Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hallka më e dobët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Hallka më e dobët
Kryesoreopinion

Hallka më e dobët

Published: December 1, 2025
Shpërndaje

Nga Asim Bedalli

Nuk është dhe nuk mund të jetë zgjidhje e qëndrueshme aksioni. Ai shërben për ta nxjerrë problemin nga gjendja e inercisë në të cilin ndodhet e për ti dhenë një impuls të ri punës. Por nuk është dhe nuk mund të jetë zgjidhja e tij, sepse për vetë përmbatjen e termit aksion ai ka një shtrirje të kufizuar si kohë.

Në hapjen e grupkapitujve  të fundit të negociatave me Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama deklaroi se ishte “krenar që administrata jonë mori duartrokitje për negociatat me BE”. Dhe në kulmin e euforisë për këte sukses nxitoi të deklaroje se:.. edhe ai ishte influencuar nga thashathemnaja që qarkullon në kanalet e infektuara të informacionit tonë të përditshëm për administratën tonë ?!

- Publicitet -

Për hir të së vërtetës ky nuk është sukses i të gjithë  administratës sonë , por “i atyre 1000 djemve e vajzave të shërbimit civil dhe të institucioneve të ngarkuara për këte qëllim’’, që kryeministri i veçoi dhe i përgëzoi në mënyrë të veçantë. Këta vërtetë që duhen përgëzuar për këte sukses, por jo e gjithë administrata publike. Ndryshe si shpjegohet që kryeministri megjithëse ka shpallur disa herë gjatë qeverisjes së tij aksione për vendosjen e sundimit të ligjit mbi teritorin, ai vazhdon të jetë ende një nga problemet më të mprehta për shtetin dhe shoqërinë tonë.

Për të mos e mërzitur lexusin, po ndalemi vetëm tek ky aksion, i cili në mënyre sintetike pasqyron dobësitë e administratës publike, si një nga hallkat më të dobëta të qeverisjes. Sa për kujtesë:

– Në gusht të vitit 2013, sapo Partia Socialiste fitoi zgjedhjet, Edi Rama si kryeministër i qeverisë së saj deklaronte se e “…konsideronte emergjencë komëbtare pastrimin e teritorit nga ndërtimet pa leje”.

– Në vitin 2021  u ndërmor i njejti aksion, këtë herë nën titullin: “Bregdeti ynë”, i cili shpalli si objektiv po shembjen e ndërtimeve pa leje dhe nxjerrjen  para ligjit të  përgjegjësve.

-Në vitin 2022 u ndërmor aksioni kundër shtesave pa leje në kullat e Tiranës. Qeveria nxorri një akt normativ për konfiskimin e tyre dhe përdorimin për nevojat publike. Por një vit e gjysëm më vonë po vete qeveria jua riktheu katet e ndërtuara pa leje atyre që i kishte quajtur shkelës të ligjit me një cmim dhjetë herë më të ulët se ai i tregut .

Aksioni i ri, i cili është i katërti që ndërmerret për të njejtin problem, po zhvillohet me shumë vrull. Kryeministri Edi Rama informon e ndan informacione, shpesh të shoqëruara me video  për shembjen e ndërtimeve  pa leje në të gjithë territorin e vendit dhe deklaron se aksioni do vazhdojë pa ndërprerje. Por po me kaq vrull  filluan edhe aksionet e mëparshme  për shembjen e ndërtimeve pa leje , të shoqëruara gjithmonë me fjalët: “aksioni do vazhdoje pa ndërprerje”, por të gjithë dështuan “me sukses”.

Abuzimi i teritorit me ndërtimet pa leje ka qenë e mbetet një nga problemet më të mëdha të  tranzicionit shqiptar. Zgjidhja e tij është komplekse e varet nga shumë faktorë.

Ripërsëritja e aksionit për ndërtimet pa leje, pa u analizuar këta faktorë që përcaktojnë rezultatin e tij, do të jetë dështimi i radhës. Nuk është dhe nuk mund të jetë zgjidhje e qëndrushme aksioni. Ai shërben për ta nxjerrë problemin nga gjendja e inercisë në të cilin ndodhet e për ti dhenë një impuls të ri punës. Por nuk është dhe nuk mund të jetë zgjidhja e tij, sepse për vetë përmbatjen e termit aksion ai ka një shtrirje të kufizuar si kohë.

As paketa e re ligjore që propozoi kryeministri Rama për  venien e territorit nën kontrollin e ligjit nuk është zgjidhja. Legjislacioni ligjor i deri tanishëm  ka qenë i mjaftueshëm për ta vënë nën kontoll teritorin. Ajo që ka munguar është ndjekja e zbatimit të tij hap pas hapi, hallkë pas hallke deri në zgjidhjen përfundimtare. Dhe kjo është punë e administratës shtetërore e publike.

