Nga Artan Duka
Botuar në DITA
“Leja” kushtetuese ndaj marrëveshjes Meloni-Rama nuk e shndërron atë në ndonjë arritje për qeverinë që të mburret, pale fitojë pikë me të. Ajo, sado propagandë e tam-tame, ka probleme kombëtare, politike, sociale, etike etj, pafund.
E bëri si lopa!
Me të qeveria e bëri si lopa. Këtej përmënd popullaritetin e imazhin e vëndit në botë me komplekset e bumin turistik, këtej e nëpërkëmb atë me profilin e një vëndi që lejon kampe refugjatësh fatkeq!
Ajo ndoshta nuk cënon sovranitetin por padyshim prek interesin kombëtar sepse krijon rrëmujë imazhi e krijon emër të keq duke mbivendosur mbi profilin e një vëndi të NATO-s e në udhë e sipër drejt BE, një profil të “gogolit” apo vëndit të “keq” me të cilin synohet të trëmben, ndalohen e sikterrosen lëvizjet migratore drejt BE!
Kjo marrëveshje dëshmoi sërisht arrogancën, arbitraritetin e karshillëkun tipik të politikës shqiptare ndaj qytetarit. I pari i qeverisë, si dje edhe sot, ndjehet i plotfuqishëm e konsideron karriken e pushtetit si “llambën” e Aladinit duke përmbushur çdo tekë sepse politika, institucionet, pale qytetari, merren të mirëqënë e pas 2008 vota nuk i trëmb më sepse dalin pas çdo zgjedhjeje gjithnjë si tapa mbi ujë!
Sa shumë për bujën e turistes Meloni verën që shkoi. Menduam se u bë deti kos e uruam pastë këmbën e mbarë se turistë të tillë vlejnë sa miliona por koha tregoi se nuk erdhi për plazh se diell ka boll edhe matanë.
Marrëveshja mund të ketë edhe ndikim shoqëror. Jo thjesht se hodhi një tjetër mollë sherri politik mes nesh por dhe sepse do të krijojë një realitet e ballafaqim të panjohur e të stisur nga lart. Një ballafaqim ky mes vlerash e kulturash të shumëllojshme të bartura nga individë që sillen këtej me pahir nga të tretë dhe vlerave dhe mikpritjes tradicionale shqiptare ndaj të huajve që duan të vijnë e ndërtojnë jetën në Shqipëri apo atyre që u bie rruga këtej për kuturisjen drejt perëndimit.
Kjo marrëveshje ngërthen edhe probleme etike e morali njerëzor që kanë të bëjnë me dallimin mes respektit të aspiratës e së drejtës së refugjatit për një jetë të sigurtë dhe dërgimit në kampe izolimi tjetërkund.
Italia e madhe, mbarë BE njihen si etalon humanizmi e kushdo që ka në rrezik jetën në vëndin e tij për shkak edhe të gjeopolitikave të gabuara të perëndimit, ngutet të shkojë atje. Kjo “parajsë” tokësore i ka edhe mjetet të përballojë lëvizjet migratore, edhe hapësirat për t’i strehuar ata si njerëz deri në përpunimin e aplikimit të tyre për azil, edhe mundësitë për të nisur mbrapsht ata që abuzojnë me sistemin dhe nuk ka nevojë për të tretë!
Kjo marrëveshje jo njerëzore që ndan e denigron njerëzit në det duke i gremisur me pahir tjetërkund është një preçedent negativ që mund të kopjohet nga vënde të tjera të BE me të tretë të tjerë, argument më tej për debatin Ruanda në Mbretërinë e Bashkuar etj duke vënë në pikpyetje plot gjëra në perëndim.
Buja e kësaj marrëveshje në botë nuk është ajo që do të donim për emrin e Shqipërisë.
Nuk po hapim dyert për fatkeq që u ra rruga këtej, rasti afgan etj por po ngremë në interes të të tretëve, kamp “gogol” për të shnxitur kuturisjet e refugjatëve që guxojnë të ëndërrojnë jetë pa frikë sikundër plot mes nesh në vitet 90.
Shqipëria është vënd mikpritës pa dallim e pa paragjykim ndaj kujtdo në nevojë por realiteti i një kampi të rrethuar që mbushet nga Italia me njerëz të pafat, nuk ka gjë të përbashkët me humanizmin dhe në këtë degradim marrim barrën e turpit edhe ne.
Edi unë!
Rama mund të rrjeshtojë apo jo plot arsye që pranoi këtë marrëveshje por ai është përfaqësues i të gjithë qytetarëve dhe vendime të tilla meritojnë më së paku edhe një rast për Këshillim Kombëtar si tifoz që është i tij!
