. Albanian on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  3. Albanian on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  4. Aleksander on Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  5. demo on Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?