Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Grevë e përgjithshme në Izrael, protestuesit kërkojnë marrëveshje me Gazën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Grevë e përgjithshme në Izrael, protestuesit kërkojnë marrëveshje me Gazën
BoteLajmi i fundit

Grevë e përgjithshme në Izrael, protestuesit kërkojnë marrëveshje me Gazën

Published: September 2, 2024
Shpërndaje

Një grevë e përgjithshme në Izrael ndërpreu punën në banka, transportin publik, spitale, dyqane dhe aeroportin kryesor të vendit, pasi sindikata më e madhe izraelite është vënë në përpjekje për të ushtruar trysni mbi qeverinë për të arritur një marrëveshje armëpushimi me Hamasin, një ditë pasi gjashtë pengje të tjerë u gjetën të vdekur në Gaza.

Arnon Bar-David, kryetar i sindikatës Histadrut, tha të dielën se arritja e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi në Gaza “është çështja më e rëndësishme”.

“Deri më tani kemi treguar shumë përgjegjësi dhe nuk ka qenë e lehtë”, tha zoti Bar-David. “Por mendoj se ne nuk mund të rrimë duarkryq. Ne nuk mund të injorojmë klithmat e fëmijëve tanë që po vriten në tunelet në Gaza; është e papërfytyrueshme…”

- Publicitet -

Me sa duket, pengjet u qëlluan për vdekje nga militantët në kohën kur trupat izraelite po i afroheshin vendndodhjes së tyre në Gaza. Ministria e Jashtme e Izraelit tha herët të hënën se një ekzaminim mjeko-ligjor tregoi se pengjet u vranë nga të shtënat me armë zjarri nga afërsia, 48-72 orë para ekzaminimit.

Greva e së hënës pasoi protestat e së dielës mbrëma, në të cilat dhjetëra mijëra njerëz kërkuan që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të binte dakord për një armëpushim.

Mijëra njerëz u mblodhën jashtë zyrës së kryeministrit Netanyahu në Jerusalem. Në Tel Aviv, të afërmit e pengjeve parakaluan me arkivole për të simbolizuar numrin e të vdekurve.

Protesta u duk se ishte më e madhja në gati 11 muaj lufte.

Të afërm dhe mbështetës të pengjeve izraelite që mbahen në Gazë gjatë protestës në Jeruzalem, 1 shtator 2024.

Më herët të dielën, kryeministri Netanyahu u zotua të intensifikojë luftën me Hamasin pasi ushtria izraelite gjeti trupat e pengjeve të vdekur.

“Ata që vrasin pengjet nuk duan një marrëveshje” për një armëpushim në Gaza, tha kryeministri Netanyahu në një deklaratë, duke u thënë udhëheqësve të Hamasit, “ne do t’ju gjuajmë, do t’ju kapim dhe do t’i lajmë hesapet”.

Ai akuzoi gjithashtu Hamasin për kryerjen e një sulmi me armë zjarri më herët të dielën që vrau tre oficerë policie pranë qytetit të Hebronit në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Hamasi e quajti atë një “operacion heroik të rezistencës”, përgjegjësinë për të cilin e morën brigadat Al AQassam.

Izraeli thotë se beson që 101 pengje izraelite dhe të huaj mbeten në Gaza, por rreth një e treta e tyre besohet të kenë të vdekur, ndërsa fati i të tjerëve nuk dihet.

Zyrtarë të lartë të Hamasit thanë se Izraeli, me refuzimin e tij për të nënshkruar një marrëveshje armëpushimi, është përgjegjës për vdekjet më të reja.

Forumi i Familjeve të Pengjeve i bëri thirrje kryeministrit Netanyahu të marrë përgjegjësinë dhe të shpjegojë se çfarë po e pengonte një marrëveshje.

i.b./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga Saliu te Rama, kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?