Le ta konkretizojme kete me ecurine e aksionit kundër ndërtimeve pa leje.  Këtë herë ai është shtrirë edhe në çlirimin e hapësirave publike, trotuareve, lulishteve e ambienteve të tjera në dispozicion të qytetarëve nga ndërtimet pa leje, kundër  zhurmave e muzikës me tone të larta deri në orët e vona të natës e tj. Këto janë me shumë rëndësi për qytetarët e Tiranës e qyteteve të tjera, sepse lidhen me cilsinë e  jetës së tyre.

Por çfarë  po ndodh? Megjithëse Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Teritorit (IKMT) ka shembur strukturat e  ndërtuara pa leje në trotuare, lulishte e ambjente të tjera publike, shohim që tavolinat dhe karriket para bareve e restoranteve në këto ambjente janë rikëthyer përsëri si më parë. Kjo sepse ai nuk po mbështetet nga strukturat që janë përgjegjëse për territorin në administratën e Bashkisë së Tiranës. Dhe numri i tyre nuk është i vogël.

Sipas të dhënave të vitit të kaluar vetëm sektorët që janë të lidhur direkt me ndjekjen e këtij probleni janë rreth 800 punonjës (Inspektoriati i Mbrojtjes së Teritorit dhe Policia Bashkiake). Ndërsa numri i punonjësve të Bashkisë së Tiranës ështe 32 213. Për një rast të tillë ata mund të mbashteten edhe nga sektorë të tjerë të administratës së bashkisë, në mënyrë të vecantë nga ata 1650 nëpunsit që punojnë direkt  në aparatin e bashkisë.

Dhe kjo ndodh sepse në administratën tonë publike ka pak motivim për punën e shumë papërgjegjshmëri për detyrat e ngarkuara. Një pjesë e saj është me nivel të ulët prefesional, madje jo pak prej tyre janë jashtë profesionit të vendit të punës. Flitet shumë për meritokraci, por në të vërtetë punësimi në administratë shpesh bëhet mbi bazat e njohjes, shpërblimit për kontributin në zgjedhje dhe nepotizmin në kuptimin e gjërë të fjalës.

Njoh shumë djem e vajza të zot, të shkolluar në universitete me emër në Perendim, që pasi janë vërtitur zyrave të shtetit tone për një vend pune, janë larguar jashtë vendit. Ndërsa ne duhet të kemi politika që t’i afrojë ata. Nuk është fjala për thirrjet që bën kryeministri herë pas here për këto kontigjente të rinjsh, por për të krijuar atmosferën e nevojshme në administratën tonë publike për afrimin e tyre.

Më shqetësues në administratën tonë është niveli i lartë i korrupsionit. Sondazhet tregojnë  se niveli i korrupsionit në administratë vazhdon të jetë i lartë. Kjo është një nga arsyet kryesore që administrata në Tiranë nuk ju kërkon bisneseve ti çlirojnë trotuaret dhe  hapësirat publike nga tavolinat e karriket, sepse uzurpimi i tyre është bërë nga bizneset nën sytë e me miratimin e tyre, duke marrë nën dorë bakshishin e rradhës. Nuk ju kërkojnë bareve të ulin zhurmën e muzikës natën për të njejtat arsye. Janë ata që e  fillojnë ditën jo me merakun se cfarë do të bëjnë për detyrën që ju është besuar, por çfarë do të bëjnë për vete.

Shembulli tipik i këtij korrupsioni në administratën tonë është  Agjensia  për Zhvillimin Bujqësor e Rural ( AZHBR ) pranë Ministrisë së Bujqësisë. Kjo agjensi është bërë e njohur për abuzimet me fondet Komunitetit Europian që njihen nën emërin IPARD, një nga investimet më të mëdha të BE për zhvillimin e bujqësisë shqiptare.

Fondi IPARD kishte për qëllim të ndihmonte drejtëpërsëdrejti fermerët shqiptarë, por për fat të keq ato shkuan në pjesën më të madhe jo tek njerzit e tokës, por tek biznese apo miq pa asnjë lidhje me bujqësinë dhe në xhepat e shefave e specialistëve të kësaj agjensie. Abuzimi ishte kaq i madh sa detyroi KE t’i bllokojë këto fonde deri në sqarimin e kësaj çeshtjeje dhe nxierrjen e  përgjrgjësisë.

Për t’i dhënë fund korrupsionit në administratën tonë  mjaftojnë të vendosen standartet e trasparencës dhe llogaridhënies. Kur nuk aplikohen këto standarte fenomenet përsëriten. Shembullin na e jep po Agjencia për  Zhvillimin  Bujqësor dhe Rural ( AZHBR). Komuniteteti Europian kërkoi transparencë mbi korrupsionin me fondet e saja dhe nxjerrjen e përgjegjësisë.

