Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndryshuan hartën, jo modelin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Ndryshuan hartën, jo modelin
AnalizaLajmi i funditopinion

Ndryshuan hartën, jo modelin

Published: August 1, 2026
Shpërndaje

Pasi komisioni biparizan parlamentar për reformën administrativo-territoriale u mbyll pa asnjë rezultat, Partia Socialiste nxorri nga mënga të enjten një projektligj për ndryshimin e hartës territoriale të vendit, duke propozuar rrudhjen e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Harta e re u parapri nga një dokument analizues me disa skenarë, i përgatitur gjithashtu në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste. Pavarësisht kundërshtive, njëra prej reformave kyçe të vendit po shkon drejt miratimit si një zgjedhje unilaterale e partisë në pushtet.

Ekspertë të shoqërisë civile që janë angazhuar prej vitesh në analizat e problematikave të pushtetit vendor, shohin se PS në analizën e saj fokusohet tek harta territoriale, pa marrë parasysh elementin më të rëndësishëm që është cënimi i autonomisë vendore dhe centralizimi i funksioneve.

- Publicitet -

“Thelbi i reformës nuk është numri i bashkive që mund të shkrihen apo të krijohen. Është koncepti i ndarjes së pushteteve dhe i lidhjes së shtetit me qytetarin, aksesi në shërbimet publike dhe mënyra sesi jetësohet qeverisja lokale në përfaqësim, administrim dhe menaxhim. Reforma duhet të jetë: çfarë qeverisjeje duam, jo çfarë harte duam,” tha Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike.

Sipas tij, legjislacioni për pushtetin vendor është keqinterpretuar vazhdimisht, ndërsa qeveria qendrore nuk ka treguar vullnet politik për të zbatuar në praktikë parimet e autonomisë dhe decentralizimit. Si shembull, Krasniqi përmend rastin e Zvërnecit, ku, sipas tij, institucionet vendore nuk patën rol real në vendimmarrje.

Edhe për Agron Haxhimalin që drejton Institutin e Bashkive dhe ofron ekspertizë për komisionin parlamentar, mazhoranca zgjodhi rrugën më të lehtë: të ndryshojë hartën, por jo modelin e qeverisjes.

“Bashkimet e propozuara ndjekin pothuajse natyrshëm kufijtë e ish-rretheve, kjo duhet parë si traditë pozitive duke rikthyer një konfigurim territorial të njohur, pa dëshmuar se si ky ndryshim do të përmirësojë përfaqësimin demokratik, cilësinë e shërbimeve apo autonominë vendore,” tha Haxhimali për BIRN.

Shkrirja e 15 bashkive, sugjeron Haxhimali, përbën një ndërhyrje në kufijtë administrativë, por jo një reformë të mirëfilltë të qeverisjes vendore, pasi lë të paprekura sfidat themelore të decentralizimit, financimit, përfaqësimit dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët, për të cilën do ketë nje fazë të dyte.

“Problematikat që qytetarët përjetojnë sot në nivel vendor, veçanërisht mungesa e përfaqësimit efektiv, largësia nga vendimmarrja dhe aksesi i pamjaftueshëm në shërbime, nuk zgjidhen thjesht duke shkrirë disa bashki,” shtoi ai.

Sfida e decentralizimit

Nisma ligjore e PS propozon vetëm një riorganizim administrativ dhe nuk parashikon dispozita që të cekin kompetenca ligjore apo të adresojnë problematika të autonomisë vendore.

Për ekspertët e qeverisjes vendore, kjo nismë lë jashtë debatit çështjen kryesore që ka penguar funksionimin e pushtetit vendor gjatë dekadës së fundit: decentralizimin e papërfunduar të kompetencave dhe financave.

Në këtë këndvështrim, Afrim Krasniqi argumenton se mazhoranca nuk i ka dhënë përgjigje një elementi themelor: “A është e gatshme qeveria qendrore t’i japë kompetencat qeverisjes vendore?

Një nga arsyet pse ka dështuar reforma e fundit, sipas tij është se “qeverisja qendrore mori kompetencat dhe e shndërroi qeverisjen lokale në shtojcë, në vartëse dhe jo një partnere në bashkëqeverisjeje”.

Si shembull, ai sjell rastet kur Kryeministri u kërkon kryetarëve të bashkive të marrin vendime për çështje që u përkasin autoriteteve vendore.

Si pasojë, ai vlerëson se, reforma e PS-së fokusohet më shumë tek efektet elektorale dhe zhvillimet territoriale sesa tek cilësia e shërbimeve publike, zhvillimi ekonomik dhe përfitimi i qytetarëve.

