Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Grafiti “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” shihet edhe në Bosnje-Hercegovinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Grafiti “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” shihet edhe në Bosnje-Hercegovinë
AktualitetRajoni

Grafiti “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” shihet edhe në Bosnje-Hercegovinë

Published: August 3, 2023
Shpërndaje

 

Grafiti “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, është shfaqur më 2 gusht në Banja Llukë të Bosnje-Hercegovinës, afër rrugës kryesore që të çon në Prijedor, qytet ku janë kryer disa prej krimeve më të rënda gjatë luftës kundër banorëve joserbë.

Grafiti i njëjtë është parë paraprakisht në disa qytete në Serbi.

- Publicitet -

Ai është krijuar nga tifozët e klubit të futbollit Crvena Zvezda, pas një ndeshjeje miqësore me klubin italian Fiorentina më 26 korrik në Beograd.

Mesazhi i grafitit është pjesë e një kënge popullore të kënduar nga mitropoliti Amfilohije i Kishës Ortodokse Serbe dhe peshkopi Atanasije.

Në shkurt, aktivistët e organizatës Iniciativa e të Rinjve për të Drejta të Njeriut dhe Asociacioni Krokodili, e kanë ngjyrosur me të kuqe këtë grafit në Sheshin Slavija të Beogradit.

Mirëpo, ai është rikrijuar në atë vend, dhe disa vende tjera në Beograd. Prej fundit të vitit 2021, kryeqyteti i Serbisë është vërshuar nga grafite të Ratko Mlladiqit, të dënuarit nga Haga për krime lufte në Bosnje-Hercegovinë.

Grafiti në Banja Llukë është shfaqur në prag të një vizite të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Banja Llukë.

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, e ka bërë të ditur se ai dhe Vuçiqi do të shkojnë të premten në Prijedor për të shënuar “Ditën e Viktimave Serbe”, në prezencë të udhëheqësisë më të lartë të këtij entiteti, Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Dodik ka thënë se Prijedori është zgjedhur si vend përkujtimor “sepse njerëzit e Prijedorit kanë qenë të parët që i kanë mirëpritur refugjatët serbë” prej të ashtuquajturës Republika e Krajinës Serbe.

“Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe t’i kuptojmë vuajtjet e boshnjakëve dhe të secilit, por edhe u kërkojmë atyre që të dëgjojnë se çfarë kanë për të thënë serbët”, ka thënë Vuçiq para vizitës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sulmet e Ramës dhe Berishës kundër SPAK, përgjigjet Braho: Retorikë politike, më vjen mirë
  • Lirohen pastruesja e Alda Klosit, e qindramijë eurove të fshehura në banesë dhe zyrtarja trafikante droge e AKSHI-t
  • “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  • Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
  • Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho

Komentet e Fundit

  1. K R on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Pushtimi i Shqipërisë nga Ramo on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Ivanka on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  4. L on E dashur Europë…
  5. Anonymous on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?