Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Një shqiptar, ndër më të mirët”, Ali Ahmeti nderohet “Qytetar Nderi i Tiranës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Një shqiptar, ndër më të mirët”, Ali Ahmeti nderohet “Qytetar Nderi i Tiranës”
Lajmi i funditPolitike

“Një shqiptar, ndër më të mirët”, Ali Ahmeti nderohet “Qytetar Nderi i Tiranës”

Published: May 2, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar kryetarin e BDI, Ali Ahmeti, i cili u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Tiranës”, “një shqiptar ndër më të mirët të historisë tonë kombëtare”.

Kreu i qeverisë u shpreh se është ende herët për t’u shkruar historia e Ali Ahmetit, por theksoi se “është mjeshtri ynë më i madh në përdorimin e armëve të diplomacisë për të afirmuar botërisht subjektivitin tonë kombëtar”.

Rama deklaroi se pa Ali Ahmetin shqiptarët e Maqedonisë nuk do të ishin sot në ditën e tyre më të mirë në historinë atij shteti.

- Publicitet -

“Sot Tirana nderon një shqiptar ndër më të mirët të historisë tonë kombëtare. Një histori e shkruar me stërmundime të jashtëzakonshme, jo vetëm për shkak të fuqive të mëdha që dikur Shqipëria ishte një shprehe e bezdisshme gjeografike, as vetëm për shkak të fqinjëve më të fuqishëm, të cilët deri jo shamë dekada më parë e shihnin shqiptarin si atavizën të padurueshëm historik në trevat e këtij rajoni provinciale, por edhe për shkak shqiptarë të këqij që armët e luftës e diplomacisë i përdornin kundër njëri tjetrit pa pasur gajlen më të vogël që mes njëri-tjetrit dhe të huajve të Zgjidhnin të huajt, Nuk besoj se një tjetër komb në Ballkan e ka vuajtur më shumë se sa shqiptarë përçarjen mes vetes, dhe mbi askënd tjetër mbi këtë lagjesh grindesh mes Evropës nuk ka funksionuar më shumë sundimi përmes përçarjes.

Ali Ahmeti është shqiptar ndër më të mirët që vite më parë iu ngjit maleve të rezistencës për liri dhe për të drejta të barabarta kushtetuese të vëllezërve dhe motrave tona në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut, nuk kërkoi as gjakderdhje etnike dhe as hedhjen në erë të shtetit të pavarësuar nga shpërbërja e Jugosllavisë, por vendosi në rendin e ditës së RMV domosdoshmërinë e pranimit të shqiptarëve si një subjekt i painjorueshëm i shtetpërbërjes së shtetit fqinj.

Armët në krahun e asaj rezistence malesh nuk synojnë ndarjen e Maqedonisë, por bashkimin e saj nën të njëjtin flamur vlerash e parimesh të bashkëjetesës së popullit shqiptar e atij maqedonas.

Është ende herët për t’u shkruar historia e këtij shqiptari ndër më të mirët, por nuk është aspak herët të thuhet se është mjeshtri ynë më i madh në përdorimin e armëve të diplomacisë për të afirmuar botërisht subjektivitin tonë kombëtar.

Pa Ali Ahmetin shqiptarët e Maqedonisë nuk do të ishin sot në ditën e tyre më të mirë në historinë  atij shtetit dhe nuk do të kishin dot atë pluralizëm demokratik aq dinamik brenda perimetrit të jetës së partive shqiptare, saqë ti lejojnë vetes shpërfilljen e rrezikut të mbytjes në lugën e ujit të sherrit për më shumë pushtet, duke nënvlerësuar mundësinë reale të dobësimit politik të faktorit shqiptar”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Patriot says:
    May 2, 2024 at 10:52 am

    A di njeri se cfare te mire i ka bere Tiranes ky per tu bere qytetare nderi? Apo I ke zene te gjithe semundja metes qe I dha dekorate dhe berberit.

    Reply
  • Agimi says:
    May 2, 2024 at 12:23 pm

    Ti mire te madhei ka bere tiranes.Politika e tiranes eshte kompatibel me politiken e ultranacisteve maqedon.Ky Ali Ameti arriti te shperngul shqiptaret nga Maqedonia ne masen ,te rite mbi 80%.Ne Maqedonin perndimore vetem pleqe dhe te pa afte kan mbet.

    Reply
  • Ali aga says:
    May 2, 2024 at 4:11 pm

    KORBI KORBIT SJA NXJERR SYTE
    RAMA THACI E AHMETI
    JA PINE GJAKUN SHQIPETAREVE
    NDAJ U HAHET MUHABETI

    LEXONI CTHONE SHQIPETARET
    ATJE KU BANON ALIU
    I PERCAU I MASHTROI
    PER VETE HA SI ARIU

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  • Përfshihen në aksident tre makina në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person
  • Objekte misterioze fluturojnë me shpejtësi mbi lagje të banuara, Pentagoni publikon dosje të reja mbi UFO-t
  • Horoskopi 8 Gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
  • Reshje shiu dhe temperatura të larta, si paraqitet moti sot

Komentet e Fundit

  1. Eshte MASHTRIM on Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  2. 1 on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  3. Dashi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. demo on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  5. E on Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?