Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dinari, Kurti dhe Vuçiç përplasen në OKB: S’do lejojmë Beogradin të financojë kriminelët e tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Dinari, Kurti dhe Vuçiç përplasen në OKB: S’do lejojmë Beogradin të financojë kriminelët e tij
KosovëLajmi i fundit

Dinari, Kurti dhe Vuçiç përplasen në OKB: S’do lejojmë Beogradin të financojë kriminelët e tij

Published: February 9, 2024
Shpërndaje

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë shkëmbyen sot akuza të rënda, përfshirë rreth zbatimit të vendimit për kufizimin e importit të dinarit serb në Kosovë, ndërkohë që ambasadorët e vendeve perëndimore kërkuan nga palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë drejt përshkallëzimit të situatës.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, që kishte kërkuar seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork për të diskutuar për zhvillimet në Kosovë, akuzoi Kryeministrin Kurti se po pamundëson jetën e serbëve që jetojnë atje.

Institucionet e Kosovës “kanë krijuar kushte të padurueshme të jetesës për serbët dhe tani ata po ndërmarrin sulme gjithëpërfshirëse, sistematike kundër civilëve serbë, si dhe po i përndjekin ata. Një situatë e tillë, në mungesë të një reagimi të duhur, mund të shkaktojë dëm të pariparueshëm për mbijetesën e popullit serb në Kosovë,” deklaroi zoti Vuçiç, duke shtuar se ata varen nga mbështetja financiare e buxhetit të Serbisë për pensionet dhe shërbimet e tjera bazë, përfshirë ato të kujdesit mjekësor dhe social, si dhe të arsimit.

- Publicitet -

Sipas tij, vendimi për heqjen nga qarkullimi të dinarit është “goditje e drejtpërdrejt ndaj mbijetesës së serbëve dhe të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Është pikërisht krijimi i kushteve të padurueshme të jetesës dhe mohimi i mundësisë për të mbijetuar që ka për qëllim regjimi në Prishtinë, i cili përmes akteve të këtilla te dhunës strukturore po intensifikon sulmet sistematike kundër popullatës serbe, të cilat janë mirë të planifikuara me vite dhe përmes të cilave përndjekja e hapur e serbëve në Kosovë ka filluar.”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili për herë të parë mori pjesë në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i hodhi poshtë si të pavërteta akuzat e zotit Vuçiç dhe tha se institucionet e Kosovës do të sigurojnë një tranzicion për serbët e Kosovës rreth përdorimit të dinarit serb.

“Beogradi po i bie këmbanës… për shkak se po ndalojmë thasë parash në kufi. Po ankohen jo për shkak se janë të brengosur për fatin e serbëve të Kosovës, por për shkak se është gati t’iu mbyllet kanali fitimprurës i parasë së jashtëligjshme në veri të Kosovës”, deklaroi kryeministri Kurti.

Ai akuzoi Serbinë se po sillet si “kali i Trojës i Kremlinit” në rajon dhe shtoi se “rregullorja në asnjë mënyrë nuk ndalon dhe as nuk pengon qeverinë e Serbisë që t’u japë përkrahje financiare serbëve të Kosovës”.

“Çfarëdo pretendimi për të kundërtën nuk është asgjë më shumë se propagandë e rreme që ka për qëllim të nxisë tensione etnike”, tha zoti Kurti.

Sipas tij, “Beogradi nuk mund të lejohet pafundësisht të financojë kriminelët dhe terroristët e tij në Kosovë me shuma parash që qarkullojnë lirshëm dhe jashtëligjshëm në vendin tonë”.

Ambasadorja amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield kritikoi Prishtinën për veprime të pakoordinuara dhe Beogradin për shmangie të përgjegjësisë për sulmin në Banjskë vitin e kaluar.

Ajo u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga “veprimet e pakoordinuara dhe përshkallëzuese” dhe kritikoi institucionet e Kosovës për “veprimet e fundit të pakoordinuara” ndaj institucioneve komunale të mbështetura nga Serbia në pjesën perëndimore të Kosovës dhe ndaj organizatës joqeveritare “Qendra për Paqe dhe Tolerancë” në Prishtinë.

