Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Grabitësi i “Exchange” në Astir dyshohet se i përket një organizate të rrezikshme kriminale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Grabitësi i “Exchange” në Astir dyshohet se i përket një organizate të rrezikshme kriminale
AktualitetKronike

Grabitësi i “Exchange” në Astir dyshohet se i përket një organizate të rrezikshme kriminale

Published: June 30, 2023
Shpërndaje

Autori i dyshuar i grabitjes së rreth 30 mijë eurove në pikën e këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë, Artan Tafani, i cili njihet nga policia edhe me emrin Marius, dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë përveç Enio Mecajt, pronarin e garazhit ku u gjetën rrobat që kishte veshur për grabitjen dhe biçikletën.

Burime nga policia thanë për Report Tv se Tafani dyshohet se është anëtar i një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në Tiranë dhe Durrës. Garazhi ku u gjetën materialet e sekuestruara dyshohet se përdorej si bazë e këtij grupi dhe është në një distancë prej vetëm 1 km larg nga pika e këmbimit valutor që u grabit të shtunën e 24 qershorit nën kërcënimin e armës. Brenda garazhit u gjet një makinë “Mercedes Benz”, e cila rezultonte e vjedhur në shkurt të këtij viti në Shijak.

Makina në fjalë, sipas policisë është dërguar për ekspertizë dhe kontroll të imtësishëm për materiale ADN-je që mund të gjenden brenda saj dhe shenja gishtash, për të identifikuar edhe persona të tjerë të këtij rrjeti kriminal. Hetuesit mendojnë se automjeti është vjedhur për qëllime kriminale nga grupi dhe mund të përdorej kur të ishte e nevojshme. Në muajt e fundit në Durrës rezultojnë të jenë vjedhur 4 makina, ngjarje akoma pa autorë dhe hetuesit po verifikojnë nëse kemi të bëjmë me të njëjtën dorë vjedhje apo jo. 39-vjeçari Tafani ende nuk është lokalizuar nga policia, por burimet thonë se ai nuk ka dalë nga territori i vendit, të paktën në rrugë legale, referuar sistemit TIMS.

Hetuesit kanë dalë në përfundimin se dy punonjëset e exchange që u grabit të shtunën e 24 qershorit nuk kanë lidhje me grupin kriminal, edhe pse fillimisht pamjet e dyerve të hapura u bënë shkak për dyshime. Artan Tafani, hyri brenda në exhcange me një armë në dorë dhe pasi kërcënoi punonësit mbushi bluzën me topa me para dhe më pas u largua me një biçikletë. Policia përmes gjurmimit arriti të zbardhë ngjarjen dhe arrestoi pronarin e garazhit ku Tafani fshehu mjetet e përdorura në kërim, megjithatë Enio Mecaj refuzoi para hetuesve të ketë njohje me 39-vjeçarin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përdhunimi në grup që tronditi Nju Jorkun do rihetohet
  • Është zbuluar vilë tjetër në Sardenja dhe 15 apartamente e lokale në Tiranë?! Ish-zyrtari i Policisë, detaje të reja nga hetimi për Ballukun
  • 02 tetor 2026
  • Mburojë e re për zyrtarët e lartë
  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur
  2. 1thundrak on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur
  3. Aldrin on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur
  4. Aldrin on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur
  5. abdiaga on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?