Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gripi në Shqipëri, Simaku: Qarkullim intensiv i dy viruseve, 12 mijë të prekur në javë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gripi në Shqipëri, Simaku: Qarkullim intensiv i dy viruseve, 12 mijë të prekur në javë
AktualitetShoqëri

Gripi në Shqipëri, Simaku: Qarkullim intensiv i dy viruseve, 12 mijë të prekur në javë

Published: December 30, 2022
Shpërndaje

Në javën e fundit të muajit dhjetor, gripi stinor po qarkullon intensivisht në vendin tonë por ekspertët e shëndetit publik thonë se piku i tij pritet të jetë në fund të muajit janar dhe fillimin e muajit shkurt.

Në një prononcim për Gazetasi.al, eksperti i shëndetit publik Artan Simaku tha se nga sistemi i survejancës në ISHP, raportohet për afro 12 mijë të sëmurë në javën e fundit.

Simaku tha se aktualisht qarkullojnë dy viruse gripi, gripi i tipit A me nëntipet AH3 dhe AH1 si dhe virusi i gripit i tipit B, virozat respiratore dhe më pak Covid.

- Publicitet -

 “Prirjet për shtimin e rasteve me grip janë në rritje, por ende nuk kemi arritur pragun epidemik.

Jemi në një periudhë të zakonshme qarkullimi i gripit të stinës, njësoj si para pandemisë. Momentalisht, nëntipi AH3 është më agresiv si virus duke shfaqur temperaturë më të lartë deri në 39 e më pak virusi i tipit B”, thonë ekspertët e shëndetit publik.

Shifrat zyrtare i përkasin rasteve të paraqitura tek mjeku i familjes për vizitë mjekësore, ndërkohë që numri i të prekurve me grip e viroza është edhe më i lartë.

Sipas ekspertit Artan Simaku, të dyja nëntipet e virusit të gripit janë të përfshira në vaksinën e gripit ndaj ai bën apel për vaksinim të popullatës.

“Momentalisht kemi bashkë qarkullim të gripit dhe Covid, ndaj asnjëherë nuk është vonë për tu vaksinuar me vaksinën antigrip dhe anticovid. Duke qenë se gripi qarkullon në të gjitha grupmoshat, nga foshnjat disamuajsh deri tek moshat e treta, kërkohet një kujdes i shtuar pasi komplikacionet e gripit janë të rënda nëse nuk mjekohen në kohë”, thonë ekspertët.

Me fillimin e muajit janar, pritet që rastet me grip të shtohen duke rritur alarmin tek ekspertët për shkak të riskut të fluksit të rasteve për terapi në spitale.

Mjekët këshillojnë që në çdo rast ti drejtohen mjekut të familjes për të kryer vizitën dhe për të marrë terapinë e nevojshme mjekësore.

Gjithashtu, mjekët i bëjnë apel prindërve që në rast të prekjes së fëmijës nga gripi, të mos i dërgojnë në kopshte e shkolla pasi bëhen burim i përhapjes së infeksionit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  2. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  3. Shko mër debil on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. Bruno on Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  5. Toni on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?