Por qeveria shqiptare nuk bëri asgjë për të ndriçuar këte aferë e vënë para përgjegjësisë autorët e saj. Prandaj fondet vazhdojnë të jenë të bllokuara.  Kjo aferë korruptive mbeti në errësirë. Edhe fondi i ri që hapi qeveria per bujqesine, këte herë me paratë e buxhetit të shtetit, filloi të funksionojë po sipas skemës së vjetër korruptive.

Emisioni ivestigativ “Fiks Fare” i Top Channel zbuloi aferën korruptive të një punonjëseje të kësaj agjensie që me miratimin e drejtoreshës i dhanë 200 milion lekë nga këto fonde  babait të saj.

Këto ditë Gjykata e Korcës ndaloi dhe pezulloi nga detyra për korrupsion inspektorët e AZHBR pranë Drejtorisë së Bujqësisë Korcë, që në mënyrë artificiale rritën numrin e matrikujve të gjësë së gjallë dhe paratë e matrikujve për kafshët që nuk ekzistonin i morën vetë.

Administrata është hallka më e dobët e qeverisjes. Këtu duhet t’i kërkojë qeveria rrënjët e dështimit  për të vënë nën sundimin e ligjit teritorin. Këtu duhet ti kërkojë edhe për dështimin e aksioneve për sigurimin e ujit të pishëm, të sigurisë ushqimore, problemeve  të ambientit e tj. etj.  Problemet e mirëfunksionimit të administratës nuk zgjidhen me vendime sezonale, me aksion, duke hequr me një të thenë të kryeministrit gjithë drejtorat e administratës së bashkive, apo nënkryetarët e tyre, pa një analizë të thellë e konkrete të punës së tyre në drejtoritë përkatëse, të ndërveprimit të tyre me njera tjetrën dhe të bashkisë si një e  terë.

Përgjegjësia nuk kërkohet në mënyrë abstrakte. Ajo ka emra të përvecëm dhe llogaridhënie . Dhe kjo e fundit është thelbi i suksesit, ose i dështimit kur nuk funksionon. Trasparenca dhe llogaridhënia janë njëkohësisht  elementet thelbësorë për funksionimin demokratik të institucioneve të shtetit.

Në shkallë vendi kemi një armatë nëpunësish  e zyrtarësh publike që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për t’u shërbyer dhe për të rritur cilësinë e jetës së tyre. Sipas të dhënave të shpallura numri i të punësuarve në administratën publike e shtetërore në fund të vitit 2022  ishte 185.696.

Administrata jonë është rritur në mënyrë konsistente nga viti në vit me disa mijëra njerëz.  Duke ndjekur këte dinamikë me siguri që këte vit ajo e ka kaluar shumë shifrën e 200.000 punonjësve. Një barrë e madhe për një shtet të varfër si i yni. Punësimi në administratën  e shtetit tonë është 26.5 përqind në raport me popullsinë, shumë më i lartë se vendet e zhvilluara europiane. Ai është më shumë se dy herë më i lartë në raport me popullsinë krahasuar me ate të  Gjermanisë dhe Hollandës, pothujse dy herë më e larte se ajo e Italisë, më e lartë se ajo e Francës,  Hungarisë, Austrisë e tj.

Numri i administratës shtetërore si rregull rritet në proporcion të drejtë me rritjen e popullsisë, në shërbim të së cilës është. Por paradoksi më i madh në vendin tonë është se ndërsa popullsia,  sipas të dhënave të cenzit, është tkurrur në krahasim me 2011 me 419,000 , administrata është rritur në krahasim me të njejtin vit gati me 50,000 mijë persona. Dhe nuk ka asnjë përpjekje pëe të ulur numrin e saj. Edhe reforma territoriale, që kishte si një nga argumentat për nevojën e kryerjes së saj uljen e numurit të punojësve në administratën lokale, rezulton me një rritje prej 8.100  punonjësve  të tjerë.

Vitet e fundit janë bërë disa rritje e ndjeshme të  pagës në sektorë të ndryshëm të administratës. Kjo rritje duhet të shoqërohet me rritjen e kërkesës për nivelin profesional për të punsuarit e rinj, si edhe për  ndërmarrë një reformim të saj, duke analizuar çdo punonjës sa i përgjigjet nivelit profesional të vendit të punës dhe rezultatit te deri tanishëm për kryerjen e saj nga sejcili. E theksojmë këte sepse si rritja e punësimit në administratën publike, ashtu e dhe rritja e ndjeshme e nivelit  të pagës, nuk janë  shoqëruar deri tani me rritjen e efektivitetit të saj.

