Migena Aleksi – DITA
Edhe pse Greqia kaloi një krizë ekonomike që gati e nxori nga Eurozona, trajtimi që i bën moshës së tretë sot, në vitin 2026, tregon se çfarë do të thotë të kesh vullnet politik, jo thjesht fjalime për konsum elektoral.
Ndërkohë që ministrja jonë thotë “e kemi të pamundur”, ja çfarë ka bërë dhe po bën Greqia për të mbrojtur dinjitetin e pensionistëve të saj:
1. Greqia nuk i la pensionistët në mëshirë të rritjes së çmimeve të miellit dhe vajit. Përmes një sistemi digjital (që ne mund ta bënim me Kartën e Identitetit), shteti grek rimburson çdo muaj një përqindje të lartë të shpenzimeve ushqimore për pensionistët me të ardhura të ulëta.
Për kategoritë më vulnerabël, ekzistojnë “Supermarketet Sociale” ku produktet e shportës merren me çmime simbolike ose falas, të subvencionuara direkt nga buxheti i shtetit.
2.Ndryshe nga Shqipëria që mban 20% TVSH për bukën, Greqia ka aplikuar ulje të TVSH-së për produktet bazë në periudha krizash.
“Shporta e Shtëpisë” është një nismë ku supermarketet detyrohen të mbajnë një listë me mbi 50 produkte bazë (bukë, qumësht, vezë, vaj) me çmime të ngrira ose rritje minimale, të monitoruara rreptësisht nga shteti çdo javë.
3. Në Greqi, pensionistët marrin rregullisht një “pension shtesë” të shpërndarë si bonus solidariteti gjatë festave. Bëhet fjalë për shuma që shkojnë nga 200 deri në 300 Euro shtesë, për të përballuar koston e rritur të jetesës në fundvit.
4. Një goditje e madhe për pensionistin shqiptar është kostoja e ilaçeve. Në Greqi pensionistët me të ardhura të ulëta kanë 0% bashkë-pagesë për ilaçet e listës së rimbursueshme.
Ata i marrin ilaçet në farmaci pa paguar asnjë qindarkë, sepse shteti e di që pensioni nuk del edhe për bukë, edhe për ilaçe.
5. Ndërsa ne diskutuam për radhët e aboneve në Tiranë, në Athinë dhe qytetet e tjera greke pensionistët mbi 65 vjeç kanë ulje deri në 50% në të gjitha mjetet e transportit publik (trena, autobusë, tragete) duke përdorur thjesht kartën e tyre elektronike.
Ka programe të “Turizmit Social” ku shteti paguan pushimet e pensionistëve në hotele dhe llixha, për t’u garantuar një moshë të tretë aktive.

.Ju flisni per dy shtete .Njeri shtet social dhe tjetri shtet mafioz qe pensionistet i shef si miq ne periudhe zgjedhjesh dhe si armiq ,qe po hane buken kot ne periudhen tjeter .Indeximi do behet ne tetor dhe ne masen 2%.Aq e nxjer INSTAT i qeverise thote shteti
Aaaaman,Aman!I lutem shume hartimaxhiut Edi Rama te kurseje hartimet,podkastet,klownadat,
Le te vjedhe pa to,se me ngre Tensionin 18.
