Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Apartamenti i shkrimtarit që nuk jeton më, rihapet së shpejti si muze
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Apartamenti i shkrimtarit që nuk jeton më, rihapet së shpejti si muze
KryesoreKultureLifestyle

Apartamenti i shkrimtarit që nuk jeton më, rihapet së shpejti si muze

Published: July 26, 2023
Shpërndaje

Apartamenti në Rrugën e Dibrës, ku punoi dhe jetoi për shumë vite njeriu i madh i letrave shqipe, Dritëro Agolli, do të hapet së shpejti si muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët.

Në të njëjtin pallat ndodhet edhe “Shtëpia Kadare”, shkrimtarit tjetër të madh shqiptar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se “Shtëpia Agolli” do të jetë një lloj muzeu i së ardhmes, që jeton në ekosistemin e komunitetit.

- Publicitet -

“Shtëpia muze ndodhet brenda një pallati ku ende jetojnë njerëz. Kur dikush vjen të vizitojë muzeun, mund të shkëmbehet edhe me banorët në ashensor ose nëpër shkallë. Ndoshta, ky është muzeu i së ardhmes, një muze që jeton në ekosistemin e komunitetit. Kush vjen në këtë pallat mund të vizitojë shtëpitë e dy ikonave të letërsisë tonë, Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë, që ndahen vetëm nga një kat”, tha Veliaj.

Ai renditi disa nga rikonstruktimet që janë bërë në Tiranë, si “Shtëpia me Gjethe”, kinema “Maks Velo” apo “Shtëpia Kadaresë”, të cilat tashmë janë kthyer në pika të rëndësishme për vizitorët vendas dhe të huaj. “Më vjen mirë që kinemaja në Laprakë, e cila mban emrin e arkitektit Maks Velo, është kthyer në një akupunkturë për komunitetin.

Ndaj, vërtet besoj se në një qytet të mirë ka vend për të gjithë. Ka vend për të ruajtur atë që është me vlerë, siç është ky pallat dhe këto dy shtëpi muze, siç edhe ka vend për kullat që janë në anën tjetër, të një qyteti që po rritet.

Ato pak gjëra të vjetra që vërtet meritojnë të ruhen, siç është Shtëpia e Libohovitëve, që do të kthehet në muzeun “Besa” për të kujtuar mbrojtjen e hebrenjve nga shqiptarët apo Sarajet e Toptanëve, që do të kthehen në Muzeun Etnografik të Tiranës, janë realisht monumente kulture.

I kemi dhënë një përgjigje shteruese të gjithë debatit, çfarë ruhet dhe çfarë nuk ruhet. Më vjen mirë gjithashtu që, godina e Radio Tiranës ka filluar të transformohet. Për të gjithë ata që janë në panik u them se ndërtesa do të ruhet siç është. Me leje të përbashkët të Ministrisë së Kulturës, Institutit të Monumenteve dhe të Bashkisë së Tiranës ne do të sjellim në funksionim”, vijoi Veliaj.

Ai tha se “Shtëpia Agolli” do jetë perla e radhës për Tiranën tonë. “Kjo është perla e radhës në një varëse rruazash të bukura të Tiranës sot. Edhe për këdo ka nevojë që të bëjmë një bilanc, kujtoj se nga viti 2015-të rikthyem Pazarin e Ri, rikthyem Kalanë e Tiranës, rikthyem kinemanë ‘Maks Velo’, këtë pallat, këto dy shtëpi muze, “Shtëpia me Gjethe”, “Bunk’Art”.

Pra, sot Tirana ka shumë stacione. U rikthye më në fund edhe Hotel “Dajti” dhe besoj se bashkë me Guvernatorin do të kemi shumë shpejt një ekspozitë të Ibrahim Kodrës për ta hapur zyrtarisht, patjetër si seli e bankës, por më tepër si një aset për qytetin, me salla të ndryshme. Kur faktet flasin, besoj se shterojnë gjithë argumentet dhe gjithë zhurmat për çështjet e tjera”, u shpreh Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ish-drejtuesja e AKSHI-t, del pas tri orësh nga SPAK, u paraqit me avokaten e saj
  • Shpallen fituesit e Nobelit në Ekonomi për vitin 2026, dy profesorët amerikanë ndajnë çmimin
  • Shakaja përfundoi në tragjedi, ky është 16-vjeçari që humbi jetën në lokalin e gjyshit në Krujë
  • Prezantohet “Pasqyra e Çmimeve”, Rama: Mbi 200 artikuj pjesë e listës, çmimet nuk ndryshojnë për 3 muaj
  • Jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve

Komentet e Fundit

  1. na ishte nje here...Johannes Hahn on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  2. demo on Marta Kos: Ndryshimet e Kuvendit të Kosovës në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
  3. Laert on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  4. demo on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. Ethemi jo Lalaj on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?