Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Godina të reja në Qytetin Studenti, Veliaj: Çliruam hapësirat e zaptuara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Godina të reja në Qytetin Studenti, Veliaj: Çliruam hapësirat e zaptuara
Uncategorized

Godina të reja në Qytetin Studenti, Veliaj: Çliruam hapësirat e zaptuara

Published: February 18, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi godinat e reja studentore në Qytetin Studenti, për të cilat tha se koha e zaptimit të hapësirave publike ka marrë fund, kurse puna që po bëhet këtu do të transformojë rrënjësisht jetesën e studentëve në Kryeqytet.

“Më vjen mirë të them se ‘Qyteti Studenti’ nuk ka qenë kurrë më i liruar dhe më i transformuar se sot. Puna ende nuk ka mbaruar, por nuk ka qenë asnjëherë më mirë se kaq, nëse kujtojmë sa territor dhe sa dhoma kemi liruar. Tre godina ishin zënë nga qytetarë, të cilët nuk ishin fare studentë. Ata i mirëkuptojmë, të gjithë do të trajtohen me bonus qiraje. Jo vetëm këtu, në Njësinë 2, por edhe në Njësinë 11, ku kemi pasur qytetarë, të cilët kishin zënë godinat e studentëve të Universitetit Bujqësor – do të trajtohen me bonus qiraje, njësoj siç ishin këtu, por ama kemi çliruar disa hapësira për studentët. Më vjen mirë që pasi kemi mbaruar konviktet e UBT-së, të Inxhinierisë, të Mjekësisë, tani po ecim si efekt domino: po mbarojmë 4-5 godina këtu, fillojmë 4-5 të tjera në Qytetin Studenti”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se studentët kanë prioritet dhe kërkoi bashkëpunim nga qytetarët, në mënyrë që konviktet e reja të mbarojnë sa më shpejt.

- Publicitet -

“Në mandatin e tretë duhet ta mbyllim kapitullin e godinave që duhet të rikonstruktohen, për të filluar më pas me godinat e reja, çka nënkupton hapësirë të re për Fakultetin e Drejtësisë, për Fakultetin e Ekonomisë, për Shkencat Sociale dhe më shumë hapësirë për studentët në terma të konvikteve apo apartamenteve të vogla. Në një kampus të vërtetë bashkëjeton edhe pjesa akademike, edhe pjesa rezidenciale. Ftesa për të gjithë është: bashkëpunim! Studentët do jenë të parët, kanë prioritet. Me të mbaruar 4 konviktet këtu, do të fillojmë 5 konvikte të reja me KFË-në dhe qeverinë gjermane. Pasi të mbarojmë ato, do të fillojmë kampusin e ri”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi mirëkuptim nga operatorët e autobusëve, që të nisin transferimin drejt terminalit të ri në Lundër, çka shmang trafikun e rënduar që krijohet në Qytetin Studenti.

“Në zonën mes Saukut, pra nga “Dëshmorët e Kombit” deri te rrethrrotullimi i Qytetit Studenti, krijohet shumë trafik, i cili ndoshta do të jetë gjithmonë aty, për faktin se qyteti rritet dhe ka lëvizje, por janë disa segmente të trafikut që mund të lirohen, siç është trafiku që vjen prej autobusëve që vijnë nga rrethet, sidomos nga juglindja. Këtë javë nisim njoftimet e para që autobusët të transferohen në Terminalin e ri në Lundër. Jemi duke punuar edhe me kolegët gjermanë të GIZ-it, për çështjen e mobilitetit, dhe një nga rekomandimet është që të kryejmë sa më shpejt transferimin e terminaleve nga Qyteti Studenti në Lundër dhe nga rruga “Dritan Hoxha” te Kthesa e Kamzës. Kjo ndihmon në uljen e fluksit të trafikut”, sqaroi Veliaj.

Në fund, kreu i Bashkisë tha se infrastruktura moderne në Qytetin Studenti do rrisë vlerën e pronës për gjithë zonën. Ndërsa, si përgjigje për politikanët që flasin për të ardhurit në Tiranë, Veliaj tha se studentët janë boshti i Tiranës.

“Dikur Qytetit Studenti i referoheshin një oazi me pemë dhe infrastrukturë, por për 30 vitet e fundit nuk ka qenë ky rasti sepse njerëz të lidhur me politikanë të ndryshëm, një herë zaptuan mencën, pastaj lavanderinë, njëri e bëri bingo, tjetri baste. Kurse sot është një realitet tjetër. Kur të thuhet e kam shtëpinë afër Qytetit Studenti, do të shënjohet si një vend i një cilësie të lartë rezidenciale dhe urbanistike. Vertët ca politikanë i bullizojnë dhe thonë ‘jo po këta janë të ardhur’, por studentët janë boshti i Tiranës, çuna e goca që vijnë me zell e energji në Tiranë. Studentët janë të parët që integrohen në qytetin tonë sepse gjejnë menjëherë një vend pune, krijojnë familje – e nisin nga Njësia 2, e më pas në të gjithë Tiranën, japin kontributin e tyre”, përfundoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  • 13-vjeçarja medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
  • Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Komentet e Fundit

  1. Jovan Bregu on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  2. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  3. Pensionisti on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  4. për të marë dhe për të lënë on Atletet e bardha dhe faqebardha histori: Si do “provokonte” realisht Kryeministri ynë artist
  5. Fjalë me vend on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?