Une nuk e besoj shume kete Migena Aleksin se e kam lexuar dhe here te tjera, nuk e di, bile, eshte gazetare apo mos eshte ndonje e inteligjences artificiale . Por kisha nje pyetje tjeter per Migenen ne se aeshte autentike: Degjova sot ne nje televizion se kush eshte mbi 80 vjeç nuk e ze asnje ligj te denohet me burg dhe mu duke e çuditeshme. Dmth te gjithe pensionistet mbi 80 vjeç mund te vrasin me pushke cilin te duan dhe nuk denohen me burg, keshtu qe ata te gjejne njeriun qe u mohon keto te drejta me ligj te kryejne veprimin qe te mos denohen dhe te perfitojne. Bile edhe per Sali Berishen keshtu thone. Eshte mbi 80 vjeç dhe mund te vrase ke te doje se nuk denohet ! Ne radhe te pare a eshte i vertete ky ligj dhe ne se eshte i vertete, ne Shqiperi 80 vjeçaret e paskan shume te lehte zgjidhjen e problemeve te tyre, bile jane kaluar jetes tyre pa pike frike. E, kete na sqaroni sa qendron ky probleme, pa te tjerat do rregullohen dhe problemin tjeter qe me kushtetute deputeti nuk mban pergjegjesi per çfare thote dhe çfare ben qe do te thote se deputetet tane jane te çmendur dhe parlamenti shqiptar eshte çmundurine ose Pavioni 17. A ka pergjigje dhe zgjidhje per keto dy probleme, se te tjerat zgjidhen pastaj ?!
Vulnerabel = i cënueshém
Ne fokus = ne qender te vemendjes.
E zegjinezuat gjuhen shqipe
po mire pse nuk shkon ne greqi kjo, qenka parajse atje…
Pra në Greqi pensioni thotë qeveria e di se nuk del edhe për bukë dhe për ilaçet ndërsa kryeministri ynë dhe me pensione nën 180 euro nuk e pranon, për minimumin jetik nuk diskutohet fare. Çfarë mund të presësh nga një kryeministër që thotë nuk ka shqiptar pa bukë, kjo thënie është tragjike mendojeni si të dëshironi. Pra mendohet se pensionisti mund të jetojë i uritur, modeli shembull thonë
I Madhi Kadri Roshi, artisti fisnik i të gjithë kohrave.
Voskopojari: Tegjitha keto i pa Aleksi nga Tirana se ne ketu ne Gtreqi kju rrojme dhe marrim penasion, nuk i kwemi pare e degjuar! Bravo Migene, bravo Dita ase na hapet syte qe te vrapojme t”i kerkojme se ku i fsheh Gfreqia te gjitha keto twe mira qe n uk i dime ne…Sa per twe kenaqur Migenen dhe Diten u thwem se unbe si pesionist mora 8 euro shtese dhe asn je dhufratge n uk nba jep kush per festa si pretendon Migena e Dites qe kane marre flamurin e antiRames…Bravo dita b bravo Migena!
V OSKOPOJARI.: Vërtet ku i gjeti të gjitha këto mrekulli greke Migena e Ditës? Jam një pensionist në Greqi dhe mora për këtë vit shtesë në pension 8- tetë- euro dhe asnjë ”dhuratë” për festat si pretendon Migena e Ditës…sa për dhurata e festave pas shumë viteve na dhanë nga 250 euro para festave të vitit..asnjë shtesë tjetër…sa për ato kompësimet që bërtet Dita…unë nuk i di ku janë dhe cila magazina u jepkan pensionistëve ushqime falas. Fatmirish na hapi sytë Migena e Ditës dhe që nesër do të vrapoj të marr ushqime falas madje dhe nga një qingj që ta vë në hell për Pashkët greke..Me këto informacione dhe ”FAKTE:::” (Mund të themi dhe FAKE NEWS) DITA (që dikur ishte gazeta jonë’) ja grrisi fgytyrën Ramës dhe çoi shumë ujë në mullkirin e Saliut…Aferim Migena dhe Dita…
E di që do më shani, por mendohuni pak para se ta bëni. Fëmijët e pensionistëve grekë nuk e marrin rrogën 500€ me bankë e 1500 në zarf, prandaj qeveria atje ka para për të mbajtur pensionistët. Fëmijët tanë (unë jam pensionist) nuk i deklarojnë të ardhurat, por na japin neve lekë çdo muaj dhe ne ndjehemi si lypësa. Kush e ka fajin për këtë? Sigurisht që QEVERIA, ama jo se nuk do që të mbajë pensionistët me dinjitet, por sepse është totalisht e paaftë për të ndalur evazionin fiskal. Ndoshta edhe nuk do që ta bëjë këtë.
