Nga Artan Duka
Boruar në DITA
Siç është katandisur opozita, Rama e ka në terezi, vetëm nëse velet nga pushteti apo ia beh ndonjë “ferman” nga tej Atlantikut (se të jetë për opozitën, ajo po sillet si të jetë në “borderonë” e tij!).
Ndonse ka debat, opozitë reale sot është Rithemelimi i Berishës, pavarësisht vulës, statusit non-grata e dosjes së drejtësisë ndaj tij. Por ndërkohë, vetë Rithemelimi është lajmi më i keq për rrotacionin politik aq jetik në demokraci. Me CV të ngarkuar nga e shkuara, ky rreshtim politik bart gjithshka përveç ngjalljes së shpresës tek qytetari për ndryshim.
Rithemelimi është sot për popullin opozitar e vetmja kartë e mbetur, mjerisht e djegur, për më tej! Nuk ofron shpresë, zgjedhje e zgjidhje, vetëm ha kohë të vyer për aksionin opozitar, pengmarrje e pezulli fatale kjo për opozitarizmin e kapur në vorbullën e dështimit kronik nga ku nuk po del dot.
Shëmbulli më i fundit i qasjes ku të çon “mushka” për opozitën është rrëmuja e stisur në Kuvënd, një degradim imazhi i tij si të ishte fole grenxash ku thumbat hidhen brënda por i vuan qytetari jashtë.
“Grenxat” nuk e meritojnë atë karrige dhe ndërsa për disa drejtësia e rregullorja bën të sajën, për të tjerët, mbetet vota e lirë me “fshesën” e saj. Drejtësia është shumë por jo gjithshka. Ajo duhet përmbyllur dhe vënë kapak me reformë zgjedhore që rikthen “drejtësinë” e votës.
Liri për t’i hequr lirinë tjetrit!
Në atë sallë ka liri të plotë për t’u shprehur por jo liri pa kufi për të vepruar! Liri për të qënë i papërgjegjshëm(!) për fjalën por jo për të bërë vandalin deri tek cënimi i së drejtës së fjalës me heqjen e kartës deputetit apo goditjen e tij! Një vënd ku mund të thuhet por jo të bëhet gjithshka (vallë a vlen imuniteti edhe kur ca lëshojnë gojën edhe jashtë asaj godine?) sepse nuk e kanë me tapi por janë “qeraxhinj” tek shtëpia e qytetarit e si çdo shtëpi, ajo ka rregullat e saj.
Rithemelimi mund të ketë të drejtë në pretendimet e tij por nuk ka të drejte të përdhosë me akte shtëpinë e qytetarit. Demokracia ka hapësira, brënda e jashtë asaj salle, për çdo kauzë të opozitarizmit dhe koha ka treguar se shpërfillja e rregullave dhe ekstremizmi çojnë në vet-izolim. E kanë tentuar deri dje PS e PD bashkë, se populizmi nuk të bën medoemos popullor, se ultimatumet, molotovët, bojkoti, grevat e urisë me “kamikazë” të zellshëm (!) etj, janë t’ia bësh vetes e zhytesh në qorrsokak!
Nëse sot Rithemelimi pretendon se po shpërfillet arbitrarisht në ngritjen e Komisioneve Hetimore, ka rregullore të Kuvëndit, institucione, mekanizma ligjorë, mbulim mediatik, presion e verdikt qytetar në zgjedhje, ka edhe Bruksel! Gjithshka tjetër, në mos naivitet politik, është e qëllimshme për të turbulluar situatën për interesa vetjake por që krijon terren vetvetiu më pas për gjeopolitikat antishqiptare në rajon në një botë që po vlon si asnjëherë.