Deri më dje politika shqiptare theksonte se nuk do të pranonte sugjerime për kampe refugjatësh nga asnjë vënd ndonse disa vënde kanë bërë vërtet shumë për çështjen shqiptare në rajon dhe Kosova është shëmbulli më kuptimplotë.
Italia nuk ka pse bën dallim. Mund të ketë plot merita në rrugëtimin e shtetit shqiptar sikurse ka dhe plot anë të errta, mbi të gjithat luftrat pushtuese, një prej të cilave na la peshqesh edhe Ligjin e Luftës me grekun që mbetet ende kapak i rëndë mbi çështjen Çame në Arbërinë e jugut. Por ndërkohë edhe prej nesh kombi matanë detit vetëm mirë ka parë nga epoka e Kastriotit tek strehimi i mijra ushtarëve italianë pas kapitullimit, deri në ditët tona kur Italia na u gjënd pranë me Pelikanin e ne, sipas mundësive, gjatë pandemisë Covid etj që konfirmojnë marrëdhëniet tona speciale bazuar në vlera morale e humane.
Mbase çdo kryeministër shqiptar sot nuk do të mund t’a refuzonte këtë marrëveshje por kjo nuk e bën atë të mirë dhe sigurisht që nuk na bën të ndjehemi më mirë si shoqëri. Interesi e dinjiteti kombëtar është mbi atë të ditës politik e partiak ndaj dhe para se të përshëndetet, përgëzohet apo deri justifikohet kjo marrëveshje nga syresh, le të supozojnë për një çast sikur t’a kishte bërë Berisha atë. Do të mendonin po njëlloj!
Ky pranim i rradhës, kjo përzjerje servilizmi ndaj botës e arrogance e karshillëku ndaj popullit të vet, është sot fatalisht rutina e qeverisjes tek ne që me sa duket do të vazhdojë gjatë sepse i lamë dhe u mësuan me të dhe tashmë kanë edhe perëndimin pas!
****
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
⁰MIRE E KE O DUKE
POR LLAFET SKANE VLERE
BORATI MILETIN
SE FUT NE TEFTER
NUK BEJNE PUNE PALLAVRAT
JEMI NGOPUR ME TO
I URTI KA THENE
O HESHT O VEPRO
Me mire VEPRO !
Ruanda e Ballkanit, edhe kete medalje na vari ne qafe, me nje fjale Afrika do e dije se po u turren drejt BE do perfundojne tek ne, medemek jemi bere per te tromaksur boten!!!
Rama mburret se SUNDIMI I TIJ beri qe te vinin vjet 10 milion turiste!
Bizneset dhe qeveria paskan fituar,po POPULLI CFARE FITOI?
Ne prill,para fluksit turistik domaten e serave(qe eshte me e shtrenjte) e kemi blere vjet ne 50 leke/kg,ndersa ne korrik-gusht( te fushes) ne kulmin e bumit turistik,e kemi blere domaten me 150 leke/kg,pra TRE FISH NE SHTRENJTE!
Shkurt: Turistet erdhen si ushtri pushtuese qe i solli qeveria per te shtypur e shfrytezuar shqiptaret!
Ky eshte thelbi i realitetit te bumit fallco turistik!
Me ne fund pas shume e shume shkrimesh duke i gelqerosur surratin ketij kryeministri-Sulltan, edhe Artan XH. Duka u merzit dhe ja, ben nje shkrim qe ndonese me pupel, e kritikon vendimin e tij personal per ta kthyer Shqiperine ne Kamp Afrikanesh thellesisht e vetem per interes te fronit dhe Sulltanatit tij.
Por Artan Duka ben serish nje tentative per ti gelqerosur zullumin Sulltan Rames kur e quan “pranim” te tij sjelljen e Afrikaneve ne Shqiperi.
Nuk ka Pranim, por ka KERKESE qe Rama ja ka bere edhe Amerikaneve per ata Muxhahedinet Iraniane e me pas Afganet qe ti sjellin ne Shqiperi.
Sepse eshte nje strategji e atyre qe e mesojne Sulltan Ramen qe duke ju lutur botes per ti sjelle refugjatet ne Shqiperi, bota do ja duroje edhe Sulltanatin krejtesisht te korruptuar qe po shpopullon vendin nga shqiptaret e po pret me dore ne zemer ardhjet e Afrikaneve refugjate.
Ia kaluam edhe Ruandes! Na futi me pahir ne radhen e vendeve afrikane.
Asnje vend me dinjitet Evropian nuk do ta pranonte kete qe beri Rama!
Nuk hyhet ne Evrope, as mbahet pushteti me servilizma ndaj Evropes.
Por fituesi ketu eshte vetem nje person Kryeministri yne per hesapet e tij personale.
Kush nai ka fajin? Vetja.
