Ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka është shpallur në kërkim me urdhër të SPAK.
Arben Ndoka u shpall në kërkim në kuadër të megaoperacionit të mëngjesit të sotëm, ku u lëshua nga Prokuroria e Posaçme 50 urdhërarreste.
Në shtator të vitit 2015, Arben Ndoka dorëzoi mandatin e deputetit, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, sepse kishte një dënim në Itali.
Ish-deputeti socialist u arrestua në 21 tetor të vitit 2018, pasi emri i tij doli në përgjimet e një grupi kriminal.
Emri i Arben Ndokës në përgjimet e grupit kriminal

Arben Ndoka u vendos në përgjim duke zbuluar aferën që solli arrestimin e tij nga Policia pas urdhrit të Prokurorisë.
Ai u akuzua në atë kohë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.
Ky grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj..
Në mars të vitit 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim.
Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.
“Me gjithë provat e forta të paraqitura nga Policia dhe Prokuroria, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Apelit Shkodër ndryshuan masat për një numër të konsiderueshëm shtetasish, mes tyre edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, si dhe 2 shtetas të rishpallur në kërkim. Gjithashtu, disa ditë më parë Policia e Lezhës goditi një tjetër grup prej 11 ish-zyrtarësh të Hipotekës, aktiviteti i të cilit dyshohet se lidhet me tjetërsimin e tokave në këtë qark”, tha Policia.
Por nëntor të vitit 2018, Gjykata e Apelit e liroi nga qelia dhe e vendosi nën masën e sigurisë arres shtëpie.
Konfiskimi i pasurisë
Gjykata Apelit të Posaçëm vendosi në 15 nëntor 2022 që të konfiskohej pasuria e familjarëve të ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka.
Konkretisht, sipas vendimit të gjykatës parashikohet konfiskimi i pasurisë ndaj Xhevi Ndokës dhe Mimoza Ndokës, vëllait e motrës së ish-deputetit socialist Arben Ndoka, transmeton News 24.
Ndërkaq, një vit më parë, shkalla e parë e Gjykatës së Krimit kundër Krimit dhe Korrupsionit konfiskoi një pasuri prej 55 milionë eurosh të një grupi që akuzohen për shpronësimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit.
Në këtë mënyrë, Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke vendosur përfundimisht konfiskimin e këtyre pronave.
Arben Ndoka u vendos në përgjim duke zbuluar aferën që solli arrestimin e tij nga Policia pas urdhrit të Prokurorisë.
j.l./ dita

Partia Socialiste dhe institucionet qeverisese, nen drejtimin e Rames, u kthyen ne laboratore te perpunimit te krimit.
Lloj lloj kriminelesh, hajdutesh, korrupsionistesh, njerez te panjohur qe pergjithesisht dolen nga gjirizet, sidomos gjate dy mbreterimeve te tij ne Bashkine e Tiranes dhe se fundmi si kryeminister, mbueshen parlamentin, qeverine dhe çdo zyre shteti ne menyre kapilare. U kompromentuan deri edhe ato institucione qe jane pergjegjese per te luftuar krimin e korrupsionin. Qe nje punonjes policie te beje miliona euro, sigurisht ne bashkepunim me krimin dhe askush te mos e ndaloje, por te dale vetem nga pergjimet, eshte nje tregues shume domethenes. Them per punonjesit e policise se me ministra hajdute tanime jemi mesuar.
Pooor Rama nuk di gje se çbehet. Nuk eshte ai qe i ka bere keto emerime. Edhe nese i ka bere, ai nuk e dinte qe keta te gjithe ishin qe me pare hajdute te njohur. Ja kane bere me te pabese edhe ata qe i kishte bashkepunetoret me te afert ne 25 vite. Ai eshte edhe i zene me lidershipin boeteror, evropian e rajonal.. Çfare te beje me perpara…
E rendesishme eshte qe SPAKu i ka futur ethet cdo politikani, polici, punonjesi hipoteke.
Kete mundesi e krijoi Edi Rama.
SPAKu nuk do ekzistonte po te mos luftonte Edi Rama.
Dhe nje fakt tjeter te rendesishem, SPAKu eshte krijuar 5 vjet me pare, por ka vetem 18 muaj qe funksionon si FBI, si institucion qe perballet me krimin, politiken, rryshfetin.
Nqse ne krye te SPAKut do vije perseri nje Arben Kraja, SPAKu do kthehet perseri ne nje gjol me ferra.
Ndryshe nga te tjeret, Ndoka dhe ca emra si ky i hanin dardhat ne sy te Rames, por ky as nuk guxonte t’i hapte syte se dhitej ne breke prej tyre. Mos t’i veme faj kot.
Kur do të vihet rregull në këtë “stan”! Drejtësia ndikohet politikisht, media gjithashtu, komentuesit po ashtu! Hajdutët me të Mëdhenj që bënë kerdinë janë ata që ishin në pushtet nga 1992 deri 2013. Por, tani ata janë në sulm që janë “të ndershëm” dhe këta të sotmit të korruptuar! Kush mund t’a zgjidhë këtë gënjeshtër, ku hajduti thotë kapeni hajdutin?! Vetëm drejtësia, por kjo drejtësi është e kapur nga politika, sepse politikanët i kanë vendosur aty sipas interesave të tyre. E patë se si votuan Xhafersari me Bejtjen për Belerin?! Të dyja u emëruan në Kushtetuese nga Meta dhe ato ja shpërblejnë Metës duke përkrahur Belerin. Po të zbatohej ligji drejt, Beleri nuk mund të ishte kantidat për Kryetar Bashkije sepse ishte i dënuar nga një gjykatë e mëparshme. Ligji është një, si për ata që japin dorëheqje për dënime nga gjykatat italiane, apo greke, ashtu edhe për Belerin. Që të mos harxhohen energji dhe kohë të panevojshme, duhet që drejtësia të japë drejtësi dhe jo selektivitet politik! Duhet që gjykatësit që zbatojnë ligjet politikisht, jo vetëm të shkarkohen por edhe të dënohen, ndryshe nuk ka rregull në ketë “stan”!