Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Goditet grupi i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, arrestohen 10 persona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Goditet grupi i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, arrestohen 10 persona
KronikeLajmi i fundit

Goditet grupi i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, arrestohen 10 persona

Published: May 30, 2025
Shpërndaje

10 persona janë arrestuardhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni policior të koduar “Puzzle” për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri.

Bëhet me dije se të arrestuarit janë Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Adriano Shehu.

Gjithashtu mësohet se të arrestuar me datë 1 maj lidhur me këtë operacion janë, Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.

- Publicitet -

Bëhet me dije se hetimet për këtë operacion janë shtrirë në harkun kohorë të 5-muajve.

Policia thotë se nga hetimet dyshohet se të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur.

Gjithashtu mësohet se gjatë operacionit u sekuestruan 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.

 Të tjera detaje janë mësuar lidhur me goditjen e grupit të trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri.

Bëhet me dije se një pjesë të armëve i merrte nga Kosova, të cilat i kalonin në kufi kalonin me makina të vogla.

Mësohet se çmimet e pistoletave që shisnin varionin nga 1500 deri në 2500 euro dhe se armët që grupi kriminal shiste ishin pistoleta, edhe të llojit Glock, si edhe automatikë.

Gjithashtu mësohet se grupi nuk trafikonte armë vetëm nga Kosova për t’i shitur në Shqipëri, por kishte baza edhe në vendin tonë.

Sipas informacioneve, në këtë operacion një rast është zbuluar një bazë në Burrel ndërsa antarët e grupit janë kapur duke shitur armë edhe në Shkodër e Laç.

Njoftimi i plotë: 

DVP Tiranë/Punë hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Puzzle”, pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë. Sekuestrohen 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.

Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 12 shtetas që trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë. 10 prej tyre janë vënë në pranga, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve, pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Puzzle”.

Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit: E. T., 32 vjeç, L. H., 21 vjeç, F. B., 26 vjeç, R. H., 21 vjeç, V. M., 23 vjeç, K. F., 18 vjeç, G. M., 22 vjeç dhe A. Sh., 23 vjeç. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur. Gjatë periudhës hetimore, në kuadër të këtij procedimi, më datë 01.04.2025, janë ndaluar shtetasit A. P dhe K. P., pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. F, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 2077 fara cannabisi. Punohet për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës po bashkëpunojnë intensivisht me autoritet policore kosovare për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Remo says:
    May 30, 2025 at 9:19 am

    Po nuk i keni lexuar komentet e demo-s
    more dreqer? Ai thote:”armatosu kosove”,
    ndersa ju, keto arme na i sillni ketej, s’e nuk
    na dalin tonat…..Haxhiu eshte bere brazilian
    (Leandro), Farruku(Kevin), Berberi(Fabricio),
    Shehu(Adriano), Hajdari(Rikardo),…. hahaha
    He mo demo, me keta do t’a besh luften ti?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale
  • Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
  • Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së për Shqipërinë
  • Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta

Komentet e Fundit

  1. Protesta on Një turist në protestë
  2. Aldrin on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  3. nastradini on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  4. Arzhivisti i padronit on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. TURIEMIGR on Një turist në protestë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?