Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hebrenjtë, shqiptarët dhe Greqia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Hebrenjtë, shqiptarët dhe Greqia
AnalizaHistoriLajmi i fundit

Hebrenjtë, shqiptarët dhe Greqia

Published: March 24, 2024
Shpërndaje

Nga Hajredin Isufi, Historian

Greqia trashëgoi nga paraardhësit otomanë dy nga komunitetet më të rëndësishëm — hebrenjtë dhe shqiptarët (arvanitasit) e Evropës Juglindore.

Literatura historike konfirmon se shqiptarët i identifikojnë në shekullin XIII- XIV për  një shtegtim drejt viseve të Greqisë . Vendqëndrimet më të rëndësishme dhe të përkohshme kishin qenë rajonet malore te Tesalisë, Boetia, vetë Athina, Morea në gadishullin e Peloponezit, Hidra, Speca etj.

- Publicitet -

Hebrenjtë gjithashtu në Greqi ishin një komunitet i rëndësishëm dhe i shpërndarë në qytete më të rëndësishme Selanikut, Janinës, Peleponez, Agrinjë, Korfuz, Lefkadë, Artë, Prevezë, Paramithi  etj.

Hebrenjtë në Gadishullin Ballkanik, ishin vendosur shumë shekuj më parë se të shpërthente inkuzicioni antisimit  në Spanjë e Portugali më 1492.

Hebrenjtë e parë në Selanik ishin vendosur në vitin ’40 para Krishtit, Në vitin 53 të erës së re, Shën Pali d.m.th. Rabi Sauli i Tarsusit predikoi në Sinagogën për ditën e premte, ditën e perëndimit të diellit, ditën e shtunë .

Bota për Hebrenjtë ishte e ndarë në vende ku ata nuk ishin të dëshëruar dhe në vende ku ata gietën ngohtësi, mirëkuptim dhe bashkëjetesë në harmoni, siç është Shqipëria dhe Epiri.

Hebrenjtë patën rastin të ndeshen qysh herët me misionarët e Patriakanës greke të Stambollit në fqinjën e Shqipërisë, Greqinë. Në vitin 1775 Shën Kozmai u nis nga Stambolli me lejen e Patrikut e fermanin e Sulltan Hamidit të parë të propagandonte përhapjen e gjuhës greke dhe të shkollave greke në hapësirën e Shqipërisë së Poshtme. Duhet shtuar se me egërsi u soll kundër gjuhës hebraishte, vllehe, maqedonase dhe etnive të tjera. Ai ndërmori sulme të egra denigruese ndaj hebrenjve, duke iu drejtuar ortodoksëve grekë se “hebrenjtë ishin  vegla të satanajt dhe se ishin të prirur në një luftë të hapur kundër Zotit, kishës greke dhe krishtërimit” .

Jeta e Shën Kozmait mbyllet me vrasjen e tij, më 24 gusht 1779 me urdhër të Kurt Pashës së Beratit. Kisha greke nga kleriku me i lartë e deri në bazë mori përsipër edhe me tej urrejtjen antihebraike, hapi fialë se vrasja e Shën Kozmait ishte pasojë e intrigave të hebrenjve të Beratit . Giithashtu kleri grek për të shtuar edhe më tepër urrejtjen e ortodoksëve grekë kundër hebrenjve, i akuzonte ata se kishin keqpërdorur varrin e Patrikut Grigori V në Kostandinopojë të vrarë nga Sulltani më 1821 .

Akuzat e stisura dhe cinike kundër hebrenjve kishin ndezur hakmarrjen e grekëve që shpërtheu me histeri kundër tyre në vitin 1821. Në këtë kohë kisha greke kishte marrë përsipër për t’a stimuluar edhe më tej urrejtjen kundër hebrenjve.

Ishte bërë tashmë zakon që në ditët e pashkëve të krishtera të bëhej djegia e Judës. Një praktikë e tillë sa cinike, aq edhe injorante e klerit grek, sillțe trazira dhe acarim konfliktesh mes hebrenjve dhe grekëve.

