Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Godina e ish-Komandës së Gardës do kthehet në qendër kulturore, Rama: Mund të quhet Muzeu ‘i veshjeve të shtetit’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Godina e ish-Komandës së Gardës do kthehet në qendër kulturore, Rama: Mund të quhet Muzeu ‘i veshjeve të shtetit’
AktualitetKronike

Godina e ish-Komandës së Gardës do kthehet në qendër kulturore, Rama: Mund të quhet Muzeu ‘i veshjeve të shtetit’

Published: March 1, 2025
Shpërndaje

Një qendër e re kulturore, në një infrastrukturë tërësisht moderne, do t’i shtohet kryeqytetit, si ekspozuese dhe promovuese e vlerave të traditës dhe artit shqiptar.

Godina e ish-Komandës së Gardës së Republikës, do të transformohet në qendrën “Trashëgimia për të gjithë – Garda”, falë bashkëpunimit të Bashkisë së Tiranës me Qendrën Shqiptare të Trashëgimisë.

Rijetëzimi i kësaj godine dhe kthimi i saj në një qendër kulturore, të vetëqendrueshme, për zhvillimin e krijimtarisë përmes kulturës dhe dijes, – do të mundësojë promovimin e vlerave të traditës dhe vlerave kulturore unike, nxitjen e aktiviteteve artistike kulturore dhe edukative në kryeqytet dhe krijimin e mjediseve të përshtatshme për zhvillimin e disiplinave në fushën e restaurimit, trashëgimisë kulturore dhe akademike, edukimit dhe shkencave humane.

- Publicitet -

Qendra e Gardës do të jetë një atraksion dhe një vlerë e shtuar në Tiranë që do të ruajë, konservojë dhe do të mundësojë aksesin e publikut në një seri objektesh me vlera të rralla dhe të veçanta për historinë, traditën, kulturën dhe artin shqiptar, objekte këto në pronësi të subjekteve private.

Për të inspektuar ecurinë e punimeve ishte sot në terren, Kryeministri Edi Rama, së bashku me Nënkryetaren e Bashkisë Anuela Ristani dhe përfaqësues të grupit që po punon për projektin.

“Kjo ishte Komanda e Gardes. Këto janë sipërfaqe ekspozimi. Secila nga këto gjetjet është një periudhë e veçantë e historisë, që nga periudha osmane, në njërin krah janë medaljet, në njërin krah janë flamujt. Shpjegimet janë dygjuhëshe, shqip dhe anglisht me idenë që më vonë t’i bëjmë elektronike. Njëra nga salla është e përhershme. Këtu po mblidhen koleksione, jo vetëm të një personi, janë të të gjithë koleksionistëve, flamujt dhe medaljet e Shqipërisë në të gjithë kohërat. Salla tjetër do jetë pjesërisht e përhershme, pjesërisht me ekspozita, galeri arti, dikush që sjell një ekspozitë me koleksione tematike.

E gjithë pjesa e hollit do të jetë me ngjyrë të kuqe. Këtu çdo gjë është origjinale dhe jo riprodhime. Është një laborator restaurimi, një bibliotekë albanologjke që kanë lidhje me Shqipërinë dhe libra koleksionimi, pra për gjithë të rinjtë që duan katalogë e këto gjërat. Do të jetë gati brenda muajit mars me idenë që të përfundojë para sezonit turistik që të jetë sa më atraktiv për këtë sezon turistik.” – shpjegoi koleksionisti Artan Lame, lidhur me mënyrën se si do të organizohen mjediset ekspozuese.

Ndërkohë, nënkryetarja e Bashkisë Anuela Ristani tha se mënyra e organizimit do jetë njësoj si tek Piramida, me qendër, ku bashkia merr pjesë dhe ka një bord që funksionon me vendimmarrje në aktivitete të përbashkëta.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama u shpreh se Muzeu do të jetë një atraksion i jashtëzakonshëm që do të ofrojë informacion për shtetin shqiptar në një mënyrë mjaft origjinale.

“Ky mund të quhet Muzeu “i veshjeve të shtetit”, dmth nëse shteti imagjinohet si person, muzeu i të gjithë garderobës së shtetit, i të gjithë xhevahireve, i të gjithë “nishaneve”, i të gjithë “kopsave” të shtetit, që do të jetë një atraksion i jashtëzakonshëm. Do të jetë një muze, i cili besoj unë do të ketë edhe një vlerë të madhe edhe për fëmijët dhe nxënësit, për studentët, për të mësuar se nga vjen shteti shqiptar dhe për të parë se si ka qenë “i veshur” në stinë të ndryshme shteti shqiptar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre kartonët jeshilë të PS-së që munguan
  • 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA-në
  • Ratifikimi i Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA-së, reagon Ministri i Mbrojtjes
  • Përplasjet para Parlamentit, protestuesit lënë mesazhin: Ndalni dhunën!
  • Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali, arrestohet 30-vjeçari nga Tepelena

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  2. Ela on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. K O R C A on Pse heshtin artistët?
  4. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  5. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?