Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Heqje patente dhe gjoba të majme: Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Heqje patente dhe gjoba të majme: Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor
AktualitetKronike

Heqje patente dhe gjoba të majme: Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor

Published: August 7, 2026
Shpërndaje

Nëse je i dehur, je ndëshkuar më parë nga policia për këtë shkelje të Kodit Rrugor dhe drejton makinën sërish me më shumë se 0.5 g/litër në gjak, patenta do të hiqet përgjithmonë, pa asnjë mundësi rimarrje në autoshkollë. Kjo masë drastike bëhet për të zhdukur nga rruga të dehurit kronikë, të cilët konsiderohet shoferët më të rrezikshëm.

Nëse je pa patentë në moshë madhore dhe kapesh nga policia duke qarkulluar me automjet, përveç gjobës, për 1 vit nuk do të mundësh të pajisesh me një të tillë, pra nuk ke të drejtë të shkosh në autoshkollë për t’u bërë shofer.

Masa është më e rëndë nëse je i mitur dhe kapesh në timon. Kur të jesh 18 vjeç, nuk do të mund të marrësh patentë si bashkëmoshatarët. Duhet të kalojnë të paktën edhe 2 vjet të tjera që të paraqitesh në autoshkollë.

- Publicitet -

Statistikat e ngjarjeve rrugore tregojnë se shoferët e rinj që sapo kanë marrë një leje drejtimi, kanë probabilitet të lartë të përfshihen në aksidente, shpejtësi dhe shkelje të tjera. Për këtë është parë e udhës që kjo kategori shoferësh, në 2 vitet e para të pajisjes me patentë, nuk duhet të vërë asnjë pikë alkool në buzë kur është në timon, shpejtësia në autostradë duhet të jetë maksimumi në 90 km/h dhe 80 km/h në rrugët e tjera jashtë qendrave të banuara.

Nëse nuk respektohen, ndëshkimi me gjobë është nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, përveç pezullimit të patentës 1 muaj dhe heqjes së pikëve. Nëse gjatë kësaj faze prej 2 vitesh shoferi bën 2 shkelje brenda 1 viti, kufizimet e shpejtësisë apo qarkullimit me orare, zgjaten edhe me 1 vit, duke e çuar në 3.

Ndryshim i rëndësishëm bëhet edhe te pezullimi i lejes së drejtimit. Nëse deri më tani, pezullimi mund të konvertohej me dhënien e dyfishit të vlerës së gjobës nga i gjobituri, si nga të huaj dhe nga shqiptarë, tashmë për patentat që lëshojnë autoritetet tona, nuk ekziston. Pezullimi i patentës bëhet automatikisht.

Rritje të gjobës ka edhe për shpejtësinë në zona të banuara, pranë shkollave, atyre që bëjnë gara me makina apo bëjnë manovra agresive. Nëse deri më tani gjoba ishte 10 deri në 40 mijë lekë, shkon nga 20 deri në 60 mijë lekë. Nëse një shofer kapet 2 herë në një vit me celular në dorë në timon, patenta i pezullohet 3 muaj.

Deri tani Kodi Rrugor e kishte këtë shkelje me 3 herë. Celulari ndalohet të përdoret jo vetëm nga shoferët e makinave, por edhe drejtuesit e biçikletave, motorëve deri në 50 kubik dhe monopatinave.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Prokurorët kundër ndryshimeve të prezantuara dje nga Qeverisë në Kodin e Procedurës Penale
  • Dështon ekzekutimi me vdekje i një gruaje në SHBA, 50-vjeçarja i mbijetoi dy dozave me injeksion
  • Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • Miliona raste kanceri lidhen me infeksione: 5 prej tyre mbajnë peshën kryesore

Komentet e Fundit

  1. Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  2. Xha Teme Analisti on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  3. Kokpalari 21 janarit on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  4. Astriti on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  5. tal on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?