Në vitin 1821 në fillimet e Revolucionit, marrëdhëniet e grekëve  kryengritës ndaj hebrenjve dhe shqiptarëve arvanitas, ishin marrëdhënie armiqësie, gjendeshin pra, në pikën më kritike. Antihebraizmi shpërtheu me një luftë shfarosëse në shtator të vitit 1821 në Tripolicë (Peloponez). Popullsia hebreje në atë qytet, sapo e pushtuan forcat greke, u konsiderua më armike se osmanët kundër kombit grek. Ndaj tyre u ndërmorën raprezalje shfarosëse. Negociatat që ndërmori përfaqësuesi i hebrenjve me Kollokotronin, komandantin e forcave kryengritëse greke, qenë të pasuksesshme. Ata u sulmuan nga të krishterët nacionalistë, u masakruan dhe u plaçkitën. Këto veprime që u ndërmorën kundër hebrenjve në Tripolicë, Spiridhon Trikupis, i justifikonte si shenjë hakmarrjeje ndaj te krishterëve të Kostandinopojës .

Sikur të mos mjaftonte shfarosja e hebrenjve te Tripolicës, një tjetër masakër shfarosëse ndërmorën grekët në fshatin e madh të Vrahoriut në Agrinje. Aty u masakruan në masë të giitha familjet e hebrenjve .

Lufta e grekëve për pavarësi ka qenë e shoqëruar me masakra jo vetëm kundër hebrenjve, por edhe kundër myslimanëve shqiptarë . Forcat shqiptare në verën e vitit 1821 kishin krijuar një aleancë bashkëveprimi me kryengritësit grekë kundër forcave osmane. Nga pala kryengritëse greke në negociatat me parinë e shqiptarëve ishte vetë Dhimitër Ipsilanti, një ndër drejtuesit kryesorë te revolucionit grek .

Forcat shqiptare ne bashkëveprim me forcat këengritëse helene kishin ndërmarrë disa sulme të suksesshme kundër forcave osmane ne Arakthi si në rrethimin e komandantit turk në Artë.

Aleanca në fakt ishte krijuar. Tanimë pritej vetëm akti formal per t’u zyrtarizuar aleanca. Pala shqiptare kur po udhétonte drejt Peloponezit për të zyrtarizuar aleancën, katundi Vrahovë (në pjesën më të madhe lagjet e atij fshati banoheshin nga shqiptarët myslimanë) ishte djegur e shkrumbuar prej kryengritësve grekë dhe familjet shqiptare të tmerruara ishin izoluar në kalanë e Mesolongiit.

Delegacioni shqiptar i revoltuar nga qëndrimet armiqësore të nacionalistëve grekë, u kthye mbrapsht. Kjo solli dhe prishjen e aleancës .

Dëshpërimin e shqiptarëve arvanitas të tradhëtuar në mënyrën më poshtëruese nga nacionalistët grekë, e përcjell në kujtimet e tij historiani grek, Nikojani. Ai shkruan se britmat e dëshpëruara të myslimanëve dëgjoheshin kudo duke thënë:

“…Zoti im, pse zemëroheni me ne fatkeqët? Edhe armiqtë tanë turq na kanë vrarë, edhe miqtë tanë të krishterë që ndërsa na jepnin  besën e të qenurit miq, me pabesinë e tyre na vrasin fshehtazi . . .” 

Historiani grek Rizos Neroulos, në vend që t’i dënonte krimet e shëmtuara që ndërmorën nacionalistët grekë më 1921 ndaj hebrejve dhe myslimanëve shqiptare, u tërheq vëmendjen kryengritësve dhe drejtuesve të tyre se në luftën fetare që kishin nisur, të tregoheshin “më të maskuar dhe të mos ekspozoheshin menjëherë”.

Është me rëndësi të theksohet se shkaku i vërtetë i linjës së brutalitetit të politikës greke, që nisi me shpërthimin e Revolucionit grek 1821 kundër hebrenjve dhe shqiptarëve myslimanë në Greqi, ishte asgjësimi i etnive të huaja për të homogjenizuar një shoqëri dhe shtet helen. Grekët, tendencën raciste ndaj komuniteteve të huaj në përgjithësi dhe hebrenjve e myslimanëve në veçanti, e kthyen në platformë urrejtjeje deri në shfarosje. Grekët brenda tyre donin vetëm llojin e vet.