Mungesa e këtij vizioni,- thotë më tej Krasniqi, “e shoqëruar me konsultimin e kufizuar publik, shpjegon edhe skepticizmin e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët, ndryshe nga reforma e vitit 2014, kanë mbajtur një rol më të tërhequr në proces”.

Edhe Haxhimali beson se propozimi ligjor i PS nuk e ka adresuar sfidën kryesore të pushtetit vendor, që sipas nuk është harta territoriale, por modeli i qeverisjes që do të ndërtohet dhe afërsia e tij me qytetarët.

“Zgjidhja kërkon ndërhyrje sistemike dhe të integruara në të gjithë arkitekturën e qeverisjes vendore: në organizimin territorial dhe administrativ, në sistemin e financimit dhe decentralizimit fiskal, në ndarjen e kompetencave, si dhe në sistemin e përfaqësimit dhe zgjedhjeve vendore.

Sipas tij, reforma duhet të rishikojë të gjithë modelin e organizimit të pushtetit vendor, duke trajtuar në mënyrë të integruar si bashkitë ashtu edhe qarqet, me role, funksione dhe burime financiare të përcaktuara qartë.

Ai vlerëson se problemet e krijuara pas reformës së vitit 2014 lidhen me largimin e pushtetit nga qytetari, dobësimin e përfaqësimit të komuniteteve dhe pabarazitë në aksesin ndaj shërbimeve, por thekson se jo çdo problem i bashkive është pasojë e ndarjes territoriale.

“Fillimisht duhet të përcaktohen kriteret e reformës dhe vetëm më pas të ndërtohet harta, jo e kundërta,” sugjeroi ai.

Në përfundime të ngjashme arrijnë edhe raportet e organizatave që kanë monitoruar zbatimin e reformës territoriale gjatë dekadës së fundit, të cilat kërkojnë që reforma e re të mos fokusohet tek numri i bashkive, por tek përmirësimi i qeverisjes vendore.

Blerina Gjoka – Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • ANA says:
    August 1, 2026 at 7:32 am

    Dhe ky eshte problemi kryesor me te cilin perballemi pothuajse ne cdo sektor:politikat qe zbatohen perqendrohen tek dukja dhe jo te thelbi.Ndryshimet siperfaqesore dhe boshe qe po tentohen te behen ne qeverisjen vendore nuk ofrojne zgjidhje reale por thjeshte maskojne dhe fshehin problemet e verteta te komuniteteve lokale.Perpara se te vazhdohet me ndryshimet e kufijve te bashkive,,shkrirjen, zgjerimin apo zvogelimin e tyre diskutimi dhe vemendja e qeverise dhe pushtetit lokal duhet te perqendrohet ne ndryshimet thelbesore,politikat dhe prespektivat e zhvillimit qe kane nevoje te gjitha bashkite Kjo nuk mund te arrihet permes imponimit nga ana e qeverise te planeve te saj,kontrollit te tepruar mbi autonomine lokale,indiferences dhe populizmit per problemet reale, perkundrazi,kerkon bashkepunim te sinqerte,plane konkrete dhe respekt per nevojat e komuniteteve lokale.

    Reply
  • Rrogtari i Njesise Administrative says:
    August 1, 2026 at 9:38 am

    Kishim 370 bashki e komuna dhe i beme 61 gjoja per tu sherbyer gjoja me mire qytetareve e per te forcuar anen financiare te tyre, duke i mbeshtetur me specialiste e buxhet. Jo vetem qe asgje nuk u permiresua, por u katandis si me keq. Njesite administrative pa asnje kompetence, jo vetem nuk i shkurtuan organikat por i shtuan me teper dhe u kthyen ne vende qefi. Bashkia ne te cilen u perfshine komunat, as qe e kishin mendjen se c’behej ne fshatin e larget, emeruan si administratore mediokrit qe u serviloseshin, ose njerezit e tyre te cilet merrnin rroga te majme dhe nuk i gjeje asnje dite ne zyre, por bridhnin qyeteti gjoja per te zgjidhur hallet e perditshme te fshtareve duke rendur mbas drejtueseve te bashkise. Qytertari per hallin me te vogel do te trokiste ne dyert e Bashkise, ku nuk ia varte kush. Asnje rruge nuk u riparua ne zonat malore, u prishen edhe ato qe funksiononin, kurse shkollat dhe ambulancat u mbyllen fare, por mesuesit e personeli shendetsor e merrte rregullisht rrogen. Tani ndoshta eshte e qellimshme, per te shkatrruar gjithcka nese ka mbetur me ndonj egj efunksionale. Eshte budallallek te krahasosh kryetaret e komunave te dikurshme, njerez plot dinjitet e intelektuale te lidhur me njerezit,- me administratoret injorante e halabake te sotem te pushtetit te Rilindasit te madh Rama!!! .Rrofte Naltmadhnia!

