Një sherr është regjistruar në lagjen numër 1 në Kavajë ku një grup të rinjsh të moshave 23 dhe 35 vjeç kanë dhunuar me sende të forta një 49-vjeçar.
Si pasojë e konfliktit 49-vjeçari po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
