Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapja e qendrës së Inovacionit në Shqipëri, Rusia: Do të kryejnë sulme kibernetike ndaj nesh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Hapja e qendrës së Inovacionit në Shqipëri, Rusia: Do të kryejnë sulme kibernetike ndaj nesh
Politike

Hapja e qendrës së Inovacionit në Shqipëri, Rusia: Do të kryejnë sulme kibernetike ndaj nesh

Published: April 4, 2024
Shpërndaje

Ditën e djeshme është hapur Qendra e re e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në hapjen e kësaj qendre mori pjesë edhe kryeministri, Edi Rama. Kryeministri u shpreh në rrjete sociale se kjo qendër është një vatër e zhvillimit teknologjik. Ai shtoi më tej se modernizimi i ushtrisë shqiptare krijon kushte optimale për zhvillimin e teknologjive të reja, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, po edhe në funksion të modernizimit të qeverisjes e të mbështetjes së sektorit privat.

“Kjo qendër i bashkohet Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike, një tjetër projekt i madh për mbrojtjen në botën dixhitale, me një rol kyç në luftimin e kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjen e sistemeve tona të informacionit, i krijuar falë mbështetjes së SHBA” – deklaroi Rama gjatë ceremonisë së inaugurimit të mërkurën.

Ndërkohë, po ditën e djeshme, Rusia ka reaguar përmes zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, duke akuzuar NATO-n dhe Bashkimin Evropian për zgjerimin e qendrave të tyre kibernetike të orientuara drejt sulmeve kundër Rusisë.

- Publicitet -

Sipas saj, një qendër e ngjashme është hapur edhe në Shqipëri, me pretendimin se misioni i qendrës do të jetë të krijojë një imazh negativ të Rusisë. Zakharova paralajmëroi se në këtë mënyrë po krijohet një tjetër burim kërcënimesh hibride në Ballkan, duke deklaruar se ky është një rajon me probleme të mëdha politike.

Sipas mediave të huaja, Rusia ka filluar të sajojë një justifikim për të kërcënuar Shqipërinë. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, gjatë një konference në Moskë, akuzoi NATO-n dhe Bashkimin Evropian për zgjerimin e qendrave të tyre kibernetike të orientuara drejt sulmeve kundër Rusisë.

Sipas saj, një qendër e ngjashme u krijua në vitin 2017 në Helsinki të Finlandës, për të cilën personeli ushtarak rus pretendon se funksionon në sfera ushtarake, politike, diplomatike, ekonomike, informative, mjekësore dhe të tjera për të dëmtuar imazhin pozitiv të Rusisë. Zakharova akuzoi më tej NATO-n për manovra të rrezikshme luftarake.

“Aktualisht, në marrëdhëniet me Rusinë, blloku është kthyer në mendësinë e Luftës së Ftohtë. Në dokumentet e doktrinës së tij, vendi është shpallur, citoj “kërcënimi më i madh i drejtpërdrejtë”. Ka një grumbullim aktiv të trupave në drejtimin lindor. Stërvitje ushtarake të paprecedentë. Ata po përgatiten për luftë kundër Rusisë dhe as nuk e fshehin atë”, shtoi ajo. Ndër të tjera ajo deklaroi se NATO nuk ka vend në botën e re multipolare dhe mbetet në optikën e Rusisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Reshit Lala says:
    April 4, 2024 at 7:30 am

    Rusia ka sulmuar një shtet të pavarur dhe ankohet përse të tjerët marrin masa mbrojtëse: Rusia ka kryer një akt fashist pa preçedent, HITLERIAN dhe, akuzon të tjerët, që po e kërcënojnë. Opinioni botëror e di se askush nuk e kërcënon Rusinë dhe Amerikën, por Rusia këtë do ta shfrytëzojë si pretekst për të sulmuar të tjerët. Edhe Hitleri kështu bëri: Ai akuzoi të tjerët për sulmin kundër Rajshtagut Gjerman, të cilit ja vuri zjarrin vetë për të krijuar shkak sulmi kundër lindjes: Rusia e mbushi Ukrainën lindore me rusë në kohën e Bashkimit sovjetik me qëllim asimilimin e Ukrainasve. Këtë bëri edhe me Krimenë: Të mos harrojmë Stalini bëri genocid në Ukrainë me mbi 1 000 000 të dëbuar drejtë Siberisë, që nuk u kthyen kurrë. 400 000 ishin vetëm nga Krimeja. Duket Stalini, për t’ja fshehiur botës PASTRIMIN ETNIK TË KRIMESË bëri genocid në të gjithë Ukrainën. Pastrimi etnik i Krimes dhe zevendësimi i tyre me rusë ishte edhe shkaku i pushtimit rusë të vitit 2014. Këtë e dinë shqiptarët dhe i gjithë opinioni botëror. Problemi shtrohet: Përse ka një masë e konsiderushme shqiptarësh, që mbështesin luftën e rusisë në Ukrainë me komente direkte apo me heshtjen e tyre?! Shqioptarët e dinë nga Historia, se trojet Shquotare janë pushtuar nga Sllavët-rusët e Ballkanit. Shqiptarët e dinë se është derdhur rrëke gjaku shqiptar në të gjithë hapsirën Shqiptare ! Shqiotarët gjithashtu e dinë se SHKAKU ka qenë rusia dhe Turqia, që ndikonin në politikat globale. Shqiptarët e dinë se Kosova nuk njihet akoma nga Serbia dhe disa vende të ballkanit e europës, se RUSIA ka ndikim tek ato. Shqiptarët e dinë gjithashtu se sulmet kundër Kosovës i organizojnë agjenturat ruse. Po atëhere përse ka një masë të madhe ,që mbështet politikën ruse?! Ka 2 arësye. Një pjesë është injorante dhe nostalgjike e revolucionit të Tetorit dhe, e pret revlucionin proletar nga një shtet fashist. Pjesa tjetër është agjenturë ruse dhe i shrëben rusisë kundër shqiptarëve. Injorantët dhe nostalgjikët duhet ti sqarojmë, se interesat kombëtare shqiptare janë me perendimin e jo me rusin dhe, agjenturat duhet ti dënojmë!

    Reply
  • info analitike says:
    April 4, 2024 at 12:09 pm

    U grine duke hapur qendra kerkimore e qendra inovacioni qe nuk i duhen as dreqit por vecse per te perlare fonde kot me kot. Ja me thoni psh cfare behet me ate qendren kerkimore te nanoteknologjise qe u hap nen ASH. Pale keto budallalleqet me inteligjence artificiale etj. Ketu ka plasur vjedhja e korrupsioni sheshit e ky flet per shpikje e per shkence. pika qe nuk i bie.

    Reply
  • capi says:
    April 4, 2024 at 11:19 pm

    Kote shikon sa per resme, me c’pofshe mua ne hunde. nese merr vesh c’fare behet.

    Reply
  • demo says:
    April 5, 2024 at 2:20 am

    Mos u tremb moj Rusi
    Me nanoteknollogji
    Me kiberneteri
    I ka pordhe per Ajri
    Po qe per hajduteri
    Aty ka mjeshteri
    Ky vjedh shtetin e tij
    Keto i ka vetem shashka
    Ta degjoje bota perjashta
    sa te trembi ca laraska

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën
  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  • Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

Komentet e Fundit

  1. 1 on K.E – BELA MAFIA
  2. nastradini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. nastradini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. RITA KOKAJ on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Detari on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?