Dihet se një qeveri  i ushtron funksionet e saja politike e administrative nëpërmjet administratës së saj publike. Niveli i kësaj të fundit, shkalla e angazhimit për të kryer detyrën e saj përcakton realizimin e programit të saj qeverisës, të kontratës me qytetarët e saj.

Në këtë kuptim roli i administratës është vendimtar. Kjo bëhet akoma më e rëndësishme në këtë moment kur po ndërmerren një varg reformash në rrugën për integrimin e vendit tonë në Komunitetin Europian.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Skypion says:
    December 1, 2025 at 7:11 pm

    Ne nje portal te njohur po qe s’po ia permend emrin, per dy vite radhazi, ne kendin e opinioneve ekspozoheshin shkrime te ish-deputetit socialist Cyrbja. Mu kujtua, sepse duke i hedhur nje veshtrim te shpejte diagonal ( si gjithmone per te tilla logore) shkrimit me lart, ngjashmeria ne pathos e patetizem bashke, eshte mbreselenese. Tani, kot te them se ku eshte tani ky ish-deputeti socialist i Durresit, Cyrbja, dhe c’pisllek e turp ka bere per te qene aty; besoj se te gjithe e dine.
    I them keto, se sot gjithkush, mund te shkruaje opinione; aq me teper qe teknologjia ia mundeson kete edhe nje gjysem-analfabeti, vetem po te dije te shkruaje nja dy fjale kyce, dhe shkrimi i vjen i gatshem.
    Lexoni more lexoni se c’shkruan: aksionet e lavderueshme kunder ndertimeve paleje, kunder shtesave ne pallate…!!!
    Dhe per ke e thote pale?!
    – Per nje te korruptuar si Rama qe e ka mbushur Tiranen me kulla boshe qe pastrojne parate e droges!
    – Per nje bandit si Rama qe e ka zaptuar bregdetin si kurre me pare, me “investitoret e tij strategjike”…
    – Per nje hajdut si Rama qe e edhe vete, in personam, ka zaptuar qindra hektare ne Breg, gjoja si prone e gjyshit komunist… shikoni cfare ironie spektakolare!

    Reply
  • K R says:
    December 1, 2025 at 7:53 pm

    Shkrim serioz
    Por Rama nga ky vesh eshte shurdhuar

    Reply
  • demo says:
    December 1, 2025 at 8:28 pm

    Asim Bedalli eshte Usta i vjeter ne punet e Shtetit,Rame!Ti ka kapur hallkat e zinxhirit nje e nga nje.Nuk behet Shteti me karderrlleqe,me mitingje fadromash,me cfaqje force,pastaj zbythesh me Amnstira fiskale per Oligarket qe vjedhin shtetin,amnisti ndertimore per oliarket qe grabisin trojet,Amnisti per ministrat zv kryeministrat,kryebashkiaket,qe jane Serial Hajdutet e taxave te popullit,Legalizim ne mase per popullin hajdut.
    Rame ti nuk je shtetar,.Ti je HAVERDAR.

    Reply
  • ¿? says:
    December 1, 2025 at 8:42 pm

    Akoma belbezon ky rrogozi i vjeter i KQBRPSH-se, peqins dallkauk….

    Reply
  • Dudumi says:
    December 2, 2025 at 6:38 am

    Dmth popullsia bie dhe administrata shtohet. Diella punon per te gjithe. Italia me 59 milione banore ka 400 deputete dhe 200+5 senatore. 1 ne rreth 100 mije banore, dhe ata thone qe kane shume.​Shqiperia​3 milione ka 140 deputete. 1 ne rreth 22 mije banore. 5 fish.

    Reply
  • qeveria e (Gent) KAKAVE says:
    December 2, 2025 at 8:08 am

    Vetem ndonje militant naiv me tru te shplare mund te besoje se BE e ka seriozisht ate gjuhe standarte diplomatike me duartrokitje per kete Administrate te Rames qe tok me qeverine e tij jane me te korruptuarat e kontinentit.

    Reply
  • Veterani says:
    December 2, 2025 at 6:06 pm

    Bravo prof.Asimi!
    Ky shkrim eshte nje kembane per ata qe drejtojne kete shtet.Sic duket rritja e sasise se administrates dhe e pagave te saj eshte nje menyre per te ulur tensionet perkohesisht dhe per ti shtuar ato me tej ne te ardhmen.Kjo eshte nje bombe me sahat.Nje dite do te shpertheje.
    Duhen studime te posacme per cdo grup funksionesh e per cdo funksion se cngarkese e pergjegjesi ai/ajo duhet te perballoje ne nje afat te caktuar kohor.Duhet te studiohet pervoja europiane me e mire.Dhe te gjykohet e vendoset.Pa studime nuk mund te drejtohet administrata e shteti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?