Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Jo dinjitoz qëndrimi në kafazin e xhamit”, shtyhet seanca në GJKKO ndaj Veliajt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Jo dinjitoz qëndrimi në kafazin e xhamit”, shtyhet seanca në GJKKO ndaj Veliajt
AktualitetKronike

“Jo dinjitoz qëndrimi në kafazin e xhamit”, shtyhet seanca në GJKKO ndaj Veliajt

Published: June 10, 2026
Shpërndaje

Ditën e sotme u mbajt në GJKKO gjyqi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të akuzuarve të tjerë, teksa më pas u vendos shtyrja e seancës.

Veliaj nuk mori pjesë në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Seanca e radhës caktohet në datën 16 qershor ora 10:00

Në sallë ishte vetëm prokurori Ols Dado, teksa nuk ishte i pranishëm prokurori tjetër Altin Dumani.

Erion Veliaj ka dërguar më parë një shkresë gjykatës duke i bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në seancë, pasi mbajtja në kafaz e tij nuk është as e dinjitoze dhe për këtë arsye kërkon të përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

- Publicitet -

Ndërkohë në këtë gjyq ishin nën akuzë 19 persona, ku 11 të tjerëve u është pranuar kërkesa e gjykimit të shkurtuar dhe janë veçuar.

Gjyqi mbahet për: Shoqëria “PALUSHI”, Shoqëria “GERARD-A”, sh.p.k., Shoqëria “FUSHA”, sh.p.k., Shoqeria “LANI”, sh.p.k., Organizata Jofitimprurëse Qendra “HARABEL”, Organizata Jofitimprurëse BYL-A (Balkan Youth Link Albania), Organizata Jofitimprurëse Qendra “MUZA”, Organizata Jofitimprurëse Qendra “EVENTUS”, Erion Veliajn, Arjola Xoxën, Erald Simixhiun, Linda Kazani, Meriman Palushi, Mirton Lika, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu dhe Valmir Xoxa.

Në seancë munguan disa të pandehur. Po ashtu mungoi edhe avokati Maks Haxhia, i cili ka vënë në dijeni gjykatën se është në gjyqin ndaj Laert Haxhisë (ku do të pyetet Artan Tafani).

Diskutime në seancën në GJKKO:

Prokurori Ols Dado: Për shkak të mungesës së disa avokatëve Prokuroria e Posaçme çmon se kjo seancë nuk mund të zhvillohet.

Avokati Plarent Ndreca: Fakti që avokati i Laert Haxhisë është në atë gjyq, kjo bëhet shkak qe Erjon Velisë në këtë gjyq t’i pezullohen afatet e paraburgimit. Ne nuk po bëhemi pengesë për zhvillimin e gjykimit dhe ka asnjë arsye përse të pezullohen afatet e paraburgimit. Nga ana tjetër kemi bërë kërkesë me shkrim më herët të na jepni vendimin e arsyetuar përse i janë pezulluar afatet e paraburgimit Veliajt?

Gjykata: Fillimisht gjykata vendos që qendra “Harabel” të mbrohet nga avokati Henrik Ligori, krahas avokatit Arjan Salati. Por gjykata konstaton se kjo seancë nuk mund të vijojë duke qenë se janë pa mbrojtje Mirton Lika, “Lani” sh.p.k., Erald Sinixhiu dhe shoqata “Eventus”, që mbrohet nga avokati Aranit Roshi.

 Avokati pretendoi në seancën e kaluar se nuk i ka vendosur 24 fashikuj, në seancën e 09.03.2026 dhe në 10.03.2026 rezulton se Veliajt i janë vendosur disa fashikuj. Ndërkohë rezulton se nuk i janë vendosur në dispozicion fashikuj nga 142 deri 166. Këto fashikuj përmbajnë veprime procedurale, dhe për të shmangur çdo pretendim gjykata çmon që edhe këto fashikuj t’i vihen në dispozicion Erjon Veliajt. Pretendimi tjetër për mos vendosjen e provave digjitale, gjykata çmon se në këtë fazë procedurale mbrojtjes nuk i është cenuar e drejta.

Avokati Plarent Ndreca: Do japim qëndrimin tonë për 2 vendimmarrje, mendoj se kërkesa e medias janë të lidhura drejtpërdrejtë me mbajtjen e një procesi të rregullt ligjor. Duke shtuar se publiciteti i seancës për shkak të interesit të lartë publik lidhet direkt me të drejtën e një procesi të rregullt. Nga ana tjetër vlerësoj që është shumë e rëndësishme të njihemi me provat digjitale.

Gjykata: Seanca e radhës caktohet në datën 16 qershor ora 10:00. Duke patur parasysh që 3 avokatët është hera e dytë që seanca shtyhet, i paralajmërojmë se nëse nuk paraqiten do merren masa.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mykonos’
  • “Jo dinjitoz qëndrimi në kafazin e xhamit”, shtyhet seanca në GJKKO ndaj Veliajt
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do të shiten nafta e benzina
  • Basti i Kryeministrit. I humbur?
  • Do të zhvillohej më 12 qershor në Tiranë, shtyhet Ministeriali Ukrainë- Evropa Juglindore

Komentet e Fundit

  1. GAVROSH on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. demo on Zvërneci, Rama: Ka shumë gjysmë të vërteta që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha
  3. XXXXX on Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. nastradini on Zvërneci, Rama: Ka shumë gjysmë të vërteta që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha
  5. tom on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?