Te mos pranosh eshte pergjigja më e lehte. Por te ndermarresh kete aksion ka tre ane pozitive;
– I pergjigjemi pozitivisht nje thirrje per ndihme nga miqte qe na kane ndihmuar ne cdo rast.
– Shkelqejme në solidaritet.
– Tregojme qe dijme te organizojme dhe zgjidhim probleme.
Besa e paske dredh shume trashe çe ni at Kanabis o alfabeto.
Sigurisht autori i ketij shkrimi dhe komentuesit e tjere, harron kampet-stadiume ku u ngjeshën mijëra e mijëra shqiptarë në fillimvitet ’90 dhe ja ku janë sot.. Europë ishte edhe Italia e atyre viteve. Por bota mbarë pa një nga gjestet më humane të shekullit, sikundër ne ndjemë edhe në disa raste nacionalizmin e më të pasurit. Sot do të marrim pensione për vitet e djersës e të gjakut, ëndërr që vinte e ikte në fund të jetëve njerëzore shqiptare. Na është bërë Italia si Tiranë-Durrës dhe askush nuk e thotë një fjalë për emigracionin shqiptar të para 30 viteve që lemerisi Europën për shkaqet që dihen tashmë. Përfytyroni t’i hidhnin në det ata dhjetra mijëra të ngratë, apo edhe t’i vrisnin, siç ndodhi në një rast. Sigurisht asgjë e mirë nuk vjen nga një kamp refugjatësh të mbyllur brenda muresh. Por me komshinjtë, me shtete të fuqishme që kanë në dorë, pse jo, edhe fatin e europianizimit tonë, mundësinë e ndihmave e investimeve, një shembull kulture e arti, edhe ndonjë “plagë” mund e duhet ta pranojmë.
Bravo Labi DHE asd
Harrojne cfare i beme europes 30 vjet me pare
O tani, nje pyetje per ty: Kush e kishte fajin bre qe iu versulem ashtu Europes?
Labi, krahasimi nuk eshte I sakte. Si do ndjeheshe ti lab nqs Italian do te conte ty ne Africa??.
Rri,se te dergova ne Shqipweri!
Ndertimi i ketyre kampeve ne Shqiperi i kushton 10 here me shum Italise.
Ne Itali ka shume kampe te tilla.
Pra: Nje kamp Emigrandesh ne Shqiperi = Dhjete kampe Emigrandesh ne Itali.
Cili eshte interesi i Italise qe ta kete nje kamp emigrandes ne Shqiperi?
Degjova biseden e ish diplomatit nga tirana Agim gaqi Nesho per Kosoven,qe po fliste brockulla per Autonomi Substanciale.
More,po ketyre LLASTUREVE te bllokut mos ua fali kush Kosoven,qe te japin mend keta?
Keta u bene me bllok,sepse shiten Kosoven ne Serbi.
Ne kete situate te tmerrshme dalin krimbat e bllokut dhe bejne expertin Nderkombetar,pa i pyetur kush, Do tregojne keta cfare kishte ndermend ish presidenti Klinton,,,por e paskan shtyre Allbrighti me Holbruckun,te hidhte bombat mbi serbi..Keta mijt,keta krimbat e bllokut enverist,klyshte e Ambasadorit te pare ne Beograd,Hysni Kapo,,do na tregojne se bombardimi i krimineleve serbe qe pergjaken Ballkanin,p-aska qene i gabuar,se Avionat e NATOs i paska urdheruar zonja Albright dhe jo Presidenti Amerikan,,Se Rambujeja ishte per Autonomi substanciale,se Kosova qenka Protektorat,.
KOSOVA ESHTE SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN.SHKO PO TA MBAJTI OR AGIM NESHO,EDHE TI BASHKE ME SERBET T`JA MARRESH LIRINE KOSOVES,sic bete ne 1944 me brigadat e leckamaneve.
Armatosu Kosove! Armatosu Kosove,se shkjete i ke ne Tirane!