“Këto veprime nuk përputhen me përkushtimin e Kosovës për të punuar përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për t’i dhënë përgjigje çështjeve që prekin mirëqenien e minoritetit serb”, deklaroi ajo. “Dhe ato dëmtojnë rrugëtimin drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Ajo tha se zbatimi i vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës është bërë “pa përgatitje të mjaftueshme apo konsultime me popullatën vendase”.

“Përsërisim thirrjen që zbatimi i këtij plani të shtyhet menjëherë deri në vendosjen e procedurave të duhura në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane… dhe popullata e prekur të jetë informuar”, deklaroi ambasadorja Thomas-Greenfield. Sipas saj, pengesat në shpërndarjen e fondeve nga Serbia “duhet të minimizohen” gjatë kësaj periudhe të tranzicionit.

Përfaqësuesja amerikane në OKB gjithashtu përsëriti dënimin e sulmeve “të koordinuara, të dhunshme paraushtarake serbe ndaj policisë së Kosovës” në Manastirin e Banjskës më 24 shtator, gjatë të cili u vra një polic i Kosovës.

“Katër muaj kanë kaluar që nga ky sulm dhe Serbia ende nuk po i mban përgjegjës ata që janë të përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e tij. Në fakt, udhëheqësi i vetëshpallur i sulmit mbetet i lirë në Serbi”, deklaroi ajo, duke i bërë thirrje Serbisë që “t’i mbajë plotësisht përgjegjës drejtuesit dhe organizatorët e sulmit të 24 shtatorit”.

“Serbia duhet gjithashtu të punojë me KFOR-in për t’u siguruar që një sulm i tillë të mos përsëritet”.

Ambasadorja amerikane Thomas-Greenfield tha se dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë nën udhëheqjen e BE-së dhe jo në OKB.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • demo says:
    February 9, 2024 at 8:09 am

    Kufirin tek thanaaa-Albin Kurti!
    Historia perseritet.Presioni qe i behet Kosoves dhe Albin Kurtit sot,,eshte njejte me presionin qe Beogradi me klyshte e tij Enver Hoxha dhe Koci Xoxe,i benin Nako Spirut ne 1947,,qe te barazonte Lekun prej floriri me rrotat e dinarit leter bythe.Ushqimet,Drithi,Magazinat me stofra italiane,tufat miloneshe me bageti,,etj,.shkuan ne Jugosllavi,,Sado vaporra me mall i vodhi Kines enver hoxha,prape blegtoria nuk e mori veten kurre.
    Prandaj,Albin Kurti,,dinarit te haleswe Jugosllave do ti pritet rruga,si kerkon ti dhe Serbia do pranoje si PRANOI TARGAT,,se Kosova ka Zot,nuk ka edi Rama,qe e perdredh bythen si enver hoxha ne 48.
    Armatosu Albin Kurti,Se kur ka lidh besen burri Kosoves/i ka shti dridhen gjithe rumelise.

    Reply
    • pilo Lala says:
      February 9, 2024 at 4:12 pm

      Dinari Serb ne ate zone te Veriut, nuk ka asnje lloj impakti ne ekonomine e Kosoves.
      Sherri i kesaj eshte bosh, nje veprim qe nuk i ben ndikim ekonomise, vetem perdoret per propagande kunder Qeverise Kosoves, sikur po shtyp minoritetin Serb ne Mitrovice, kjo gje nuk i intereson Kosoves.
      Kosova duhet te marri Pamvaresine, cdo lloj grindje pa rezultat, vetem e ul figuren e kosoves ne arenen nderkombetare.
      Perqendrohu tek pika kryesore, NJohja nga Kombet e Bashkuara si shtet i pavarur, te tjerat jane cingla mingla, pa peshe.

      Reply
      • Aldrin says:
        February 9, 2024 at 4:34 pm

        Sherri i kesaj eshte bosh, thote idiotja piluke e Rames
        Sherri eshte bosh
        Copa budallenjsh, as nje budalla i tere, po copa copa

        Reply
        • pilo Lala says:
          February 9, 2024 at 4:59 pm

          Kosva nuk fiton asgje nga ky veprim, pervec se mban sherrin e ndezur, kjo i intereson retorikes Albinit per fushate elektorale.
          Kete gje e shprehu shume qarte Amerika, .