Heqja e kartës së deputetit është heqje e së drejtës së fjalës të zëdhënësit të votuesit. Është thelbi i demokracisë dhe ata që paguhen për këtë punë, Kryesia, sigurimi i brëndshëm në Kuvënd, nuk duhet të tolerojnë. Opozita duhet shkundur sepse rrëshqitja e lirë e saj nuk është lajm i mirë. Nëse degradon ajo, degradon demokracia sepse zbehja e garës zgjedhore dhe marrja e mirëqënë e pushtetit pjellin veç autoritarizëm dhe sado e aftë e modeste një qeveri, sado i aftë e reformator një kryeministër, demokracia po nuk u trazua, zë llum nëse mbahen të gjitha “vezët” në një shportë!
Demokracia ka nevojë për garë reale në zgjedhjet e rradhës por Rithemelimi i Berishës është një “zombi” politik dhe sa për Bashën, as kalimi i “ylberit” nuk e bëri dot faktor. Koha lyp një forcë të re politike, jo domosdoshmërisht të djathtë se atë rol ka kohë që e luan Partia Social-ishte por një parti vlerash e fryme qytetare që barten nga individë idealistë ndaj demokracisë perëndimore, teknokratë të aftë dhe patriotë, modestë e të ndjeshëm ndaj qytetarit që i voton.
Jemi Republikë por me “kapjen” e votës dhe autoritarizmin në rritje, pushtetin real e ka një “elitë” snobiste që ndonse flet në emër të qytetarit, nuk para vë ujët në zjarr për të. E sa kohë qytetari nuk dikton me votë, politika është e qetë në rrjedhën e papërgjegjshmërisë së saj.
Dufin ndaj SHBA ia nxjerr Ramës!
Marrëzia e rradhës opozitare në Kuvënd nuk është rastësi. Mazhoranca e qasja e saj ndaj opozitës (arrogante sipas saj) është po ajo që ka qënë edhe më parë dhe e vetmja gjë që ka ndryshuar është hapja e dosjes prej SPAK ndaj Berishës. Por SPAK nuk është skap i z. Rama sikurse etiketohet nga Rithemelimi. Berisha nuk është as i pari e as i fundit që bie në rrjetën e tij. Të gjithë, qeveritarë e ish-qeveritarë, sot janë “lakuriq” para tij.
Për turp, demokracia jonë asnjëherë nuk e mori veten aq sa me votë e drejtësi t’i bënim ballë vetë abuzimit me pushtetin. Jemi po ata që ishim, votues, prokurorë e gjykatës por ajo që bëri dallimin ishte SHBA. Ndaj dhe SPAK nuk është “skap” i asnjërit mes nesh por i SHBA e Perëndimit e opozita nuk ka përse i jep Ramës merita që nuk i ka. Me SHBA pas tij, pyetja për SPAK nuk është pse i është turrur sot Berishës por a do të hetohen vallë të gjithë ata që janë përfolur këto tre dekada, pa përjashtim? SPAK po dëshmon se boll të çohen dosjet dhe të kihet pak durim dhe gjithkush merr përgjigje një ditë.
Meritë sot për drejtësinë nuk ka as Rama, as juristët e SPAK me rrogat e larta por SHBA. Ajo që urojmë tashmë është që drejtësia të mos bëhet më pas berihajit duke lejuar që litari i zullumit të mbetet jashtë apo që ajo të lërë pështypjen se hap dosje kur dikush shkel në “kallo” SHBA duke lënë të livadhisin të tjerë të “dorës” që përballë makthit nga drejtësia bëjnë “konen” në neveri ndaj perëndimit.
Rithemelimi nuk e ndërron dot kursin e drejtësisë dhe fatin e Berishës. Nëse mendon se drejtësia është selektive, ka shansin t’a vërtetojë atë. Nëse përmes SPAK, SHBA mbetet e vendosur për të rikthyer barazinë para ligjit, atëhere Rithemelimi nuk ka pse merret me komisione hetimore por të nisë dosjet e abuzimit qeveritar sa më parë në SPAK. Do të jetë test për SPAK e SHBA pas tij. Gjithshka tjetër është demagogji dhe kuturisje “korbi korbit nuk i nxjerr sytë”.
“Spak” edhe me votë!
