Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Athinë, në pranga 3 shqiptarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Athinë, në pranga 3 shqiptarë
AktualitetKronike

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Athinë, në pranga 3 shqiptarë

Published: July 26, 2024
Shpërndaje

Një grup kriminal që ushtronte aktivitet në tregtinë e drogës në zona të ndryshme të Athinës është shkatërruar nga policia greke. Në kuadër të një operacioni të organizuar, u arrestuan 3 shtetas shqiptarë dhe një shtetas grek, ndërkohë që u kryen 5 kontrolle banesash dhe një tjetër në një biznes, raporton Protothema.

Nga hetimet paraprake rezultoi se bëhet fjalë për një grup kriminal me veprimtari të vazhdueshme, me strukturë hierarkike dhe me role të dallueshme mes anëtarëve të tij, i cili merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe cannabis, në zona të ndryshme të Athinës. 

Nga hetimet rezultoi se 43-vjeçari Arjel Tafilaj nga Selenica, ishte drejtuesi, i cili merrte çdo vendim lidhur me grupin, ndërsa ishte i informuar përpara se të merrej ndonjë veprim nga anëtarët e tjerë.

- Publicitet -


31-vjeçari Ledjo Harizi nga Luftinja e Memaliajt, si një anëtar kyç i grupit, zëvendësoi 43-vjeçarin aty ku ishte e nevojshme, duke mbajtur një biznes legjitim që grupi e përdorte për mbledhje dhe vendimmarrje. 55-vjeçari Viktor Leme nga Fier Shegani i Lushnjes, kryente shpërndarjen e drogës dhe komunikimin me “klientët”, duke ndjekur me besnikëri udhëzimet e drejtuesve të organizatës, ndërsa 29-vjeçari grek Spyridon Antoniou furnizohej nga grupi i mësipërm dhe shpërndante sasi kokaine dhe cannabisi.

Për sa i përket metodologjisë së funksionimit, anëtarët e organizatës komunikonin kryesisht përmes aplikacioneve online ‘Viber’, duke shmangur përmendjen e emrave të tyre gjatë bisedave për të vështirësuar identifikimin e tyre, ndërkohë që përdornin emra të koduar për lëndët narkotike që trafikonin. Në kuadër të të njëjtit operacion, në kontrollet e kryera në posedim të tyre, në banesa dhe në një dyqan në zonën e Markopoulos, ndër të tjera u gjetën dhe sekuestruan:

70.66 gram. kokainë,
269,8 gram. kanabis,
një armë gjahu,
2 pistoleta,
një revole,
një pistoletë dhe një thikë,
84 gëzhoja,
shuma e parave 8420 euro, 52 dollarë, 500 paund suedez dhe 1600 lekë shqiptare,
2 peshore,
9 celularë dhe
8 makina të përdorura për transport.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  • Nderimet për “Kasapin e Bosnjes”, Marta Kos anulon vizitën në Serbi
  • Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  • Nën presion për Gazën, industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan
  • META pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram

Komentet e Fundit

  1. demo on META pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram
  2. abdiaga on Ngjarja në Radhimë, gazetari: Nuk ka gjobëvënie, policia mashtroi, sherri është i hershëm, shteti e përkeqësoi
  3. Anonymous on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  4. demo on 100 ditë në shesh
  5. Jalen Aguirre on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?