Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
Kronike

Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar

Published: June 22, 2026
Shpërndaje

Është zbuluar identiteti i vajzës bjonde që hyri në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, rast i cili u denoncua në publik nga deputeti i PD, Flamur Noka.

Rasti i hyrje-daljeve të vajzave në burgun e Peqinit, tashmë prej 1 viti po ndiqet nga prokuroria e Elbasanit, e cila ka marrë rregjistrat dhe sekuestruar pamjet filmike dhe një sërë dokumentash të tjera.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar përmes burimeve në burg dhe prokurorisë së Elbasanit se vajza bjonde që ka hyrë në burgun e Peqinit, është A.M.

- Publicitet -

Ajo mësohet të ketë hyrë në burgun e Peqinit në muajin Prill 2025, në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025. Drejtoria e Inspektimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka arritur të evidentojë rastin në fjalë dhe t’ia referojë çështjen prokurorisë së Elbasanit.

Njëherësh është zbuluar dhe personi që ka bërë videon në ambjentet e brendshme të Burgut, teksa shihet A.M, e veshur me një fustan të zi, duke u shoqëruar nga një punonjëse policie. Personi që ka realizuar videon dhe më pas e ka shpërndarë, është një punonjëse edukatore sociale në burgun e Peqinit, ndaj të cilës kanë nisur procedurat e masës disiplinore.

Hetimet për këtë rast vijojnë, pasi ka dyshime dhe indicia se A.M në ditë të ndryshme ka marë takim me të dënuarit me inicialet L.D dhe R.Rr., që ndodhen të izoluar në burgun e Peqinit.

Depërtimi në ambjentet e brendshme të burgut të sigurisë së lartë në Peqin, i vajzave të shoëbiz dhe pa asnjë lidhje familjare me të dënuarit, u kthye në një shqetësim serioz gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 2025.

Fenomeni i hyrjes nga jashtë të vajzave nëpër burgjet shqiptare u përhap në masë gjatë kohës së zgjedhjeve, ku vajza të Show Bizzit Shqiptar dhe ato me kombësi të huaj, kanë thyer sigurinë e burgjeve duke hyrë në dhomat speciale të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në Korçë, Elbasan dhe prokuroritë e tjera të mësipërme, kanë nisur hetimet që prej muajit Korrik 2025, kohë kur u zbulua në media dhe rasti flagrant i hyrjes për takim special mes të dënuarit me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu dhe modeles nga Kosova, Z.P.

Sipas verifikimeve të kryera nga gazetari Elton Qyno, i cili zbuloi dhe rastin e Z.P, në total janë 17 procedura hyrje-dalje që janë marë nën hetim nga prokuroritë e ndryshme.

Prokuroritë që kanë për juridiksion disa burgje, ku është realizuar ky fenomen, rezulton të kenë dokumentacionin dhe pyetur persona konkretë për këtë situatë.

Juristë burgjesh dhe krerët e policisë së burgjeve janë marë në pyetje duke dhënë sqarime mbi rastet konkrete se si kanë arritur vajzat të çajnë sigurinë e burgut dhe marin takime speciale me të dënuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kujtojmë se fenomeni i hyrjes nga jashtë të vajzave nëpër burgjet shqiptare, është konstatuar nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila ka referuar materialet hetimore pranë prokurorive përkatëse, të cilat tashmë po kryejnë hetime mbi disa zyrtarë.

Forma më e shpeshtë se si këto vajza kanë hyrë në burgje për takime speciale, është ajo e përdorimit të deklaratave noteriale të bashkëjetesës me të dënuar të ndryshëm, kanë hyrë si avokate ligjore të zgjedhura nga vetë të dënuarit, deri tek formatizimi i dokumentave si sociologe dhe psikologe.

Futja e vajzave eskortë për takime speciale, në bugjet Shqiptare u përsërit në shumë raste, gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 2025, kohë kjo kur vendi ishte në ethet e fushatës elektorale.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
  • Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit me Macron
  • Barazoi me Belgjikën, trajneri i Iranit: Faqe historike për futbollin tonë
  • Dramë pas kualifikimit! Këputje ligamenti, ylli i Bundesligës mbyll këtu Botërorin

Komentet e Fundit

  1. nastradini on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. ¿? on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  3. Qytetari on VIDEO: Fundi i izolimit mbi 20 vjeçar, plazhi i Kakomesë mbushet me pushues
  4. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. Illi on VIDEO: Fundi i izolimit mbi 20 vjeçar, plazhi i Kakomesë mbushet me pushues

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?