Por do të ishte mjerim për demokracinë nëse sërisht abuzimit do t’i linim përballë vetëm SPAK. Politikën duhet t’a pastrojë drejtësia e qytetari bashkë. Problemet tona e kanë zanafillën tek 2008 e 7501! Viti që legalizoi përçudnimin e votës dhe ligji që nuk e çoi pronën tek i zoti por tek më i “zoti” duke nëpërkëmbur ekonominë e kohezionin social.
Sot votohet pa garë dhe zgjedhjet pa zgjedhje nuk mundësojnë as zgjidhjet e duhura më pas. Kuvëndi është plot me deputetë numërorë, një lloj “qëndrueshmërie” në dukje në favor të reformave apo interesave gjeopolitike të perëndimit por dhe imunitetit politik ndaj çdo hetimi ndaj abuzimit. Shumë larg asaj çfarë qytetari meriton.
Politikës i doli nga duart drejtësia e tani e ka rradhën vota të çlirohet prej saj. Nevojitet një reformë zgjedhore që shndërron Kuvëndin në “koshere bletësh” ku bëhet drejtësi për gjithshka, pronën vetë, e ku deputeti ndruhet nga ajo që mendojnë zgjedhësit e tij. Jo një ligj zgjedhor proporcional që lejon mish-mash partish klienteliste por ligj mazhoritar me dy raunde (shmang çdo merak) që rikthen dinjitetin e votuesit në përzgjedhjen e tij. Një mazhoritar ku deputeti votohet atje ku banon dhe jo me korrespondencë si tani!
Është e vetmja kauzë që sjell në binarë gjithshka prej nga politika e korruptuar ndëshkohet dyfish, gjykatë e kuti votimi njëkohësisht! Një lëvizje që jep dinjitet dhe që me shumë gjasa do të nisë nga poshtë se afërmënd politika e korruptuar nuk lëshon pe. Një shans për qytetari aktive dhe, në rast se PS e PD nuk reflektojnë, një parti të re si zëdhënëse të tij. Po aq drejtësi sa SPAK bën edhe vota dhe ajo është marrë peng gjatë.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Ke kujtesë të shkurtër o Artan Xh. Duka! Kthehu pak në kohën kur Rama ne të tijtë zhgërryhej e cirrej bulevardit e kur bllokonin e shanin në parlament. Mund të shikosh videot e Erion Braçes me shokë se çfarë fjalori rruge përdornin. U arrit deri aty sa të pranohej koalicioni me qelbësira vetëm e vetëm që të rrëzonin Berishën. Po tani pse nuk vlen e njëjta gjë? Mos vallë i prish rehatinë shokëve të Dites apo ojfistëve të Lali Erit që po marrim llokma financimesh e nuk po ndihen më. Leart Kolës ia do puna të shkruajë nja dy artikuj që të justifikojë paratë që merr Instituti i tij me anëtarë Jolezën e nja dy shokë të tjerë. Andi Kananaj me grupin as që ndihen më për të drejtat e qytetarëve se ia ka mbushur mire xhepin Lali Eri me lali Edin. Mazniku me nja 20 rroga është bërë bos ndërkohë që ju shqyheni kundra Berishës. Madje tashmë ia shtrojnë tek Nusreti si sheikët. Si thua ti Artan a vërtet jemi mirë???
mazhoritari me dy raunde me fitues mbi 50%, lejon edhe aleanca ne raundin e dyte, tamam perfaqesim jo si sot me tufezat e partise me biberon tek goja.
tani qe po merret SPAK me salen thame se rame rehat se na zuri goja lesh pse nuk vepron ndaj tij po pse iken kollaj sala, kemben zvarre e prape teneqes gjithe diten… ngjitur pas kepuces. duhet qe te rritet presioni ndaj te tjereve tani tek PD, PS, PL etj qofshin, nga kokat tek bishti, boll me llomotitje por coni dosjet ne Spak, do shoke burgu se nuk shtyhet vetem, te pakten te shohim pak drejtesi se kishin marre kot e po futeshin edhe ne histori kontrabande si burra shteti!!!!