Shtypi grek në janar të vitit 1891 ndërmori një fushatë të egër denigruese e shpifëse kundër hebrenjve në Korfuz. Gazeta “Efimeris” më 25 janar 1891 në editorialin e saj i cilësonte hebrenjtë me epitete fyese dhe denigruese: ” … bisha gjakpirëse dhe të tmerrshme”.

Ky artikull u pasua edhe nga një broshurë e vogël e titulluar “Flijimi njerëzor për hebrenjtë”  e shkruar nga një farë Maria Mihonidhu. Në atë broshurë hebrenjtë paraqiteshin si një komunitet çnjerëzor që bënin masakra çnjerëzore. Materialet propagandistike antihebraike kishin për qëllim që të paralajmëronin të krishterët e Korfuzit se mes tyre kishin një racë tjetër që kryente flijime të përgjakshme çnjerëzore…

Të gjitha këto akuza që qarkullonin ishin produkt i një fantazie të sëmurë, por më pas do të pasoheshin me veprime të dhunshme që do të arrinin kulmin e një agresioni të egër kundër komunitetit britanik në atë qytet e më tej.

Grekët për t’i bërë të besueshme akuzat e ngritura kundër hebrenjve viktimizuan një vajzë 1 1-12 vjeçare. Ajo pasi ishte masakruar egërsisht , ishte hedhur në lagjen e hebrenjve, afër sinagogës. Gazeta “Efimiridhos”, më 2 prill 1891 e publikoi menjëherë këtë lajm të kobshëm, që krijoi panik në qytet dhe tek komuniteti grek rriti një ndjenjë urrejtjeje dhe armiqësie për komunitetin hebraik. Fjalët e liga në qytet i pérhapnin qarqet nacionaliste dhe kisha greke. ata thanë se vajza e masakruar ishte një “flijim njerëzor” nga hebrenjtë. Edhe organet e hetimit pistën e krimit e përqëndruan tek hebrenjtë.

Ndërkohë lagjja e hebrenjve u rrethua nga forca të shumta ushtarake, nisin arrestimet dhe turma të krishterësh sulmuan dhe plaçkiten shtëpi, dyqane e magazina të hebrenjve dhe shumë shtëpive iu vu zjarri. Shumë hebrenj vdiqën nga plagët që morën nga goditjet me mjete të forta.

Ajo që ra në sy, kur shpërtheu sulmi kundër hebrenjve ishte se ata që e përgatitën atë — kisha greke dhe qarqet nacionaliste, heshtën dhe nuk dolën në skenë per të qetësuar gjakrat dhe zemrat e trazuara që të vendosej paqen dhe mirëkuptimi mes dy komuniteteve .

Dhuna që shpërtheu në Korfuz kundër hebrenjve i detyroi Fuqitë e Mëdha të ndërhynin drejtpërsëdrejti për të ndaluar egërsinë e nacionalizmit grek. Situata e rëndë që u krijua për komunitetin hebraik aty detyroi shumë familje hebrenjsh të largohen nga Greqia dhe të emigrojnë drejt Egjiptit.

Nga sa u tha më sipër arrihet në konkluzionin se ngjarjet e zhvilluara në Korfuz ishin të turpshme.

E sollëm këtë episod që u zhvillua në ishullin grek per të treguar një paralele të njëjtë fabrikimi akuzash të ngritura nga qeveria greke kundër shqiptarëve myslimanë në Çamëri në vitet 20 të shek. XX. Athina në janar të vitit 1919 sajoi një të ashtuquajtur “… rręzik i shtetit grek nga bandat shqiptare…”    Akuzat shkonin edhe më tej duke akuzuar popullsinë muhamedane të Çamërisë se ishin antigrek, ishin kundër te krishterëve dhe se po organizonin një komplot për të vrarë mitropolitin Spiridon dhe ndihmësin e tij në një ceremoni fetare, në ditën e ringjalljes së Krishtit.

Këto trillime të sajuara bënë që në drejtim të Çamërisë të niseshin forca të shumta greke dhe mbi popullsinë shqiptare në Çameri të niste një valë arrestimesh dhe internimesh në masën çame. Paria e Çamërisë arrestohej nën akuzën se ne bashkëpunim me shtetin italian kishin në plan rrëzimin e shtetit grek.

