Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nuk u dorëzua kurrë për humbjen e djalit, flet nëna e hekurt e Gërdecit: Gjyqi për Fatmir Mediun na riktheu shpresën, por është drejtësi e cunguar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Nuk u dorëzua kurrë për humbjen e djalit, flet nëna e hekurt e Gërdecit: Gjyqi për Fatmir Mediun na riktheu shpresën, por është drejtësi e cunguar
KronikeKryesore

Nuk u dorëzua kurrë për humbjen e djalit, flet nëna e hekurt e Gërdecit: Gjyqi për Fatmir Mediun na riktheu shpresën, por është drejtësi e cunguar

Published: September 23, 2023
Shpërndaje

Zamira Durda, humbi djalin e saj 7 vjeçar në masakrën e Gërdecit të 15 marsit 2008. Ndërkohë që shumë familjarë viktimash u lodhën, u vetëvranë ose e shitën gjakun e të vrarëve, Zamira nuk u dorëzua kurrë dhe vazhdon betejën e saj ligjore me të gjitha format.

Në gjyqin për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu që u rihap falë këmbënguljes së saj në Gjykatën e Posaçme emri i Zamirës dhe i bashkëshortit ndodhen në listën e 71 dëshmitarëve të cilët SPAK kërkon që të thirren nga gjykata për tu dëgjuar.

Për herë të parë SPAK i kërkon gjykatës të marrë në pyetje edhe Shkëlzen Berishën si dëshmitar në këtë gjyq.

- Publicitet -

Në një intervistë për mediat, gruaja e hekurt e Gërdecit thotë se fajtor për atë që ndodhi në 15 marsin e 2008 është e gjithë piramida shtetërore e asaj kohe, nga Presidenti i asaj kohe Bamir Topi, kryeministri, – i cili atëherë ka qenë Sali Berisha -, ministri i Mbrotjes, – i cili atëherë ka qenë Fatmir Mediu – deri tek kryeplaku i fshatit.

“Gërdeci është një krim shtetëror. Në Gërdec ndodhi ajo që ndodhi nga babëzia për para. E gjithë piramida shtetërore e asaj kohe dështoi. Që nga presidenti dhe tek kryeplaku i fshatit që nuk reagoi. Të gjithë kanë qenë në dijeni dhe askush nuk veproi. Të gjithë janë fajtorë. Ne ishim viktimat” e nis intervistën Zamira.

SPAK akuzon Fatmir Mediun për “Shpërdorim të detyrës” me pasojë vrasjen e të paktën 26 personave, ndërsa u plagosën dhe u gjymtuan përjetë qindra të tjerë.

Vijimi i një procesi të zakonshëm, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar ka dhënë një dritë jeshile për familjet e viktimave që humbën jetën në fabrikën e demontimit.

“Gjykimi i zakonshëm është dritë jeshile për ne. Të hidhen të gjitha letrat në tavolinë. Do të ndjek të gjitha hapat. Që nga momenti kur ka dalë VKM-ja 137, urdhri i ministrit dhe të gjitha do i kaloj hap pas hapi. Është hera e parë që viktima është palë në proces. Kam kërkuar ndryshimin e akuzës për Fatmir Mediun.

Vërtet ai thotë që unë vetëm shkresat kam firmosur, por shkresat e tij nxorrën armatimet nga depot që ishin. I gjithë transporti i armatimit është bërë me mjetet e ushtrisë. Unë di që aty funksiononte ministria e Mbrojtjes që kishte detyrë të na mbronte. Ditë për ditë rrugët ishin të bllokuara me kamionët e ushtrisë. Vendi që u përzgjodh ishte i gabuar. Emri që ka marrë aksident teknologjik ishte i gabuar, se vetëm teknologji nuk kishte aty. Ka shumë emra të tjerë që janë përfshirë. Do kërkoj në seancën e radhës të dëshmojnë.” thotë Durda.

Megjithatë ka rezervat e saj. Pasi me këtë gjyq nuk mund të dënohen biznesmeni Mihal Delijorgji, atëherë president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, atëherë drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, atëherë administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse.

“Do të jetë drejtësi e cënguar pasi me Kodin e Ri Penal për 29 të pandehurit e tjerë nuk mund tua rëndosh pozitat e tyre pasi qenkan dënuar një herë. Unë nuk di as kam qenë pjesë e procedurave ne jemi thjesht viktima të kësaj. Është bërl gjyq pa viktimat. Për Mihal Dëelijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxhozi u pranua gjykimi i shkurtuar për këta. Nuk mund të ridënohen” nënvizon Durda.

“Kemi një Ylli Pinari të dalë nga burgu se nuk kishte kush të kujdesej për nënën e tij. Dritan Minxholli që doli nga burgu se i ofruan punë. E kush i ofroi punë? Mihal Delijorgji“ – thotë Zamira…

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  • ​Ndahet nga jeta veterani i fundit i njësisë elitare që u përball me Rommelin në Luftën II Botërore

Komentet e Fundit

  1. Ela on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. Shqiptar on Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  3. 1thundrak on Seul dhe Kievi të shqetësuar pasi ushtarët e Kim Jong-un po fitojnë përvojë në frontin rus
  4. Gerti on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  5. Varicarious albanian on Shtohen mashtrimet në emër të bankave

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?