Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: 48 punonjëse seksi nga Amerika Latine dhe Azia, 7 të arrestuar në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRAT: 48 punonjëse seksi nga Amerika Latine dhe Azia, 7 të arrestuar në Shqipëri
AktualitetKronike

EMRAT: 48 punonjëse seksi nga Amerika Latine dhe Azia, 7 të arrestuar në Shqipëri

Published: October 3, 2025
Shpërndaje

Emrat e të arrestuarve si të akuzuar për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni të femrave, janë publikuar nga policia.

Siç bëhet me dije në pranga janë vënë shtetasit Assel Adrysheva, Rostyslav Mieshkov, Denis Berisha, Mirel Shperdheja, Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Kejvin Ndreu, dhe organizatori, shtetasi Kolumbian Lukas Betancur, dhe janë proceduar penalisht 48 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.

Si rezultat i finalizimit pas 8 muajsh hetime, të operacioni policor ndërkombëtar “Rrjeti”, është bërë e mundur shkatërrimi i një grupi kriminal që trafikonte dhe shrytëzonte femrat  nga Amerika Latine drejt Shqipërisë për prostitucion.

- Publicitet -

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë kroate, EUROPOL dhe EUROJUST.Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar shuma parash, 7 celularë dhe prova të tjera të vlefshme për hetimin.

Njoftimi i Policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në kuadër të një hetimi proaktiv të nisur në muajin shkurt 2025, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Rrjeti”, me objektiv goditjen e një grupi kriminal që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, në Shqipëri, nëpërmjet platformave online.

Në kuadër të operacionit:

-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: A. A., 43 vjeçe, R. M., 53 vjeç, D. B., 39 vjeç, M. Sh., 28 vjeç, D. S., 37 vjeç, I. G., 35 vjeç dhe K. N., 25 vjeç;

-u ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore”, për shtetasit Z. B., 25 vjeç dhe K. C., 29 vjeç;

-u shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pjesëtarë të grupit kriminal.

Gjithashtu, u arrestua në Kolumbi, organizatori i veprimtarisë kriminale, shtetasi L. B., 25 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se:

-shtetasi L. B., kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe në organizimin e udhëtimit dhe akomodimit të tyre në Shqipëri, ku më pas ato detyroheshin të ushtronin prostitucion. Në rast refuzimi, L. B. ushtronte presion dhe kërcënime ndaj vajzave dhe familjarëve të tyre në Kolumbi. Ky shtetas bashkëpunonte me shtetasin D. S., për sigurimin e kushteve për akomodimin e vajzave dhe menaxhimin e rrjetit të prostitucionit;

-shtetasi I. G. kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, në Tiranë, si vend për akomodomin e vajzave dhe shfrytëzimin e tyre për prostitucion;

-shtetasit A. A. dhe K. N. shfrytëzonin për prostitucion, disa shtetase nga Kazakistani, të cilat i strehonin në këtë hotel;

-shtetasi D. B. iu jepte lëndë narkotike disa vajzave dhe siguronte klientë për prostitucion;

-shtetasi K. P. (i arrestuar më parë), mblidhte të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal dhe i transferonte ato nëpërmjet kriptovalutave, në llogaritë e shtetasi L. B.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.

Ky operacion është një shembull konkret i bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar dhe institucional. Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtar ka patur rol kyç në suksesin e operacionit.

Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar në goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë jetën dhe dinjitetin e qytetarëve dhe do të vijojë bashkëpunimin me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, për të goditur çdo veprimtari kriminale.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2025/10/68df9106ed452.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?