          Reply
  • PPP says:
    February 9, 2024 at 8:56 am

    NE PARIS U MBLODH UNOja
    FOL ENVER TE LUMTE GOJA
    JA THOSH POPULLI PER ENVERIN
    KUR GREKUT I FUTI TMERRIN

    E DEGJUAT VELLEZERIT E MI
    DJE NE OKB CKA BE VAKI
    ALBIN KURTI LEGJENDARI
    SERBIT JA BERI TETE ME DY

    RRON OR RRON,NUK VDES SHQIPTARI
    SE KA DJEM ME YLL NE BALL
    NGA ULQINI NE PREVEZE
    QE I KANE SHOKET TE RRALLE

    KOMBI SBEHET ME PALLOSHA
    ZVARRANIK E HILEQAR
    KUR LIDH BESEN SHQIPETARI
    I LESHON UDHE GJITHE BOTA MBARE

    Reply
  • Ekonomisti says:
    February 9, 2024 at 11:29 am

    Ne kete vendim nuk kane asnje pergjesi kosovaret.Si ne Malin e Zi edhe ne kisove,Europa per minelle kombetare vendosi Euron.Maqedonsit edhe sot perdirin denarin e shveleresuar me miljarda.Asnje sherbim ne Maqedoni nuk u pranohet turisteve per vec me denar!

    Reply
  • Piro says:
    February 9, 2024 at 1:21 pm

    Eshte e drejte themelore e cdo vendi sovran te percaktoje monedhen qe do te perdoret ne territorin e tij.

    Reply
  • Fjalë që të çmend says:
    February 9, 2024 at 2:27 pm

    Me humor t’mirë është ngritur Dema sot që pa gdhirë
    Sytë zgurdullon nëpër errësirë
    Nuk është aspak i duruar
    Një lajm nga Albini e ka gëzuar

    Pak i shtangur por në qejf të mirë
    Kap lap topin duke u zgerdhirë
    Hë o Vucic thotë ç’të gjeti mirë
    Ahh more Sërb sikur të të shikoja të shtrirë

    Tu pi kafenë me një gotë raki
    Tu u sjellë vërdallë nëpër shtëpi
    Ka zot Kosova thotë, ka një burrë të mirë
    Albini im, nuk është aspak bYthëqirë

    Le ta marri vesh gjithë bota mbarë
    Se Albini im, s’është aspak rrotkar
    Ai vetëm kërkon Kosovën ta ndihmojë
    Si pako postale drejtë Sërbisë ta dërgojë

    Ç’na duhet Amerika ç’na duhet Evropi
    Këta janë naivë, këta janë rob koti
    Ka burra Kosova që s’bëjnë hajgare
    Kur është për të luftuar, këta VV-të ikin fare

    Të gjithë nga sytë këmbët për në Shqipëri
    Veç Albini im do shkojë në Norvegji
    Të më rrojë Albini, të më rrojë Osmani
    Janë kontraversë si unë, ka zot vatani!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    February 9, 2024 at 2:30 pm

    Bravo Poet i Madh “Fjale qe te Cmend” !!!!

    Reply
  • Fjale me vend says:
    February 9, 2024 at 2:31 pm

    Je i paarritshem !!!

    Edhe Arben Duka do te ta kishte zili per vargun e satires, se ti dukesh qe je me i kultivuar se Arbeni i shkrete qe s’dinte asnje gjuhe te huaj.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    February 9, 2024 at 2:37 pm

    Vecanerisht keto dy strofat e fundit arrijne kulminacionin, por duhen recituar nga Reshat Arbana se ai reciton bukur:

    “Ç’na duhet Amerika ç’na duhet Evropi
    Këta janë naivë, këta janë rob koti
    Ka burra Kosova që s’bëjnë hajgare
    Kur është për të luftuar, këta VV-të ikin fare

    Të gjithë nga sytë këmbët për në Shqipëri
    Veç Albini im do shkojë në Norvegji
    Të më rrojë Albini, të më rrojë Osmani
    Janë kontraversë si unë Demo, ka zot vatani!”

