Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Grantet, sa lekë merr një fermer? Më shumë përfitues, më pak para
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Grantet, sa lekë merr një fermer? Më shumë përfitues, më pak para
AktualitetEkonomi

Grantet, sa lekë merr një fermer? Më shumë përfitues, më pak para

Published: April 25, 2024
Shpërndaje

Nga skema mbështetëse në bujqësi mesatarisht një fermer në 2024 pritet të përfitojë rreth 46 mijë lekë. Këtë vit janë shtuar përfituesit, por fondi në dispozicion është më i vogël se në vitin 2023.  Për pasojë aplikimet e shtuara përgjysmojnë shumën që do të përfitojë mesatarisht një fermer.

“Sasia e parave në dispozicion të fermerëve është shumë e ulët, duke hequr naftën falas për bujqësonë pjesa tjetër është 43% më pak se shuma e dhënë  në 2023. Në një nga pikat thuhet se nëse numri i aplikimeve është më i madh për një skemë atëherë bëhet një ndarje proporcionale, në këtë rast fermeri me 10 lopë do marri më pak nga cka i takon”, shprehet profesori Gjok Vuksani.

Risi këtë vit në skemën mbështetëse të bujqësisë është dhe aplikimi në grup apo nëpërmjet shoqërive të bashkëpunimit bujqësor. Sipas Ministrisë së Bujqësisë janë 321 grupe fermerësh dhe 21 shoqëri të cilat pretendojnë të përfitojnë nga fondet në dispozicion.

- Publicitet -

“Bashkimi i fermerëve mbi bazën e këtyre grupeve bëhet pa një akt legal, bëhet me një marrëveshje të panoterizuar sipas udhëzimit. Por pyetja është a do ketë qëndrueshmëri ky grup”, shtoi profesori.

Sipas Vuksanit, skema nxjerr në dukje edhe rënien e numrit të bagëtive e për rrjedhojë edhe të blegtorë. Aplikimet për subvencionet për lopët arriti në 3851, të imtat 5437.

“Një numër shumë më i vogël para 4-5 vitesh që ishte rreth 6 mijë aplikime për subvencinet. Kjo tregon që numri i fermerëve që merren me mbarështimin e lopëve dhe numri i lopëve është reduktuar.”

3.3 miliardë lekë në dispozicion, thënë ndryshe sa gjysma e një vitit të kaluar, sipas ekspertëve janë një arsye e fortë se përse është e pamundur të nxitet zhvillimi i mëtejshëm bujqësor dhe blegtoral.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  • Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e Kim Philby
  • Vrasje në Shkodër: Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën vrau për një borxh dhe “çështje nderi”
  • (no title)
  • Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?

Komentet e Fundit

  1. K R on Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  2. Luan on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  3. L.H on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  4. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?