Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapen 12 shkolla të reja në Tiranë, Veliaj letër urimi nxënësve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hapen 12 shkolla të reja në Tiranë, Veliaj letër urimi nxënësve
AktualitetShoqëri

Hapen 12 shkolla të reja në Tiranë, Veliaj letër urimi nxënësve

Published: September 12, 2022
Shpërndaje

Pas çeljes së 14 shkollave një vit më parë, dita e sotme shënoi edhe hapjen e 12 shkollave të reja në Tiranë, mes të cilave edhe gjimnazin historik “Sami Frashëri”.

Por, nxënësit e shkollave të Tiranës morën sot, në ditën e parë të shkollës, edhe një letër nga kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes së cilës ai u uron suksese për vitin e ri shkollor. Ai thekson se ky vit mësimor përkon jo vetëm me Tiranën, Kryeqytetin Evropian i Rinisë, por edhe me hapjen e shumë shkollave të reja.

“Nuk e vë në dyshim: do ta mbani mend si kohën e projekteve dhe ngjarjeve më të jashtëzakonshme rinore, që i kanë kapërcyer kufijtë e kryeqytetit. Një pjesë e madhe prej jush do ta mbani mend se për herë të parë, në vitin e Tiranës Kryeqytet Evropian të Rinisë, keni shkelur në shkolla të reja, plot dritë, hapësirë dhe standarde evropiane, ku ke dëshirë të mësosh. Unë, shkollat e reja parapëlqej t’i quaj stoli, të cilat sot janë me klasa të mëdha, kanë salla bibliotekash, palestra e fusha sportive, laboratorë informatike, fizike, biologjie, pa asnjë dallim me shkollat dinjitoze nëpër Evropë. Të tilla, vitin e kaluar, hapëm 14, kurse këtë vit edhe 12 të tjera, mes të cilave edhe gjimnazin historik “Sami Frashëri”, për të cilin jam veçanërisht krenar”, thekson Veliaj.

- Publicitet -

Bashkë me angazhimin për të qenë gjithmonë në mbështetje të tyre, Veliaj shprehet se Tirana ka ecur me hapa të shpejtë.

“Tirana ka ecur me hapa të shpejtë, çdo ditë kemi bërë një punë konkrete. Por, pa përkrahjen tuaj, asgjë s’do të ishte e mundur! Ju shohim si filizat e një lisi që do të rritet drejt dhe lart, por deri atëherë ka nevojë për përkujdesje. Ne po përpiqemi t’i përmbushim detyrat tona. Bëjini edhe ju përpjekjet tuaja: mësoni fort! Sot, për dikë nis, për dikë vazhdon rrugëtimi drejt një bote më të mirë, një të ardhmeje të ndritur, që e keni ju në dorë! E ardhmja e Tiranës lidhet pashmangshmërisht me të ardhmen tuaj”, mbyll letrën e tij kryebashkiaku Veliaj.

Letra e plotë e Veliajt dërguar nxënësve:

Të dashur nxënës,

Komunikimi mes nesh, në ditën e parë të shkollës, është kthyer në një traditë të bukur, të cilën mezi e pres, jo thjesht për t’ju thënë dy fjalë, por sidomos për t’i uruar secilit prej jush, një vit të mbarë dhe dalshi faqebardhë!

Më besoni, do të doja të isha atje me ju, t’ua shoh harenë në sy, tek takoheni me shokët dhe mësuesit, por në pamundësi që të jem me të gjithë njëkohësisht, vendosa t’ju shkruaj ca fjalë zemre.

Ky shtator ka një të veçantë, sidomos për nxënësit e Tiranës: i përket një viti të rrallë, siç është 2022-shi, Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Nuk e vë në dyshim: do ta mbani mend si kohën e projekteve dhe ngjarjeve më të jashtëzakonshme rinore, që i kanë kapërcyer kufijtë e kryeqytetit. Një pjesë e madhe prej jush do ta mbani mend se për herë të parë, në vitin e Tiranës Kryeqytet Evropian të Rinisë, keni shkelur në shkolla të reja, plot dritë, hapësirë dhe standarde evropiane, ku ke dëshirë të mësosh.

Unë, shkollat e reja parapëlqej t’i quaj stoli, të cilat sot janë me klasa të mëdha, kanë salla bibliotekash, palestra e fusha sportive, laboratorë informatike, fizike, biologjie, pa asnjë dallim me shkollat dinjitoze nëpër Evropë. Të tilla, vitin e kaluar, hapëm 14, kurse këtë vit edhe 12 të tjera, mes të cilave edhe gjimnazin historik “Sami Frashëri”, për të cilin jam veçanërisht krenar.

Sot shkollat janë Qendra Komunitare, ku koha e qëndrimit mbi libra pasohet me aktivitete sportive, kulturore, shoqërore, ashtu siç është më e mira për ju. Tej rrethimeve të shkollave, Tirana sot ofron të tjera hapësira edukimi. Për shembull, bibliotekat nëpër lagje apo Kopshti i ri Zoologjik, ku duke eksploruar botën e kafshëve të egra, mund të argëtoheni e mësoni njëkohësisht. Shumë shpejt do ta shihni Piramidën, kryekëput të transformuar, për ju! Shtëpia e re e qendrës TUMO, do të jetë më e madhja në Ballkan për teknologji dhe inovacion!

Miqtë e mi të vegjël e të rinj,

Tirana ka ecur me hapa të shpejtë, çdo ditë kemi bërë një punë konkrete. Por, pa përkrahjen tuaj, asgjë s’do të ishte e mundur! Ju shohim si filizat e një lisi që do të rritet drejt dhe lart, por deri atëherë ka nevojë për përkujdesje. Ne po përpiqemi t’i përmbushim detyrat tona. Bëjini edhe ju përpjekjet tuaja: mësoni fort! Sepse, siç thoshte Nelson Mandela: “Mësimi është arma më e fuqishme, që mund të përdorë dikush për ta bërë botën më të mirë”.

Sot, për dikë nis, për dikë vazhdon rrugëtimi drejt një bote më të mirë, një të ardhmeje të ndritur, që e keni ju në dorë! E ardhmja e Tiranës lidhet pashmangshmërisht me të ardhmen tuaj.

E ripohoj çdo ditë besimin te ju! Bekime dhe përqafime!

Erion Veliaj

Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe fansi juaj më i madh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?