Ti demo mos fol keq per Ramen sepse po u zgjua Dashi dhe e lexon komentin tend mjer ti pastaj .
Edi , si je me shëndet , nga shtëpia mirë ? Ke një ironi shumë të këndshme . Mos haro të m’i bësh të fala Saliut , po nuk e gjete , transmetoja të falat mëndje ndriturit , profesorit Mul Noka .
Saliun dhe mulin desha me ti lene ty por ti je i ngarkuar shume me Ramen Prandaj po ja le Vlonjatit : Te pershendes dhe un dhe faleminderit qe interesohesh per shendetin tim . Eshte per tu habitur qe dhe ti njelloj si Rama interesoheni per shendetin e pensionistrve !!
Mjafton te mos grabitesh kontributet e tona qe paguajme sot, sipas letrave per pleqerine tone, faktikisht grabitje edvin drogaxhiu qe blen votat e pushtetit te tij me parate qe na grabit ne
Eshte koha qe te krijohet shtresa e te pasurve,.deri ne 5% te popullsise kuptohet mbi kurrizin e pensionistve dhe shtresave te varfera! Leroni keto muhabete kur te fitemi nr BE nr 2050!
Ore ketyre pensionisteve ua ben mire kjo qeveria hajdute e shkaterrimtare! Ua ben mire se nga njera ane ankohen se qeveria Rama i shperfill (dhe eshte e vertete qe pensionistet jo i shperfill po i denigron maksimalisht e duke i genjyer me deklarata si ajo per naften e Shpiragut) dhe nga ana tjeter tehiqen edhe zvarre te shkojne per te votuar per te, se mos vjen ne pushtet ai goxilla Sali.
Jo ore jo, edhe po nuk votuat Ramen, nuk vjen me ne pushtet Saliu se Saliu ka cofur dhe do ishte ne burg po e ka ndihmuar Rama. E ka ndihmuar qe tu trembi me Saliun. Por sot Rama eshte bere edhe me i rrezikshem se Saliu.
Prandaj, ju pensionisteve jua ben hak Rama, se vete ju e mbani ne pushtet!
Une, po te jem shqiptar i mire, votoj qe Shqiperine ta marri Greqia.
Putanat e Ramutit po ja shesin gjithe jevgjve te Arabise dhe Serbise.
Degjomeni mua.
Votoni per Greqine e ta kemi per nder
Or po le te vjedhi,,Une hartimet nuk ja duroj dot,.Vidhte Berisha,Rrente Berisha,po rrente katundarce.Vrau 4 bedela,qe ja dergoi ky mish per top,,rrejti jo cadra pistolete,jo stilolapsa,,Ne fund fare ja plasi troc,katunarce,.Dil vete ne shesh po s`ta plasa koken nga catia! Po ky rren edhe kur merr fryme.A ka folur ndonjehere te verteten ky dykembesh?
E dini ju qe pagesa e pensionisteve eahte skeme piridale? Ne bazen e piramides qe paguajne jane te rinjte, dhe me lart vijne moshat e mesme qe paguajne. Ata qe perfitojne nga keto pages jane pensionistet ( shprehja “kam punuar tere jeten ndaj dua pension te mire” eshte te heqesh pergjegjesine nga vetja dhe tja u hedhesh femijeve te tu. Do veten me shume se femijet e tu)
Te rinjte jane pakesuar (baza eshte zvogeluar ) Tani jeni ju qe kerkoni te paguhen pensionistet qe duhet te paguani per ta. Prandaj para se te kerkoni beni ju punen ju takon Kerkoni te riten pagesat e sigureve te pensioneve. E beni dot? Ndaj ose heshtni ose beni ate qe ju takon.
Sa per gjoja keqardhje mos harroni jeta asnjehere nuk eshte e drejte Keshtu e ka bere natura (ose Zoti) dhe ju nuk jeni as Zot e as nature Ndaj haft na mellengjyet duke bere fallco.