Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Bllokada ndaj Shqipërisë, Kathimerini: Jo vetëm Scholz, edhe Presidenca spanjolle e acaruar me Athinën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Rajoni > Bllokada ndaj Shqipërisë, Kathimerini: Jo vetëm Scholz, edhe Presidenca spanjolle e acaruar me Athinën
Rajoni

Bllokada ndaj Shqipërisë, Kathimerini: Jo vetëm Scholz, edhe Presidenca spanjolle e acaruar me Athinën

Published: November 29, 2023
Shpërndaje

Greqia po përballet me presionin e Bashkimit Europian për bllokadën që ka vendosur t’i bëjë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Gazeta greke ‘Kathimerini’ shkruante në një shkrim të publikuar vonë me titull: ‘Greqia nën presionin e BE-së për Shqipërinë’ se konsultimet intensive diplomatike po zhvillohen me Greqinë me qëllim që të pranojë të dërgojë një letër në emër të Këshillit Evropian në Tiranë, në mënyrë që Shqipëria të hapë negociatat për tre grup-kapitujt e parë.

Diskutimi përkatës pritet të zhvillohet në takimin e përfaqësuesve të përhershëm në BE (Coreper) të mërkurën (pra sot, 29 nëntor), pasi Shqipëria përfundoi me sukses fazën e parë të negociatave të anëtarësimit në BE (procesin e screening) të premten e kaluar pas 14 muajsh konsultime.

- Publicitet -

Nuk është sekret se Athinës i është bërë presion, shkruan Kathimerini, duke cituar burime diplomatike evropiane të cilat i kanë thënë se kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar përmes kanaleve diplomatike se procesi i anëtarësimit nuk duhet të jetë një çështje dypalëshe. Madje, sipas një zyrtari evropian, edhe presidenca spanjolle e BE-së shfaqet veçanërisht e acaruar me qëndrimin e palës greke, shkruan gazeta greke Kathimerini.

Në këtë sfond, Greqia nuk mundet, thanë burime diplomatike, të vazhdojë bllokimin e letrës në fjalë për një kohë të gjatë pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të Shqipërisë. Për shkak të kësaj, dhe në rast se përfundimisht vendos të dërgojë letrën e lartpërmendur nga Këshilli Evropian, Athina po shqyrton hapësirën për “bllokimin” e fazës tjetër të procesit përkatës, i cili përfshin një raport që përshkruan të gjitha standardet për atë që tashmë ose duhet të ishte përmbushur nga Tirana (raporti i përhershëm i anëtarësimit), si dhe thirrja e një konference ndërqeveritare përkatëse.

Greqia është zotuar të bllokojë aspiratat e Tiranës për në BE për sa kohë nuk zgjidhet çështja e kryebashkiakut të zgjedhur etnik grek Fredi Beleri, i burgosur që prej muajit maj, në Shqipëri, duke theksuar se të drejtat e tij të njeriut po shkelen.

Në përgjigje të akuzave që synojnë Greqinë për ta bërë çështjen dypalëshe, ministri i shtetit Stavros Papastavrou theksoi se qëndrimi i Athinës ka të bëjë me mbrojtjen e parimeve evropiane.

“Çështja Beleri është thellësisht evropiane, nuk është dypalëshe. Ka të bëjë me respektimin e shtetit të së drejtës”, tha Papastavrou.
Ndërkohë qeveria shqiptare është deklararuar e prerë se cështja Beleri është në dorë të drejtësisë dhe nuk do të ndërhyjë.

Çfarë po ndodh?

Komisioni Evropian ka rekomanduar fillimin e bisedimeve  për tre grup-kapitujt e deri në fund të vitit 2023. Këta kapituj janë nga më të rëndësishmit pasi kanë të bëjnë me demokracinë, funksionimin e institucioneve demokratike dhe prokurorimet publike. Që bisedimet të hapen duhet mbështetja unanime e 27 vendeve në Këshillin Europian të shteteve anëtare të BE.

Më 11 nëntor 2023 Greqia vendosi të mos i bashkohet shteteve të tjera antare të BE-së për të plotësuar kërkesën e komisionit Evropian drejtuar Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për tre grup-kapitujt e parë.

Më 14 nëntor në një konferencë të përbashkët, në Berlin, me kryeministrin grek Kyriakos Micotaqis,Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh kundër bilateralizimit të procesit të zgjerimit të BE.

“Në të kaluarën, jam angazhuar shumë me vende të ndryshme për të siguruar që të mos ketë asnjë bilateralizim që do të pengonte përparimin e këtij procesi dhe po punojmë që kjo të vazhdojë të jetë e mundur në të ardhmen”, theksoi kancelari socialdemokrat.

Scholz tha se është e nevojshme të shkohet drejt afrimit të mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilave iu dha premtimi për anëtarësim pikërisht 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut 2003.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama është shprehur disa herë se nuk e besonte se Greqia do bllokonte Shqipërinë

“Do të ishte shumë jo serioze që Shqipëria që njihet botërisht si një vend krejt ndryshe nga ai që ishte, qoftë nga opinioni ndërkombëtar i përgjithshëm që është kthyer në një vend që nuk mungon në asnjë nga top listat e destinacioneve më të preferuara turistike, qoftë nga opinioni i institucioneve ndërkombëtare, e patë progres raportin për Shqipërinë, të bllokohet për një çështje që s’është fare një çështje e Bashkimit Europian, s’është fare një çështje e integrimit europian, s’është fare një çështje e kornizës negociuese të Shqipërisë me Bashkimin Europian, por është një çështje që dhe në aspektin bilateral, sipas meje është minore në raport me çështjet e rëndësishme të interesit të përbashkët strategjik mes nesh dhe Greqisë”, deklaroi Rama në një konferencë për median më 24 nëntor 2023.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?