Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hamasi paralajmëron se sulmet në Gaza mund të kthehen në “luftë rajonale”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hamasi paralajmëron se sulmet në Gaza mund të kthehen në “luftë rajonale”
AktualitetBote

Hamasi paralajmëron se sulmet në Gaza mund të kthehen në “luftë rajonale”

Published: October 20, 2023
Shpërndaje

Kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, paralajmëroi se sulmet e Izraelit që vazhdojnë kundrejt Gazës mund të kthehen në një luftë rajonale. Në një video-regjistrim të publikuar, Haniyeh vlerësoi zhvillimet politike dhe konfliktet e përjetuara me Izraelin në frontin e Gazës, Bregut Perëndimor dhe Libanit.

ShBA-ja dhe disa vende të Evropës kanë kryer vizita në Izrael për mbështetje morale, rikujtoi Haniyeh, duke thënë se pavarësisht nga të gjitha këto përpjekje, administrata e Washingtonit nuk ka mundur të jetë e suksesshme në “sigurimin e mbështetjes rajonale dhe ndërkombëtare për Izraelin në lidhje me sulmet në Gaza dhe për të siguruar që arabët të pranojnë dëbimin”.

Pavarësisht të gjitha presioneve, qëndrimi i vendeve arabe dhe islame është shumë i qartë në çështjen e dëbimit të palestinezëve, deklaroi Haniyeh, i cili u shpreh se kjo është theksuar edhe në takimet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe të Ligës Arabe.

- Publicitet -

Haniyeh lavdëroi qëndrimin e vendeve arabe dhe islame, kryesisht të Egjiptit, kundër dëbimit dhe bëri thirrje që ky qëndrim të mbështetet. Më tej Haniyeh tha se administrata e ShBA-së nuk ka qenë e suksesshme edhe në çështjen e eliminimit të fronteve të tjera dhe për të bindur njerëzit për gënjeshtrat e Izraelit.

“Nëse këto sulme brutale, shkatërrime dhe gjakderdhje vazhdojnë kundër Gazës, kjo mund të kthehet në një luftë rajonale”, tha lideri i Hamasit.

Duke informuar se në ditët e kaluara janë takuar me shumë zyrtarë nga bota arabe dhe islame, Haniyeh theksoi se në këto bisedime “u shprehën që zgjidhja është e mundur vetëm me përfundimin e pushtimit dhe themelimin e shtetit të Palestinës me kryeqytet Kudsin dhe se kanë kërkuar që komandantët pushtues të gjykohen për krimet që kanë kryer dhe që në Gaza të dërgohen ndihmat sa më parë”.

Së fundmi, Haniyeh i bëri thirrje popullit palestinez, botës islame dhe asaj arabe që të dalin në rrugë të premten me sloganin “Të ndalen sulmet kundër Gazës, jo dëbimit dhe atdheut alternativ”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SHBA-të nisin sulme të fuqishme ndaj Iranit, Teherani përgjigjet me raketa dhe dronë
  • Arrestohet zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, ishte në kërkim për mashtrim
  • ‘Neomalësorja’ për Euractiv: BE të mos e shohë Ramën si zërin e vetëm të Shqipërisë
  • Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë nga sëmundjet endokrine, diabeti mbetet shkaku kryesor
  • Turqia mirëpret Samitin e NATO-s, Trump optimist për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës

Komentet e Fundit

  1. realisti on LETËR E HAPUR
  2. edi rama - Fjale e Rrene on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Populli on Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  4. nastradini on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  5. Emigranti on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?