Enveristi Arta Xh. Duka:
Fermanin per Edi Ramen mos e prit sa te jete Oktopodhi i Sorosit ne DASH,
prandaj:
ME MIRE AI SE GRABITI “PARTIZANIN E TITOS QE FISI TIRONC BEGEJA JA KISHTE SHITUR DUCES NJEHERE DHE ENVERI JA SHITI HRUSHCOVIT DY HERE, SESA CUNI TINZAR I KRISTAQIT QE KORRUPTOI FBI
Eshte ngaterru Lemshi keq o SPAK!
Sot nje djale kurajoz me llagap Hasanaj ka denoncu Paloken e PD se ka perfitu mijra meter katror siperfaqe ne Bregdetin e Spillese kavajes,si Investitor Strategjik i Qeverrise Rama.
Ky qe i hudhesh Rames permbi tavoline,,Ky qe i beri surratin me boje Pelikan,qe e shan mare e prape,mGjes dreke dARKE,..
o Spak cfeshtille kte lemsh,,se populli nuk po di se ku e ka koken njeri dhe ku i dalin kembet tjetrit,,aq keq jane karamboluar.
Mirë,mirë e ke.Mirë e kini kategoria tuaj.Edhe shkrimomani,i përditshëm dhe i përndershëm Fatos.
Po nuk kini ndonjë ndryshim të madh,nga politikanët e qenefit,që paguhen në parlament.
Pse si vini pikën mbi I?
Përgjegjësia është e Salës dhe Edit,që i zgjedhin me listë këta debila,hiena dhe tartabiqe.Dhe nuk i zgjedh populli që i nje.
Pse se ndryshojnë ligjin,por i vijnë rotull.,e bëjnë karagjozllëqe.
Kush do bëjë ndryshime për mirë në ligjin e zgjedhjeve.Damjani,Oerti apo Sala me Edin.
O demo, po pse ngrihen tani akuzat per korrupsion ndaj Palokes?
Ka qe ne 2013en qe eshte pervetesuar toka ne Spille. Cila eshte arsyeja qe tani u kujtuan keta per kete pune?
Thua nuk e dinin me pare?
Opozita ne parlament po lufton per nje te drejte themelore te saj qe ja jep Ligji e Kushtetuta.
– Kerkon te ngreje Komisione Hetimore Parlamentare.
Por kete ja ndalon Regjimi, dhe c’eshte me absurdi : Kerkon qe edhe deputetet e Opozites ne Komisionin e Reformes Zgjedhore ti zgjedhe Lindita Nikolla (!)
Ja pra, Regjimet nuk kane brire. Keshtu e nisin me shkeljen e Ligjeve Kushtetuese qe vete kane miratuar.
Se me pushkatime te deputeteve opozitare si beri Enver Hoxha ne 1945 nuk munden dot, ndonese kane mjaft nostalgji edhe per faktin se Partise Enverit i perkasin, me emer te nderruar ne 1991.
Si ka mundesi qe sa here ka trazira dhe rremuja eshte po i njejti person . Ai eshte Sali Berisha.
Don Kishoti eshte ringjallur dhe duket se ka penetruar ne trurinne Saliut.
Berisha ka shpallur lufte kunder karrigeve te parlamentit se beson se ato e kane
fajin, kur ne to ulen kundershtaret e tij.
Por Don Kishoti i Manches ishtei varfer. me nje kale pothuaj se te ngordhur,
Qe pasohej nga Dylqinja qe kendonte si mullinja dhe Sanco Panco
me barkun sa nje kosh dhe koken fare bosh.
Por burri i malsise se madhe, Sali Berisha, i ka femijet milionere por jo biznesmene.
Po perpiqet ta theje prapa rrotenn e historise sikur ta mberthent me hushte, por nuk
ka ndermend qe familja e tij ti ktheje Shqiperise pasurite e patundeshme e te tjera,
se beson se ato jane nje dhurate e perendise, dhe Jo pervetesime te perkrahura nga gjykata
e prokurore te korruptuar