Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dëm 60 mln shtetit, Prokuroria e Tiranës kërkon burg dhe detyrim paraqitje për 7 persona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dëm 60 mln shtetit, Prokuroria e Tiranës kërkon burg dhe detyrim paraqitje për 7 persona
AktualitetKronike

Dëm 60 mln shtetit, Prokuroria e Tiranës kërkon burg dhe detyrim paraqitje për 7 persona

Published: May 10, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masa arresti dhe detyrim paraqitje për 7 persona, mes tyre dhe një ish-punonjës së Qendrës Kombëtare të Biznesit për veprën “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Këta persona akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 60 milionë lekësh.

Për njërin prej tyre, ekonomist, prokuroria kërkon “arrest ne burg”, për ish specialistin e QKB-së Vlorë kërkohet “arrest në shtëpi” ndërsa për të tjerët “Detyrim paraqitjeje”.

Sipas Prokurorisë, këta persona kanë krijuar dhe regjistruar në mënyrë fiktive me anë të falsifikimeve 17 subjekte tregtare, të gjitha me aksioner administrator dhe pjesëtar bordi drejtues, shtetas të huaj, përkatësisht 15 shtetas nga vende si Kuba, Spanja, Gjermania, Kroacia, Malta, Belgjika, Italia, India, Bangladeshi.

- Publicitet -

Të 17 subjektet tregtare kanë kryer shitje në mënyrë fiktive në vlerën 200,000,000 lekë, duke i shkaktuar një dëm shtetit në vlerën 60,000,000 lekë. Nga verifikimi i kryer, këto subjekte nuk kanë pasur asnjëherë punonjës, mjete ose adresa sekondare për të kryer punimet të cilat kanë faturuar.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, referuar nga Drejtoria Hetimit Tatimor në kuadër të procedimit penal nr.6684, viti 2023 i bashkuar, kërkoi masa sigurie shtrënguese për shtatë persona, përfshirë dhe një ish-punonjës së Qendrës Kombëtare të Biznesit, për Veprën Penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, parashikuar nga neni 144/a i Kodit Penal.

Nga analizimi i fakteve, u provua se janë krijuar dhe regjistruar në mënyrë fiktive me anë të falsifikimeve, 17 subjekte tregtare, të gjitha me aksioner administrator dhe pjestar bordi drejtues, shtetas të huaj, përkatësisht 15 shtetas nga vende si Kuba, Spanja, Gjermania, Kroacia, Malta, Belgjika, Italia, India, Bangladeshi.

Të 17 subjektet tregtare kanë kryer shitje në mënyrë fiktive në vlerën 200,000,000 lekë, duke i shkaktuar një dëm shtetit në vlerën 60,000,000 lekë. Nga verifikimi i kryer, këto subjekte nuk kanë pasur asnjëherë punonjës, mjete ose adresa sekondare për të kryer punimet të cilat kanë faturuar. Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se të 15 shtetasit e huaj të cilët kanë firmosur regjistrimet e subjekteve pranë QKB-së, nuk kanë hyrë në asnjë moment në Territorin e Shqipërisë. Dokumentet e dorëzuara nga këta subjekte në QKB, Banka të nivelit të dytë (mandat magesa kapitali), caktimi ekspertëve kontabël në statutet e tyre, u provua se janë të falsifikuara.

Në total, subjektet fiktive kanë kryer shitje në vlerë 192,622,898 lekë (të dhëna nga vetëdeklarimi). Këto vlera të cilat dyshohet të jenë fiktive, janë faturuar vetëm te subjekti që operon në fushën e kromit.

Personi nën hetimi shtetasi A. D., (ish specialist pranë QKB-së Vlorë), ka mundur të kryej regjistrimin e katër subjekteve tregtatre, me status Sh.A (shoqëri aksionere). Ndërsa personi tjetër nën hetim, shtetasi A. Ç. (ekonomist), ka krijuar kushtet për të furnizuar subjekte të treta nëpëmjet subjekteve fiktive për të cilat ka pasur akses në sistemet e tyre si dhe dokumentacionin tatimor (blloqe TVSH).

Sa më sipër, prokuroria dyshon se shtetasi A.Ç., A.D., M.L., A.A., R.R., A.A., F.D., duhet të hetohen për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, parashikuar nga neni 144/a, 180, 300 dhe 190 i Kodit Penal dhe kërkon:

1-Caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg” për personin nën hetim A.Ç. Për veprën penale të parashikuar nga neni 144/a i Kodit Penal;

2-Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për  personin nen hetim A.A. për veprën penale të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal;

3-Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të për  personit nën hetim M.L. për veprën penale të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal;

4-Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për  personin nën hetim R.R., për veprën penale të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal;

5-Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për personin nën hetim F.D. për veprën penale të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

6-Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për personin nën hetim A.A. për veprën penale të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal; dhe

7-Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi” për personin nën hetim A. D. për veprën penale të parashikuar nga neni 190 dhe 300 i Kodit Penal.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kryebashkiaku Mamdani krijon lagjen shqiptare në New York, e quan “Little Albania”
  • Një tjetër ‘Super El Nino’ pritet të godasë botën, shkencëtarët po testojnë në zgjidhje kontroverse për të ftohur Tokën
  • Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  • Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
  • Rama publikon pamjet e stadiumit për Kanye West: Kultura nuk është luks

Komentet e Fundit

  1. Diaspora on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  2. Vezguesi atdhetar on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  3. ETHEM LALAJ on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  4. Fad on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  5. L on Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?