Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hiç, hiç, po Abili vdiq! 7 dosjet e diplomacisë shqiptare, të cilat nëse nuk trajtohen drejt dhe shpejt, mund të kthehen në ‘bomba me sahat’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Hiç, hiç, po Abili vdiq! 7 dosjet e diplomacisë shqiptare, të cilat nëse nuk trajtohen drejt dhe shpejt, mund të kthehen në ‘bomba me sahat’
KryesoreRajoni

Hiç, hiç, po Abili vdiq! 7 dosjet e diplomacisë shqiptare, të cilat nëse nuk trajtohen drejt dhe shpejt, mund të kthehen në ‘bomba me sahat’

Published: January 18, 2023
Shpërndaje

 

Dr. Jorgji Kote

Botuar në DITA

- Publicitet -

Pa mohuar arritjet e spikatura të vitit 2023, të cilat u paraqitën dhe në Konferencën për Shtyp të Kryediplomates Olta Xhaçka më  8 Janar, viti 2023 e gjen diplomacinë tonë me shumë dosje të nxehta të trashëguara. Pavarësisht nga propaganda dhe spektaklet mediatikë, ajo ka plot halle dhe telashe të cilat, nëse nuk trajtohen dhe zgjidhen drejt dhe shpejt, mund të kthehen në “bomba me sahat”.

Këtu do të përmendim në mënyrë të përmbledhur vetëm shtatë prej tyre.

1 – Negociatat e antarësimit me BE-në përbëjnë padyshim dosjen më të nxehtë, sidomos tani që procedurat e zgjerimit janë forcuar, me më shumë aktorë dhe faktorë vëzhgues dhe vendimmarrës, me kulaç por dhe me më shumë kërbaç.

Shampanja dhe entusiazmi fillestar i 18 korrikut duken kujtime të largëta kur numëron, veç të tjerash, jo pak por 20 shqetësime ulëritëse të Raport Progresit më të fundit të Komisionit Europian; ndonëse të veshura me “kadifenë” diplomatike tipike europiane, ato të rikujtojnë thënien “Hiç, hiç, po Abili vdiq”!

Veç kusureve të tjera demokratike, negociatat rrezikohen të vonohen dhe kompromentohen për shkak të projekt-ligjeve kundrathënëse mbi aministinë fiskale, pasaportat e arta, erj; në vend që  të bëhen blloqe integruese, ato dhe të tjera draft-ligje, mund të kthehen në hendeqe penguese, pikërisht tani që realisht jemi në fazën e skanimit të legjislacionit, ose praktikisht të negociatave, me shpresë që ato të çelen më 2024.

Në këto kushte, ka lindur natyrshëm pyetja nëse do vërtet qeveria të anëtarësohemi shpejt në BE, apo do mjaftohet me Komunitetin Politik Europian? Nuk po hyjmë pastaj te klima e përgjithshme politike në vend, arroganca qeverisëse, shoqëria civile anemike, gjendja në opozitë, etj. Në BE nuk do të hyjnë vetëm negociatorët, qeveria dhe diplomacia, por gjithë Shqipëria!

2 – Dosja tjetër e nxehtë, e lidhur ngushtë me procesin e lartpërmendur është rigjallërimi i  Procesit të Berlinit. Takimet e Ministrave të Brendshëm dhe të Jashtëm të 6 vendeve të rajonit më 20/21 Tetor, të cilat  kulmuan më 3 Nëntor 2022 me samitin e këtij procesi historik në Berlin praktikisht e nxorrën jashtë loje “Ballkanin e Hapur”. Tre marrëveshjet jetike që u nënshkruan dhe shumë komponentë të tjerë në vijim, përgënjeshtruan pretendimet pa bazë mbi dështimin/ngrirjen e Procesit të Berlinit.

Tani është koha që  t’i jepet një herë e mirë fund amatorizmit, aventurizmit dhe karshillëkut politiko-diplomatik ndaj tij dhe Tregut të Përbashkët Rajonal të BE-së. Të mos shpresohet më kot se “Ballkani i Hapur” mund të dublojë, plotësojë e ca më pak të konkurojë me Procesin gjithëpërfshirës të  Berlinit!  Samiti i këtij të fundit që do të zhvillohet për herë të parë në Tiranë në pranverë është rasti më fatlum për ta mbyllur njëherë e mirë gjysmakun “Ballkan i Hapur” që vetëm emrin pati të tillë!