Veprimet e dhunshme që kishte marrë qeveria greke kishin krijuar jo vetëm një valë të madhe zemërimi dhe pakënaqësie të komunitetit shqiptar, por edhe një imazh të keq tek ndërkombëtarët. Ata, ashtu siç kishin vepruar në Korfuz ne vitin 1891 në mbrojtje të hebrenjve, që për ťi bere presion qeverisë greke, ndërhynë me forca të armatosura nga ajri dhe deti.

Athina nën presionet e brendshme dhe të jashtme u detyrua të vendosë lirimin e të burgosurve dhe të internuarve shqiptarë, por presionet dhe shtrëngimet ndaj popullsisë shqiptare vazhduan.

Të njëjtat akuza që ngriti Greqia ndaj shqiptarëve në Çameri në vitin 1919 dhe në vazhdim, bëri edhe ndaj popullsisë hebrenje në Selanik dhe në vitin 1931. Në qershor të atij viti hebrenjtë në Selanik u akuzuan se në bashkëpunim me komitetet maqedonase bënin plane për të vendosur autonominë e Maqedonisë dhe për të përmbysur shtetin grek.

Shtypi grek ne këtë kohë dhe në mënyrë të veçantë gazeta “Proia”, më 25 qershor 1931, në editorialin e saj, hebrenjtë i shpallte armiqtë më të rrezikshëm të shtetit grek, të cilët sipas asaj gazete: “bënin plane për varrosjen e Greqisë dhe të krishterëve grekë”. Ajo gazetë gjithashtu, sulmonte dhe organet e shtypit hebraik se gjoja bënin propagandë antigreke. Në kete sitııatë të tensionuar nëpërmjet shtypit u lëshua një thirrje në të cilën thuhej:

“Popull grek, është në detyrën tënde të fillosh një luftë të egër kundër hebrenjve. Vetëm kështu do të tregosh se je një popull që nuk deshiron të vdesësh. Përpara, filloni me guxim luftën dhe përgatituni për beteja më të mëdha.” 

Kjo thirrje drejtuar popullit grek të Selanikut dhe masës së madhe të refugjatëve grekë që kishte mbipopulluar me rreth 90 mijë vetë qytetin të ardhur nga Azia e Vogël, Deti i Zi, Kaukazi dhe Thraka Lindore, ishte sinjali i fillimit të sulmit kundër hebrenjve dhe lagjes së tyre Kabel. Dhe ashtu ndodhi. Grekët filluan sulmin ndaj shtepive dhe banorëve duke grabitur e djegur shtëpitë e hebrenjve. Masa e hebrenjve nuk gjente vend ku të fuste kokën e të shpëtonte nderin dhe jetën. Veprimet ndaj tyre ishin nga me të dhunshmet, deri dhe prerje veshësh të njerëzve të pafajshëm.

Në masën e bashkësisë greke që ndërmorën sulmet prinin dhe refugjatët grekë. Ata ndërkohë kishin zaptuar pronat dhe shtëpitë e myslimanëve e të hebrenjve.

Refugjatët grekë si në Selanik, ashtu edhe në Çamëri ishin vendosur në pronat që nuk u përkisnin atyre. Pronarëve çamë që iu ishin marrë pronat ishin kthyer në punëtorë me mëditje tek refugjatët grekë që i kishin zaptuar ato me forcë. Mzover në veprën e tij “Selaniku” shkruan se: “25 000 hebrenj në Selanik, të zhveshıır nga pronat e tyre, u detyruan të punonin si punëtorë në pjesën e sipërme të qytetit”.

Qeveria greke me politikën që ndiqte ndaj hebrenjve dhe shqiptarëve në Çameri synonte të largonte jashtë Greqisë këto dy etni të padëshiruara. Në pronat e shqiptarëve në Çamëri ishte planifikuar, nga Athina, të instaloheshin 18 mijë familje refugjatësh dhe shqiptarëve iu bëhej presion të largoheshin nga trojet e tyre për të shkuar në Turqi.

Ngjarjet e vitit 1931 që u zhvilluan në Selanik, të sajuara nga qarqet nacionaliste greke dhe kisha, u zhvilluan në një kohë kur antisemitizmi evropian nuk kishte marrë ende përmasat me të cilat do të shfaqej disa vite më vone.