    Pergezime “Fjale qe te luan nga tepeleku” !!!

    🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

    Reply
  • mali says:
    February 9, 2024 at 3:12 pm

    Fjala …..Na sqaro pak per se luftoi UCK-ja?Sipas teje Kosova duhet te prese deri sa t’i ngrihet Vucicit e te thote :Kosova qe tani e tutje eshte e lire dhe jo nen serbine.Mjaft hodhet tymuese me teorine “nderkombetaret”.Keto tymuese jane ne favor te Serbit,koha po e tregon.Amerika I dha lirine Kosoves dhe mbron pavaresine e saj. Eshte nje fjale e urte”perendia I tha njeriut-puno vete pa edhe une do te ndihmoj.”Ose ke edhe nje fjale te mencur te popullit”Gomarin nga balta e nxjerr vetem I zoti I gomarit.”

    Reply
  • Fjale me vend says:
    February 9, 2024 at 4:22 pm

    “Gomarin nga balta e nxjerr vetem i zoti.”

    Thote Demo dhe nga syri i pikon nje pike loti

    Kjo opozite vertet qenka shume koti

    Berisha nuk mesoi dot se si behet noti

    Qe kur ishte njehere shofer autoboti.

    Reply
  • Fjalë që të çmend says:
    February 9, 2024 at 5:03 pm

    Mali vetëfundosësi i vuajtur, dëgjo o veshgjatë
    Vrije pak trurin që Serbi mos të ta hipi prapë

    Po, është e vërtetë që i zoti e nxjerr gomarin nga balta
    Por kur i zoti sillet vetë si gomar, dikush duhet t’i rrijë nga mbrapa

    Bota s’është e vogël që ne t’a mësojmë
    Kosova s’është Kina, të bëjë çfarë të dojë

    Mikut që të shpëtoi nga mbytja, si thuhet të dhjefsha kalin
    Se kur ta ndiesh prapë mbi kurriz armikun, ai të tregon karin!

    Reply
  • mali says:
    February 9, 2024 at 5:06 pm

    Fjala ……! Po shoh qe nuk je ne ekuiliber.Keshille :bej pushim,ha mire dhe bej sa me shume shetitje ne ajer te paster nga kodrat e liqenit.

    Reply
  • mali says:
    February 9, 2024 at 5:57 pm

    Sa per miqte e Kosoves z.Fjala mos ia qaj hallin. Ti mos u bej zedhenes I Edi Rames.Edi Rama po humbet Teren ne politike te brendeshme e te jashtme ,ndersa Kurti dhe Vjosa po I a marin bastionet armikut me diplomacy njera pas tjetres dhe po fitojne respekt ne bote.Politika eshte pune muti ,nje sport I rende per ty Fjala sepse gjithmone te mbetet dopjo gjashta ne dore ose plaku maco.Kur nuk di te luash mos hyre ne loje.Ulu ne nje stol te liqeni, verja sycken diellit dhe kenaqu me qetesine.

    Reply
  • demo says:
    February 9, 2024 at 6:02 pm

    Shpejt fendacak ,te lokali 1 Maj,se shkoi jot moter para teje!

    Reply
  • demo says:
    February 9, 2024 at 6:12 pm

    !1 Maj nuk eshte Butrinti o fende,eswhte tjeter.ESHTE AY TJETRI.
    Leshoni nje Rubrike komentsh per Butrintin,moderatori,se kemi ca gjera per te thene!

