Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Goditje ‘simbolike’ ndaj Hungarisë, BE zhvendos takimin e ministrave nga Budapesti në Bruksel
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Goditje ‘simbolike’ ndaj Hungarisë, BE zhvendos takimin e ministrave nga Budapesti në Bruksel
BoteLajmi i fundit

Goditje ‘simbolike’ ndaj Hungarisë, BE zhvendos takimin e ministrave nga Budapesti në Bruksel

Published: July 23, 2024
Shpërndaje

Bashkimi Evropian do të mbajë takimin e radhës të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes në Bruksel, në vend se në Budapest, si një goditje “simbolike” ndaj Hungarisë për diplomacinë e saj krye më vete sa i përket Ukrainës, tha shefi i diplomacisë të bllokut, Josep Borrell.

Ndryshimi i lokacionit për takimin e 28-30 gushtit paraqet goditje ndaj reputacionit të Hungarisë, e cila javë më parë mori kryesimin e presidencës të Bashkimit Evropian.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, zemëroi pothuajse të gjithë partnerët e tij në BE, pasi zhvilloi një vizitë në Moskë, ku diskutoi për një rrugë të mundshme për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

- Publicitet -

Orban që është aleati më i ngushtë që presidenti rus, Vladimir Putin, ka në BE – ka akuzuar BE-në se ka “politikë pro luftës”, duke vazhduar mbështetjen ushtarake dhe financiare për Kievin.

Ai vazhdimisht ka vendosur pengesa ndaj përpjekjeve të Brukselit për të ndëshkuar Kremlinin dhe për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër forcave pushtuese ruse.

“Mund të them që të gjitha shtetet anëtare me përjashtim të një shteti janë të brengosura me këtë sjellje”, tha Borrell pasi kryesoi mbledhjen e ministrave të Jashtëm në Bruksel.

“Është Putini që është palë në luftë. I vetmi që provokon është Putini, ai është që kërkon ndarjen e Ukrainës dhe vendos parakushte për çdo bisedë dhe për çdo armëpushim”, tha ai.

Qëndrimi i Qeverisë së Orbanit “duhet të përballet me disa pasoja. Si rezultat i kësaj, “ne kemi dërguar një sinjal, edhe në qoftë se është sinjal simbolik” ndaj Hungarisë, tha Borrell.

Prandaj, ai tha se takimi i radhës i ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes do të mbahet në Bruksel.
Borrell tha se pothuajse të gjithë partnerët e Hungarisë në BE gjatë takimit të mbajtur të martën kritikuar nisën e Orbanit, që ai e ka quajtur “mision për paqe”.

Vetëm Sllovakia ka mbështetur qëndrimin e Hungarisë.

“Ne e mbështesim plotësisht nismën e Hungarisë për paqe”, tha ministri i Brendshëm i Sllovakisë, Matus Sutaj Estok, teksa ishte duke hyrë në një mbledhje tjetër të BE-së të mbajtur të hënën.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bashkia e Tiranës në aksion për rigjelbërimin e sheshit “Nënë Tereza”
  • Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  • Nderimet për “Kasapin e Bosnjes”, Marta Kos anulon vizitën në Serbi
  • Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  • Nën presion për Gazën, industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  2. . on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. 1 on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. Leshi i Marisé on Rama replikon me Sekretarin europian, pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni
  5. Gjergj on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?