    Reply
  • Mendim ndryshe says:
    August 1, 2026 at 8:49 pm

    Kjo nuk është reformë territoriale. Është reformë e centralizimit. Nuk afron shtetin me qytetarin; largon qytetarin nga shteti. Nuk forcon komunitetet; i dobëson ato. Nuk ndalon emigrimin; e ushqen atë. Nuk zhvillon qytetet e vogla; i kthen në periferi administrative që ekzistojnë vetëm në hartë. Reforma territoriale lë më pak bashki, më shumë pushtet në një dorë. Qeveria e quan reformë. Në realitet, duket më shumë si një operacion për të zhdukur bashkitë e vogla dhe për ta përqendruar pushtetin në sa më pak duar. Logjika është e thjeshtë: sa më larg të jetë qytetari nga institucioni, aq më pak bezdis administratën me hallet e tij. Në vend që shërbimet t’i shkojnë qytetarit, qytetari do t’u shkojë shërbimeve. Do të udhëtojë më shumë, do të shpenzojë më shumë dhe do të humbasë më shumë kohë. Në fund, ndoshta do ta falënderojë edhe shtetin që i dha mundësinë të bëjë një ekskursion sa herë i duhet një dokument. Me shkrirjen e bashkive zhduken edhe vende pune, dobësohet ekonomia lokale dhe qytetet e vogla humbasin edhe ato pak institucione që u kishin mbetur. Por kjo nuk duket se shqetëson askënd. Në fund të fundit, kur njerëzit largohen, statistikat e papunësisë mund të duken edhe më mirë. Një pjesë ikën drejt Tiranës, të tjerët drejt Gjermanisë, Italisë apo Anglisë. Edhe shpopullimi, me sa duket, mund të paraqitet si sukses administrativ. Kulmi i ironisë është se jo të gjitha bashkitë trajtohen njësoj. Pusteci, Finiqi dhe Dropulli mbeten të paprekura. Dhe shumë mirë që mbeten. Por pyetja është: pse vetëm ato? Nëse kriteri është largësia apo veçoritë territoriale, atëherë pse nuk vlejnë të njëjtat kritere edhe për bashki të tjera? Përgjigjja duket e qartë. Me minoritetet nuk luhet, sepse pastaj mund të ketë telefonata nga Athina apo Shkupi. E Greqia mund të ta bllokojë rrugën drejt Bashkimit Europian. Me shqiptarët, ndërkohë, është më e lehtë. Ata nuk të bllokojnë integrimin. Ata vetëm ankohen, pastaj ose heshtin, ose ikin jashtë vendit. Politikisht është shumë më komode. Prandaj standardi është i thjeshtë: kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me fqinjët, kujdes maksimal. Kur bëhet fjalë për qytetarët shqiptarë, reforma bëhet pa i pyetur. Shqiptarët nuk ta bllokojnë integrimin. Shqiptarët nuk kanë veto në Bruksel. Shqiptarëve u thuhet se kjo bëhet për të mirën e tyre dhe historia mbyllet aty. Edhe Rinasi duhet t’i bashkohet Tiranës. Sepse Tirana, me sa duket, nuk ka mjaftueshëm territor, mjaftueshëm të ardhura dhe mjaftueshëm ndikim. Duhet edhe aeroporti, edhe zona ekonomike. Çdo gjë duhet të përfundojë në qendër. Sepse centralizimi, kur i ndryshon emrin dhe e quan “modernizim”, tingëllon shumë më bukur. Në fund, qytetarëve u thuhet se kjo reformë bëhet për efikasitet. Sigurisht. Po aq “efikase” sa t’i mbyllësh ambulancën një fshati dhe t’i thuash banorëve se tani do të marrin shërbim më cilësor, vetëm se duhet të udhëtojnë edhe një orë më shumë. Sepse për këtë qeveri, qytetari ideal është ai që nuk ankohet, nuk kërkon shërbime, nuk kërkon përfaqësim dhe, nëse është e mundur, as nuk jeton më aty ku ka lindur. Kjo nuk është reformë për t’iu afruar qytetarëve. Është reformë për t’iu afruar pushtetit. Më pak bashki do të thotë më pak qendra vendimmarrjeje, më pak zë për komunitetet lokale dhe më shumë kontroll nga qendra. Ndërsa qytetarit i mbetet vetëm më shumë kilometra për të bërë sa herë t’i duhet një vulë. Në fund del se gjithçka përfundon në të njëjtin vend: paratë, investimet, institucionet, vendimmarrja dhe pushteti. Ndërsa qyteteve të vogla u mbetet vetëm tabela në hyrje dhe kujtimi se dikur kishin një bashki.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    August 2, 2026 at 5:03 am