    Reply
  • intelektuali says:
    February 9, 2024 at 6:50 pm

    Futja e dinarit ne sasi te medha per serbet ne Kosove nuk eshte shaka palo gje, as nje teke per fame e Albib Kurtit sic mund t’i duket ndokujt qe komenton vetem nga urrejtja qe ka per kryeministrin kosovar. Kjo eshte e lidhur me financim te paligjshem te pakices serbe nga shteti meme me shuma monetare te afta per te blere mallra dhe sherbime pa asnje kufi te cdo lloji ne tregun kosovar ne kushtet qe Banka e Serbise mund te shtype dinare pa kufizim. Kjo do te ishte nje goditje inflacioniste per ekonomine e brishte te Kosoves dhe asnje shtet sovran ne Bote nuk do ta pranonte kete gje. Eshte turp per Edi Ramen qe te mos mbeshtese Kosoven ne keto dite te veshtira kur tinzaret e Vucicit bejne plane si te falimentojne Kosoven me finte dinaresh dhe te duken si “viktima” te Albin Kurtit qe po lufton me Bajlozin e Zi per pavaresine ekonomike te vendit te tij.

    TURP DUHET TE KETE EDHE OKB PER QENDRIMIN E LEKUNDUR NDAJ DINARIT QE VUCICI DO TA FUSE PA DOGANE NE KOSOVE

    Ne OKB pagat dhe financimet e projekteve behen vetem me dollare amerikane $ dhe qe nga krijimi i kesaj organizate nuk eshte pranuar asnje valute tjeter, parafytyroni sikur OKB te paguaje nenpunesit me jena kineze cfare skandali do te jete? SHBA do te kercente zgupthi dhe do te nderpriste cdo financim per OKB keshtu do te vepronin pa meshire burokratet sy qelq te BE po te prekej euro € dhe te futej pa hesap valute e huaj ne tregun evropian, pse atehere kritikojne ashper Albin Kurtin qe e ka kuptuar HILEN e Vucicit me dinarin dhe po kerkon te shpetoje vendin e tij?

    MESA DUKET VETEM EDI RAMA NUK DO TA KUPTOJE SI GJITHMONE KETE PEBESI

    Reply
  • Fjalë që të çmend says:
    February 9, 2024 at 7:06 pm

    mali, t’kam thënë mer dreq, t’kam thënë,
    demën vetëm kurrë mos me e lënë

    Çdo ti mer dreq nga kodrat e liqenit
    pse s’rri me demën e ti biesh legenit?

    E dijsha që sot do t’ngrihej me menje t’keqe
    A e shikon qi tash në mbrëmje është tu folë me vete?

    Është tu folë me veten, se ka pirë të gjithë rakinë
    Ka rrezik me ngel n’rrugë e s’ka me gjet dot shtëpinë

    Sot për demën ka qenë dit e shënu e patriotizmit
    Gjithë kohës tu shfry tullumbacen e dordolec Albinit

    Pranaj me mend në kokë për tjetër herë
    dema kurrë vetëm t’mos ngelet asnjëherë

    Reply
  • demo says:
    February 9, 2024 at 7:26 pm

    Kur ka HALL Kosova,Rames i ngrihen puplat
    Fryhet e ngrefoset si pallosh deti.
    Sekush nga ato exortat qe mban rrotull i ka thene qe je gjeostrategjik,
    mori furcat e laparosi Kosoven me Zajednica,,
    Nuk e di se po vdes kerma nga Leucemia,.Eshte bere si Kaverno 88 vjec,Eshte zverdhur ,gelldoqet e syve ju kane nxire,ca rriqna te cpifura i dalin nga zgavrat,
    Shko mor mortjezi ne Azil,se ti nxorri gazeta swhenjat e Leucemise,,Nuk shpeton,,As Berlusconi nuk shpetoi,Ne hale do perfundojne parate e vjedhura.
    Kosova do te rroje sa te jete Jeta.Kosova eshte e gjalle Gjithe shendet..I ka djemte e vashart si sokola dhe zana mali,.Pjellin nga 10 femije,e mbushin Vatren plot.
    Ky mori ne qafe Shqiprine,,E shnderroi mortja shqiprine,sic eshte vete,.Nje sifrilitik i semure kanceroz.E katandisi nje fshat kinez me 1,4 miljuone banore,.

    Reply
  • Tani says:
    February 9, 2024 at 8:30 pm

    O demo
    Pi ilacet perdite

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  • 10 qershor 2026
  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën

Komentet e Fundit

  1. Roni on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. demo on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. tahip on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Skela on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. RROFTË 🇦🇱SHQIPERIA🇦🇱 on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?