Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Harris: Mund të emëroj një republikan në kabinet, nëse fitoj zgjedhjet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Harris: Mund të emëroj një republikan në kabinet, nëse fitoj zgjedhjet
AktualitetBote

Harris: Mund të emëroj një republikan në kabinet, nëse fitoj zgjedhjet

Published: August 30, 2024
Shpërndaje

Kamala Harris i doli në mbrojtje të enjten disa ndryshimeve në politikat e saj që anojnë drejt qendrës dhe tha se ajo mund të emërojë një republikan në kabinet, nëse zgjidhet. Komentet Harris i bëri në intervistën e saj të parë për një rrjet të madh televiziv, që kur demokratët e emëruan atë si kandidate për presidente.

“Mendoj se aspekti më i rëndësishëm dhe më domethënës i perspektivës dhe vendimeve të politikës sime është se parimet e mia nuk kanë ndryshuar“, i tha ajo gazetares së CNN-it Dana Bash gjatë intervistës, pjesë të së cilës u publikuan përpara se ajo të transmetohet e plotë në orën 21:00, me orën lokale të Uashingtonit.

Harris është pozicionuar më shumë drejt qendrës për disa çështje, që nga koha kur kandidoi për presidente në vitin 2020. Ajo ka ashpërsuar qëndrimin e saj mbi emigracionin përgjatë kufirit jugor të SHBA-së me Meksikën. Ajo gjithashtu është tashmë kundër ndalimit të shpimeve, për nxjerrjen e naftës, falë së cilës punëson shumë njerëz në Pensilvani, një nga ato pak shtete, që do të jenë vendimtare në përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve.

- Publicitet -

“Parimet e mia rreth asaj që duhet të bëjmë për të siguruar kufirin tonë – nuk kanë ndryshuar. Kam shërbyer dy mandate si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë duke ndjekur penalisht organizata kriminale transnacionale, shkelësit e ligjeve amerikane, që kanë kryer trafik të paligjshëm të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përtej kufirit tonë, dhe parimet e mia nuk kanë ndryshuar”, tha ajo.

Intervista e zonjës Harris kishte për qëllim të tregonte se ajo i zotëronte të gjitha çështjet. Disa kritikë sugjerojnë se ajo mund të jetë më pak e rafinuar në mjedise ku nuk ka një fjalim të shkruar, pas një serie fjalimesh të fuqishme në fushatë, që kur mori në dorë stafetën e demokratëve për garën për Shtëpinë e Bardhë. Harris, së bashku me kandidatin demokrat për nënpresident, guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, diskutoi gjithashtu mbi mundësinë e futjes së një republikani në kabinetin e saj të mundshëm, duke thënë se ajo dëshironte një larmi mendimesh.

“Mendoj se është e rëndësishme të kemi në tavolinën kur merren disa nga vendimet më të rëndësishme, njerëz që kanë pikëpamje e përvoja të ndryshme. Dhe mendoj se do të ishte në të mirën e publikut amerikan që të kishte një anëtar në kabinetin tim i cili ishte një republikane”, tha ajo.

Nënpresidentja Harris ka shmangur intervistat zyrtare dhe konferencat për shtypin gjatë ngritjes së saj të shpejtë për të kandiduar në emër të demokratëve për postin e presidentes.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?