Athina kishtë shpallur me zë të lartë luftën shfarosëse kundër hebrenjve qysh në shekullin XVIII. Ajo e thelloi atë në vitin 1891 në Korfuz dhe e shtoi me përmasa të përgjakshme e shfarosëse në vitin 1931. Ishte kjo arsyeja që qeveria greke i dha nazizmit gjerman të gjithë mbështetjen e saj në shfarosjen e hebrenjve në vitet 1941-1944 në Greqi. Nga 70.000 hebrenj që kishte në vitin 1940 në Greqi, më shumë se 50 000 prej tyre u shfarosën në kampet e vdekjes.

Në fundin e Luftës së Dytë Botërore të njëjtin fat tragjik patën dhe shqiptarët myslimanë të Çamërise. Qarqet nacionaliste greke dhe bandat e Napolon Zervës, për  të spastruar etninë shqiptare nga trojet e tyre, i vranë dhe i masakruan. Ata që  shpëtuan nga gjenocidi grek morën rrugen e emigrimit dhe sot e kësaj dite nuk lejohen nga qeveria greke të kthehen qoftë edhe për të vendosur një tufë me lule në varret e të parëve të tyre.

****

Botuar në rubrikën Histori të gazetës DITA. Shënim i autorit: Kjo temë u mbajt më Pennsylvania dt. 06 prill 2011

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1-M. Shuflay,  Serbët dhe Shqiptarët, Prishtinë 1986,f.171

2-N.Zhango, Anglikos Imperializmos qe ethniqi andistasi, 1940-1945, Vëllimi I, f.121

3- Robert D. Kapllani, Greqia dashnorja e Perëndimit, gruaja e Lindjes, Tiranë 2002, f.23

4- Jorgos Margaritis, Çamët dhe hebrenjtë bashkëpatriotë të padëshëruar, Tiranë 2009, f.78, P. Xhufi, Ikja nga Bizanti,- histori publicitstike, Tiranë 2009, f.223

5- P.Xhufi, Ikja nga Bizanti, po aty

6- J. Margaritis, Çamët dhe hebrenjtë bashkëpatriotë të padëshëruar, po aty, f.22

7- po aty

8-Sp. Trikompis, Historia  e Revolucionit Grek grek, botim, Londër 1860-1862, Kapitulli XXIV, f.92-93

9- Janis Filomennas, Dokimion istorikon pertis Elinikis Epanastaseas, Athinë 1860, Vëll III, f.345

10- po aty, vepër e përmendur,J. Margaritis,f.23

11-po aty

12- Dionis Koukino, Revolucioni grek, Vëll IV,f.68.  K. Biris, Arvanites oi dories tou  neotrou Elenizmou, Athinë 1961, f.346

13- K. Biris, Arvanites idories, vepër e përmendur, f.34

14- Shih ,Mikrojanis, Bajroni, f.117

15- Rizos Nerantoa, Historie de linsurrections Gresque precede d’un preus d’historie mode rue des la Grece, Gjenevë, 1834, f. 389

16- Shih gazetën Greke “Efimiris”, dt. 12 janar 1891

  1. J. Margaritis, vep. e përmendur, f.24

18-po aty

19-po aty, shënim 18, fq 83

20- Gazeta Greke “Efimiris”, 10 prill 1891, J.Margaritis, vep e përmendur f. 28

21-I documenti diplomatia italiani, sesta seria: 1918-1922, Vëll II, 18 janar- 31 mars 1980, Romë, dok.nr 128, f. 82

22- Gazeta Greke “Kiriks”, Janinë, nr. 102, dt 30 prill 1936

23- po aty,

24- Gazeta Greke “Proia”, dt 25 qershor, 1931

25- J. Margaritis, vep e përmendur, f.31

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  • DETAJET: “Shpëtim Aliu, më i rëndësishmi i hetuar ndonjëherë”! Goditet nga SPAK një tjetër “perandori” e kokainës në Tiranë
  • One Albania sjell admiruesit më pranë Yll Limanit në koncertin “Thirrëm Sot ose Nesër”

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  2. Remo on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  3. Kokpalari 21 janarit on FOTO: Leje të shumta nga Rama për resorte luksi, kush është Isa Aliu i lidhur me grupin e kokainës goditur sot nga SPAK
  4. demo on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. demo on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti dhe kryeministri, te deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?