Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Grabitën 4.6 mln euro në Rinas\ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për 7 anëtarët e grupit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Grabitën 4.6 mln euro në Rinas\ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për 7 anëtarët e grupit
KronikeKryesore

Grabitën 4.6 mln euro në Rinas\ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për 7 anëtarët e grupit

Published: July 26, 2023
Shpërndaje

 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lë në fuqi dënimin me 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit për grabitjen 4.6 milionë eurove në Rinas. Bëhet fjalë për Klement Çala, Eldi Çala, OItjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli, Alkond Bengasi.

Konkretisht, Çala dënohet me vendim përfundimtar me 20 vite burg. Dënimin me nga 17 vite heqje lirie do e vejnë edhe 5 personat e tjerë te arrestuar për  grabitjen e parave në pistën e Rinasit.

- Publicitet -

Dy vëllezërit nga Elbasani Klement dhe Eldi Çala, që ishin nga personat kryesorë që morën pjesë në grabitjen spektakolare brenda aeroportit të Rinasit, u arrestuan  në vitin 2020,  pas 3 vitesh kërkim. Mbi 300 forca policie nga Tirana, Durrësi, RENEA dhe ato FAST morën pjesë në megaoperacionin për kapjen e tyre.

Gjurmimi i tyre u bë me metoda speciale të hetimit, pasi shpesh herë ata ndryshonin edhe vendbanimet. Në momentin e ndërhyrjes, Klement dhe Eldi Çalës iu sekuestruan 3 pistoleta, dy makina dhe dy motorrë, si dhe një shumë prej më shumë se 100 mijë eurosh.Hetimet zbuluan se paratë e gjetura të fshehura në pjesë të ndryshme të makinës, brenda garazhdit të vilës ku ata jetonin jenë para të grabitura nga barku i avionit në 9 prill të 2019-ës, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, organizator i grabitjes.

 

Vendimi: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Igerta Hysi (anëtare), më datë 26.07.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 29 akti, datë 11.04.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit K.Ç., E.Ç., O.V., R.S., S.Ç., E.P., A.B., kundër vendimit nr. 56, datë 05.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Ç. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4, dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Ç. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Ç. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Ç. për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuar nga neni 186 paragrafi 2, të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit K.Ç. me një dënim të vetëm prej 20 (njëzet) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e arrestimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Ç. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Ç. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi I armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 vjet (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Ç. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Ç. për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuar nga neni 186 paragrafi 2, të Kodit Penal dhe dënimin e tij 1 (një) vit burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit E.Ç. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e arrestimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë lartë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit O.V. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit O.V. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit O.V. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit O.V. për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuar nga neni 279 paragrafi 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit O.V. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e ndalimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë lartë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.S. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit R.S. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit R.S. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit R.S. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim

-Vuajtja e dënimit fillon nga dita ndalimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Ç. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Ç. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi I armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit S.Ç. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit S.Ç. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e arrestimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit E.P. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij 3 (tre) vjet burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit E.P. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e ndalimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 140 dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal të parashikuar nga neni 278/1 (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr.43, datë 23.3.2021) dhe 28 pika 4 dhe në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

-Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e të pandehurit A.B. me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e ndalimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë…”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 56, datë 05.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Shpallu mbret, ke shumë shije, në Shqipëri të mos ketë më zgjedhje
  • Besnikëria, mbi meritën
  • Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë
  • Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  • Sheshi, Rama dhe Berisha

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama për median italiane: Sillni prova për akuzat ndaj projektit në Zvërnec, nuk kemi firmosur asnjë marrëveshje
  2. Partizani on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. Astrit on Drejtimi dhe Drejtuesi
  4. Partizani on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Partizani on Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?