3 – Padyshim çështja tjetër e nxehtë lidhet me marrëdhëniet me Kosovën dhe lidershipin e saj politik. Në radhë të parë, zbatimi i rreth 130 marrëveshjeve të nënshkruara në takimet foklorike qeveritare, të cilat kanë mbetur kryesisht në letër, sidomos ato mbi bizneset ku vetëm 10 për qind janë realizuar.

Së dyti, krijimi i një mjedisi, klime dhe atmosfere vërtet bashkuese dhe vëllazërore, jo vetëm me spektakle dhe lojën ‘hapa dollapa”. Kjo kërkon qëndrime shumë më konstruktive nga pala jonë, duke e spostuar thelbësisht boshtin dhe përparësinë e politikës nga Beogradi, si deri më tani, te Prishtina. Është e papranueshme  që vendi ynë dhe sidomos Kryeministri të kenë marrëdhënie shumë më miqësore me Beogradin dhe Vuçiç se me Kosovën. Me të drejtë liderët e saj pohojnë se rruga për në Bruksel, gjeografikisht dhe politikisht kalon nga Prishtina dhe jo nëpërmjet Beogradit.

Këtu kërkohet kryerja e  disa riparimeve kapitale njëherësh: bashkimi ynë me fushatat lobuese se në Kosovë serbët me mbështetjen ruse bënë genocid e jo thjesht spastrim etnik; tejet i rëndësishëm është edhe mirëkuptimi ynë për refuzimin e Prishtinës për ”Ballkanin e Hapur”.

4 – Korrigjimi dhe riparimi kapital i qëndrimeve tona me Prishtinën kërkon natyrshëm rishikimin e marrëdhënieve me Serbinë, sidomos mbas agresionit ndaj Ukrainës, kundërshtimeve serbe lidhur me vendosjen e sanksioneve  ndaj Rusisë, në kundërshtim me  BE-në dhe SHBA-të, provokimet ndaj Kosovës, etj.

Vërtet që duhet të vijojmë marrëdhëniet e bashkëpunimit me të si vend fqinj, por pa lenë në hije dhe pa spostuar për asnjë arsye Kosovën. Gjithashtu, në vend që të bëhemi lobistë dhe avokatë të qëndrimeve serbe kundër BE-së dhe NATO-s, Beogradit duhet t’i kërkojmë fort të distancohet nga e kaluara kriminale ndaj Kosovës, të mos pengojë antarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, të heqë dorë nga fushata e ç’njohjeve dhe të tregojë vullnet politik për dialogun me Prishtinën deri te pranimi i planit më të fundit franko-gjerman. Veç jo “me temenara“ por me shtim të trysnisë, në një linjë me BE dhe SHBA-të.

5 – Çështja tjetër e hapur nga Kryeministri Rama me fjalën e tij më 12 Tetor në Asamblenë Parlamentare të KiE-së në Strasburg  është ajo e zëvendësimit të Rezolutës së vitit 2011 lidhur me hetimin e akuzave të Raportit të ish-senatorit zviceran, Dick Marty për trafikimin e organeve njerëzore nga ish liderë të UÇK-së.

Tre muaj më vonë, nuk dihet asgjë se çfarë po ndodh, ku janë punët me procedurat në Strasburg, dhe kryesorja, si po duken bathët për perspektivën e miratimit të tij. Në pamje të parë problemi u duk i thjeshtë dhe i realizueshëm, por nuk është ashtu. Kjo dhe sepse formalisht, Rezoluta e vitit 2011 është korrekte; si dokument politik, ajo Rezolutë kërkon hetimin dhe verifikimin gjyqësor të  pretendimeve të Raportit Marty. Sepse akuza e trafikimit ka rënë dhe nuk po hetohet, ndërsa të tjerat po.

