Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gogu për pagat e magjistratëve: Boshllëku ligjor do të plotësohet në Kuvend
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gogu për pagat e magjistratëve: Boshllëku ligjor do të plotësohet në Kuvend
AktualitetPolitike

Gogu për pagat e magjistratëve: Boshllëku ligjor do të plotësohet në Kuvend

Published: September 5, 2026
Shpërndaje

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu flet pasi KLGJ dhe KLP i rritën pagat vetes.

Gogu thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve është i detyrueshëm për t’u zbatuar, por aktualisht mungon baza ligjore për formulën e pagës.

Ai tha se boshllëku do të plotësohet në sesionin e ri parlamentar, duke theksuar se zgjidhja duhet të vijë nga Kuvendi dhe jo nga përplasja mes institucioneve.

- Publicitet -

Pjesë nga fjala e Toni Gogut

Paraja publike është para e qytetarëve, jo e qeverisë. Çdo qindarkë e buxhetit të shtetit duhet të ketë autorizim ligjor për t’u shpenzuar. Ky është parimi më i rëndësishëm për të gjithë, vlen për të gjithë njësoj. Këtë përgjegjshmëri që qytetarët presin nga ne, do ta mbrojmë pa asnjë hezitim.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme, janë të detyrueshme për t’u zbatuar, nuk negociohen, nuk relativizohen. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga çdo institucion.

Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe përgjegjshmëria për zbatimin e buxhetit kërkojnë autorizim të qartë ligjor për ta zbatuar. Këtu na është krijuar edhe problemi. Është boshllëku ligjor shkaku i gjithë situatës në të cilën ne ndodhemi sot.

Nuk kemi arritur këtu se dikush kërkoi më shumë dhe dikush kërkoi më pak. Kemi arritur sepse na mungon baza ligjore për formulën e pagës së magjistratit, të cilën Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi. Në mungesë të autorizimit ligjor, Ministria e Financave është në pamundësi për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ky boshllëk ligjor do të plotësohet në Kuvend, në sesionin e ri parlamentar. Detyra ime është që kjo të bëhet sa më shpejt dhe në përputhje të plotë me përgjegjshmërinë ndaj buxhetit.

Zgjidhja nuk është që institucionet të përplasen, por zgjidhja është në Kuvend, në ditët në vijim. Ky do të jetë drejtimi ynë, kjo do të jetë edhe detyra ime në rolin e ministrit të Drejtësisë, për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje.

Konflikti mes magjistratëve dhe qeverisjes qendrore nisi pasi Kuvendi i Shqipërisë injoroi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që deri me 31 korrik të realizohej formula e re e pagave të tyre. Kur data kaloi, KLGJ dhe KLP thanë se janë të detyruara për ta zbatuar vetë vendimin e Kushtetueses ndërsa vendosën pagën referuese.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: NASA zbulon tingujt e yjeve që sapo lindin në hapësirë
  • Spiropali sfidon Ramën: Të hapet gara për kreun e PS-së pas 17 vitesh
  • Korrupsioni dhe kostoja e jetesës ushqejnë protestat kundër qeverisë në Shqipëri
  • Qeveria shton dhe 40 milionë Euro në koston e rrugës Elbasan – Qafë Thanë, totali shkon 380 milionë Euro
  • Sot samiti BE–Ballkani Perëndimor, në fokus integrimi evropian

Komentet e Fundit

  1. Rilindja e Lenka Cukove on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  2. realisti on Pritja për 28 nëntorin, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar
  3. anti25642654censurë on Çfarë ndodh nëse një armë bërthamore shpërthen në hapësirë
  4. info analitike on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  5. KRAKEN зеркала Tor on JAZËK ZOTI KRYEMINISTËR!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?