Ne fakt te pranosh nje propozim te tille eshte gjeja me e lehte . Mund te thuash nuk kisha cfare beja se ma kerkuan . E veshtire eshte ti thoje jo nje idiotesie te tille e nje propozimi sa barbar per emigrantet aq edhe i turpshem e pa piken e respektit per Shqiperine e Shqiptaret. Ne fakt une jam i bindur se ky propozim nuk ka ardhur nga Meloni apo dikush tjeter por eshte ide e Rames qe u eshte propozuar Italianve, Gjermanve e Britanikve. Jam i bindur qe ka nje marreveshje edhe me Gjermanet e Britaniket por eshte filluar me Italianet si kokrra e ullirit me e lehte per tu kaperdire nga opinioni publik Shqiptar e Italian. Rames i mori koka ere e u bind se ishte nje gjeni me ide gjeniale pa kuptuar qe u shnderua ne nje idiot i dobishem per populistet e fashistet evropian. Jo te gjithe Italianet jane dakort , me shume se gjysma e tyre e quan barbari ndaj emigrantve qe ti cosh ne nje vend ku nuk garantohen standarte BE. Cilet jane keta miq qe na kane ndihmuar ne cdo rast? Ate anijen “Vlora” e mbushur me njerez (qe eshte shnderuar ne simbol te mikpritjes se Italise per turpin e gazetarise e politikes shqiptare sot )Italianet e kthyhen. Dmth njerzit i mbyllen ne stadium e u hidhnin uje e ushqime me helikopter si te ishin kafshe e me pas i kthyen pothuaj te gjithe . Qendruan ne itali vetëm ata qe u larguan fshehurazi nga kampi. Po ashtu ata me bova e varka ktheheshin te gjithe . Media Italiane e mbushur me ofendime sa Shqiptarve u vinte turp nga vetja . Kur ne 97 filloi perseri nje eksod te tmerruar ariten deri atje sa nje anije ushtarake qellimisht qelloi nje varke me shqiptar e i coi ne fund te detit . Ato ndihmat e ushtaret ne Shqiperi nuk i cuan per te ndihmuar por per te ndaluar Shqiptaret njeher e mire tu hipnin anijeve. Na fyen, na kthyhen e na vrane cfare te benin me shume mikpritesit ?Historia e emigracionit Shqiptar nuk eshte nje histori suksesi e mikpritje por eshte nje tragjedi e mbushur me vuatje, percundrime, perdhunime e me kufoma pa vare. Si nuk dhane nje vize pune ne vitet 90 ‘ keta dashamire? Po si ka mundesi merrnin viza pune Jugosllavet, Turqit, Marokenet e Tunisianet etj etj e per Shqiptaret e pikur asnje ?? Cfare solidaritet do tregojmë me emigrantet kur u thyejme endren e BE ne mes ? Kur i mbyllim ne burg pa faj ? Sa kafshe duhet te jesh qe te mbyllesh ne burg nje hallexhi qe ka kalur nje det te tere mes vuatje e mundimesh? Per hir te populisteve e fashisteve evropian do i maresh jeten fukarait me duart e tua? Do behesh gardian e xhelat i atyre qe deri dje te trajtonin ( e akoma vazhdojne te te trajtojne) ty me keq se fukarenjte qe ti po burgos !? Nje Shqiptar vrau veten ne Britani sepse i mbyllur ne nje kamp si klandestin ne kushte mizerabel ! Po jo BE por sikur me florinj ta shtronj.. eshte gjynah , nuk eshte shqiptare ! Te ze syte buka e fukarait o njeri, keshtu thote Shqiptari ! Mos i henkshin ato lek qe do fitojne nga kjo marreveshje ! Edhe kjo behet pa pyetur askend . Pa i mbledhur apo konsultuar Shqiptaret, te pakten banoret e atyre zonave . A nuk e meritojne Shqiptaret qe te pyeten per dicka te tille? A e meritojne Shqiptaret nje kryeminister qe ngeli 3 jave ne Tv e Italise duke sqaruar italianet (deri sa u shnderua ne nje personazh komik per aktoret e humorit italian) e nje fjale per te sqaruar apo edhe informuar shqiptaret nuk e nxirrte ? Po sikur BE neser te kerkoj qe ne Shqiperi te behemi te gjithe gay per paradoks ..(demek ky eshte standart BE qe duhet plotesuar ) a kane te drejte Shqiptaret qe te pyeten nese e duan dicka te tille? Po mbase them une Shqiptaret nuk duan te beh..en gay me zor per shkak te hyrjes ne BE..cfare tani ate e di Rama e ne duhet edhe ta durojme nje “plage” sepse BE,vende te fuqishme, arti e kultura????? Jeni idiot ju o njerez apo beni vete?
Shqiptaret e meritojne per tu pyetur ne se jane dakord per kampet e emigranteve.
Flasim pas kompiutareve te gjithe per kete afere te turpshmete te KM tone per Shqiperine dhe shqipetaret por KM i lexon a jo ai vazhdon axhenden e tij. Patem nje shprese te Kushtetuta ,por dhe ajo doli e blere. Shume e shemtuar na kujton kohen e Enverit. Mjaft me lojra me ne.Ne duhet ti marrim vete ne dore fatet e kombit se po qe per keta politikanet tane keq e me keq do shkojne punet. Keta horra e kane Shqiperine si placke tregu per interesat e tyre. Esa kohe ne do ti lejome aq me shume ata do te na poshterojne.