    E çuditëshme si gjithmon në nahien Shqipëri:
    -PS ka kërkuar të hartoet reforma teritoriale me komision të përbashkët 50/50 me PD..
    -PD,Soboton komisionin me qëllim/përcaktim/sabotim të reformës..si shumë reforma të tjera kur është në opozitë Sabotatore,AntiQeveri,AntiShtet,Pro Sërbi nga 1991..
    -Tanimë PS nxjerr në mejdan hartën me propozimet përkatrse me 46 bashki si mendon Partia në Pushtet që po qeverisë vëndin..
    …Ku deri në Tetor duhet të bëhen vërejtjet e duhura nga NJËRZIT,KAFSHËT,SHPENDËT NË SHQIPËRI DHE JO VETËM..
    -PD u kujtua të nxjeri modelin e saj me 100 bashki,mjafton që të dali kundër maxhorancës që NUK E NJEHË QË NGA 1992 E NL VAZHDIM,DUKE E QUAJTUR K.MINISTRIN ARMIK,MBI 13 HERË NË KËRCËNIM..
    -Në Tetor,Komisioni athok do të mblidhet përsëri dhe do vendosi për votim në seancë plenare..
    -Maxhoranca nuk bën pa pyetur SHBA,BE. kjo dihet tanimë..Pasi Sb përdhunoi 7 nga 8 Ambasador Ametikan,po kaq edhe të BE..
    -MBLIDHUNI MILET,TURRJUNI MILET PS,E.RAMËS PASI NUK KENI PUNË TJETËR.!
    FLM

    Reply
  • Precizim says:
    August 4, 2026 at 10:20 am

    Parashkrues. Gabimi i qellimshem qe behet sot nga kupola e qeverise dhe nga disa perkrahes te verber te Rames, eshte shenja e barazise qe vene midis Rames dhe PS. sigurisht qe kjo eshte e qellimshme. E kemi thene e sterthene qe halldupi halabak me brekushe, nuk ka asnje lidhje me PS. Dhe sidomos me bazen e saj. Eshte humbje kohe te numurojme se çfare ju ka bere ai antareve te PS, sepse jemi te gjithe deshmitare. Largimi i te gjithe intelektualeve dhe drejtuesve socialiste te te gjitha niveleve dhe zevendesimi i tyre me turlilloj korrupsionistesh e injorantesh eshte treguesi me i mire i shkaterrimit te PS.
    Prandaj ska asnje shenje qe mund te barazoje Ramen me PS, dhe sidomos tani, ne kete presion ndaj tij, ai nuk mund te fshihet mbas PS te cilen as e ka pyetur dhe as e ka dashur ndonjehere…

    Reply
  • Aldo says:
    August 4, 2026 at 10:26 am

    E drejta komuniteteve, e njesive, grupimeve, per tu vetadministruar ne demokraci nuk mund te zhbehet me vendime dhe ligje te paligjshme parlamenti e qeverie.
    Edhe nese nuk pranohen nga qeverisja qendrore, komunitet, qytetet, njesite administrative duhet te ushtrojne te drejten per tu vetqeverisur nepermjet votimeve te organizuara nga vete ato. Lideret mund te jene informale, por komuniteti ju njeh te drejten e drejtimit vetem atyre. Ky nuk eshte pushtet paralel por vullnet i popullit i shprehur me vote.
    Ne demokraci nuk mund te kete ligje qe bien ndesh me parimet themelore te se drejtes, te te drejtave te njeriut, te te drejtes se komuniteteve per tu vetqeverisur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  • Shuhet ikona e muzikës ‘country’, Dolly Parton. Zbulohet shkaku
  • Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  • Rama pas takimeve në Pogradec njofton mbledhje me drejtuesit politikë dhe ministrat të premten
  • Del LETRA: Demokratët kërkojnë hetimin e Jared Kushner: Ç’ju lidh me Edi Ramën dhe Artur Shehun

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. demo on Kush e kontrollon vërtet Detin Kaspik?
  3. Detari on Epoka e deportimeve: Sinjale për “qendra të kthimit” të emigrantëve në Ballkan
  4. K R on Krimi i organizuar në turizëm
  5. edhe uji qelbet duke ndenjur on Si po e rigjallëron Trump demokracinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?