Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Godinat e reja te “5 Maji” gati për të pritur banorët e prekur nga tërmeti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Godinat e reja te “5 Maji” gati për të pritur banorët e prekur nga tërmeti
Aktualitet

Godinat e reja te “5 Maji” gati për të pritur banorët e prekur nga tërmeti

Published: August 30, 2024
Shpërndaje

Godinat e reja te “5 Maji” po bëhen gati për të pritur banorët që u prekën nga tërmeti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi nga afër punimet ne godinat 27-28, ku tha se kantieri publik i “5 Majit” është ndërtuar me standardet më të mira, edhe se ato private l, ndërsa njoftoi procesin e hedhjes së shortit për banorët që do të përfitojnë shtëpi të reja në këto godina.

“Unë nuk besoj se ka një kantier të privatit që të jetë punuar me cilësi, siç është punuar në kantierin publik të 5 Majit. Mbarimi i dy godinave të tjera, 27-28, na çon me një buqetë për të siguruar vendimin e Këshillit të Ministrave, që pastaj na autorizon që të bëjmë shpërndarjen. E di që kjo ka qenë një verë e gjatë, sidomos për ata që nuk janë larguar për pushime, por gushtin e kanë kaluar duke punuar dhe e vlerësoj jashtë mase. Kemi pasur rreth 100 kantiere në Tiranë, shkolla, kopshte, çerdhe, ndërtesa sociale, konvikte, pallatet e tërmetit, hapësira të ndryshme të ndërhyrjes në lagje. Ne do kemi një proces të hedhjes së shortit ku do marrin shtëpi qytetarët që janë prekur nga tërmeti dhe katet e para, le të themi pjesët tregtare e komerciale, do jenë për ata që kanë qenë të investuar këtu prej vitesh, tek Bregu i Lumit, me prona dhe me investimet e tyre të biznesit, për t’ua kthyer prapë atë hapësirë në metra katrorë, prapë për efekt të biznesit”, tha ai.

Ai tha se është punuar me ritme më të shpejta se në vendet e BE që janë prekur nga tërmeti, pavarësisht bllokimeve nga politika.

- Publicitet -

“Nuk jam edhe aq mirënjohës për atë pjesë të politikës që edhe në këtë proces ka bërë vetëm pengesa. Shpresoj shumë që marrim një leksion të madh dhe dënojmë dhe ndëshkojmë ata që na pengojnë të punojmë dhe atyre që punojnë t’i japim gjithë fuqinë dhe gjithë energjinë e nevojshme për të shkuar sa më përpara. Megjithatë, kur mendoj që në vendet tjera të BE, apo në vende të tjera edhe më të pasura se ne, kanë arritur të bëjnë vetëm një fraksion të vogël të rindërtimit pas tërmetit. Mund të kishim pasur një rekord edhe më të mirë nëse politika nuk do futej në këtë histori”, u shpreh Veliaj.

Ai deklaroi se banesat e reja janë ndërtuar me standarde shumë herë më të mira se ato që prishi tërmeti, të cilat ishin ndërtuar kryesisht me punë vullnetare. “Unë e kam parë këtë skenën lëvizëse të politikës që nuk fiton dot zgjedhjet. Njëherë kapet pas teatrit, pastaj kapet pas tërmetit, pastaj te bulevardi, pastaj te sheshi, pastaj te pazari, pastaj te Unaza e Madhe. Shtëpitë që prishi tërmeti ishin shtëpi skandaloze, ndërtuar ose me punë vullnetare ose me punë të detyruar të të burgosurve politikë, ose me punë vullnetare të një oficeri, të një pianisti dhe të një zyshe historie që nuk ishin për atë punë. Pallate të bëra me mjete rrethanore, me dije të pakta dhe në kushte skandaloze. Në këtë sens, nuk do të bëjmë aty ku ishte, ashtu siç ishte, por aty ku ishim, shumë herë më të mira se ç’ishin. Kjo vlen për pallatet, për teatrin, shkollat”, u shpreh kryebashkiaku.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën
  • Fatos Tarifa: Protesta? Festë e demokracisë! Ministra dhe deputetë, vini në punë mendjen tuaj

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Vlora 97 on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. demo on LETËR E HAPUR
  5. Patrioti i Ballshit ne rruget e botes on LETËR E HAPUR

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?