Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Goditja e urës në Baltimore, inspektorët: Anija pësoi avari elektrike para se të përplasej
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Goditja e urës në Baltimore, inspektorët: Anija pësoi avari elektrike para se të përplasej
AktualitetBote

Goditja e urës në Baltimore, inspektorët: Anija pësoi avari elektrike para se të përplasej

Published: May 15, 2024
Shpërndaje

Anija e mallrave Dali pësoi një avari elektrike rreth 10 orë përpara se të largohej nga porti i Baltimorës dhe përsëri pak para se të përplasej me urën “Francis Scott Key” duke shkaktuar vdekjen e gjashtë punonjësve të mirëmbajtjes së urës, thanë hetuesit federalë të martën.

Ndërprerja e energjisë ndodhi pasi një pjesëtar i ekuipazhit mbylli gabimisht një pajisje për shkarkimin e tymit, duke shkaktuar bllokimin e motorit të anijes, thuhet në raportin paraprak të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, NTSB. Menjëherë pas largimit nga porti, anija u përplas me një nga kolonat mbajtëse të urës pasi një tjetër ndërprerje e energjisë çoi në humbjen e kontrollit të anijes.

Raporti ofron detaje të reja mbi trajtimin e problemeve nga ana e ekuipazhit pas avarisë elektrike ndërsa anija ishte e ankoruar në Baltimorë. Hetimi i plotë mund të zgjasë një vit ose më shumë, sipas zyrtarëve. Testimi i karburantit të anijes nuk nxori në pah ndonjë problem me cilësinë e naftës, sipas raportit.

- Publicitet -

Pas ndërprerjes fillestare të energjisë, gjeneratori për raste emergjente i përdorur për disa muaj u ndez automatikisht, thonë hetuesit. Presioni i pamjaftueshëm i karburantit bëri që gjeneratori të shuhej, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë për herë të dytë. Pjesëtarët e ekuipazhit ndryshuan konfigurimin elektrik të anijes, duke vënë në punë një transformator që anija kishte përdorur pas nisjes, thuhet në raport.

“NTSB është ende duke hetuar konfigurimin elektrik pas ndërprerjes së parë në port dhe ndikimeve të mundshme përpara aksidentit”, thanë hetuesit.

Bordi i sigurisë nisi hetimin e tij pothuajse menjëherë pas shembjes së segmentit të urës, që shkaktoi rënien në ujë dhe vdekjen e gjashtë punonjësve të mirëmbajtjes. Sipas raportit paraprak, në orën 1:25 të mëngjesit më 26 mars, ndërsa anija Dali ndodhej më pak se një kilometër larg urës, siguresat ndërprenë furnizimin e rrjetit kryesor elektrik që ushqen shumicën e pajisjeve dhe ndriçimin, duke bërë që anija të humbasë kontrollin.

Motori kryesor me naftë ndaloi punën pasi pompat humbën fuqinë. Ekuipazhi vuri në punë gjeneratorin për prodhimin e energjisë dhe pastaj kërkuan ndihmë nga rimorkiatorët. Kapiteni i anijes dha urdhër për hedhjen e spirancës. Më pas ndodhi ndërprerja e dytë e energjisë dhe ekuipazhi paralajmëroi trafikun ujor. Anija goditi urën duke shkaktuar shembjen e një segmenti të saj brenda disa sekondash.

Byroja Federale e Hetimeve ka nisur gjithashtu një hetim penal lidhur me rrethanat që çuan në shembjen e urës. Pasojat mund të kishin qenë shumë më të mëdha nëse policia nuk do të kishte vepruar me shpejtësi për të ndaluar trafikun. Brenda rreth 90 sekondash, pas paralajmërimit të një dispeçeri në radio se një anije masive mallrash kishte humbur kontrollin dhe po shkonte drejt urës, oficerët e policisë arritën të ndalonin trafikun e automjeteve në të dyja anët e urës. Anija e kontejnerëve Dali nga Singapori, po nisej nga porti i Baltimorës për në Sri Lanka kur u përplas me urën.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Planet për një samit të NATO-s në Shqipëri vitin e ardhshëm janë vënë në dyshim
  • 01 korrik 2026
  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO dhe VIDEO: Protesta përballë Parlamentit u përshkallëzua me shoqërime të dhunshme
  2. K R on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”. U tentua të ndikohej vota e eurodeputetëve për rezolutën e Vjosë-Nartës
  3. K R on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  4. Kokpalari 21 janarit on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  5. Vlora 97 on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?