Atëhere, mund të lind pyetja përse na duhet një rezolutë e re dhe të mos e lemë të qetë Gjykatën Speciale në Hagë të përfundojë misionin e saj? Për pasojë, punimet në këtë kantjer për të cilat nuk dihet asgjë mund të ngecin në baltë, si dështim për diplomacinë tonë.

6 – Tematika më problematike me fqinjët është ajo e Detit Jon me Greqinë. Jashtë deklaratave zyrtare, në këto vitet e fundit gjërat po ecin  me shpejtësi breshke. Thembra e Akilit është (mos)Marrëveshja e Detit që mbi dy vjet mbasi u ra dakord me shumë dyshime për ta çuar dosjen në Hagë, ka mbetur në Tiranë dhe në Athinë; madje, duket se ka hapa prapa, siç u la të nënkuptohet nga takimi Rama – Mitsotakis më 6 Tetor në Pragë dhe vizita e këtij të fundit në jug të vendit më 22 Dhjetor.

Më tepër ka moralizim se sa politikë dhe diplomaci. Nëse ka një model të mungesës totale të informimit publik për një çështje me ndjeshmëri të jashtëzakonshme politike dhe publike dhe që ka gati 15 vjet që trazon ujrat e politikës në të dy vendet, kjo është Dosja e Detit Jon. Ende nuk dihet asgjë se ku bashkohen dhe ku ndahen palët, se çfarë do të kërkojnë nga Haga dhe cilat janë shanset e suksesit tonë.

Përflitet se pala jonë kërkon kushte për Hagën; mirëpo, problemi është se Greqia na i ka futur të dyja këmbët në një këpucë me vendosjen e Jonit në Kornizën Negociatore  me BE-në, duke na detyruar të  pranojmë pa kusht çdo vendim të Hagës; ndaj, të mos habitemi kur ai vendim të rezultojë shumë më i disfavorshëm se Marrëveshja e vitit 2010; dhe atëhere, siç thotë dhe fjala e urtë, në vend të vinim vetullat,  nxorrëm sytë!

Veç Jonit, ka dhe telashe të tjera që qëndrojnë pezull me Greqinë, si të drejtat e pakicave greke, varrezat, pronat e minoritarëve, ligji i luftës dhe Çështja Çame. Gjithë ky katalog i sikletshëm është pasojë e dështimit të diplomacisë, e cila disa vite më parë me navivitet dhe amatorizëm diplomatik i futi të gjitha vezët në një shportë, vijoi me “metodën e aksionit“ dhe tani nuk di nga t’ia mbajë.

7 – Së fundi, për realizimin e këtyre sfidave madhore do të ndikojë dhe reformimi i trupit tonë diplomatik, çka nuk u përmend nga Ministrja Xhaçka. Ndonëse foli prapë roma për toma për mbarimin e  mandatit të Juri Kim, nuk tha gjë për 45 ambasadorët tanë, nga 55 që janë gjithsejt, të cilët  kanë tejkaluar jo me 1 – 2 vjet, por 2 – 3 herë afatet kohore të shërbimit në një vend të vetëm; me përjashtim ndoshta të justifikuar të Ambasadores sonë në BE, për rrethanat tona specifike.

10 prej tyre kanë mbushur me kohë moshën e pensionit, duke shkelur me të dy këmbët ligjin përkatës të vitit 2015. Jashtë vendit konsiderohet skandal nëse dhe një Ambasador i vetëm tejkalon minimalisht afatet ligjore kohore por jo me vite si te ne!! Kjo vetëm për neglizhencë skandaloze të qeverisë dhe MPJ-së.

Gjithsesi, tani që mesa duket do të fillojë freskimi i gjithë titullarëve të përfaqësive tona diplomatike jashtë vendit, veç të tjerash, duhet të tregohet kujdes i veçantë për një raport më të drejtë ndërmjet emërimit të Ambasadorëve nga jashtë dhe atyre të karrierës, në favor të këtyre të fundit dhe meritokracisë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • TARAFI9 says:
    January 19, 2023 at 12:20 am

    KETO HALLE O MIK
    JA THE PO KUJT JA THE
    KJO PALO QEVERI
    DHE POPULLI FLE

    TRAGJIKE ESHTE GJENDJA
    POR KOT DISKUTON
    AS DON AS NUK DI
    TI ZGJIDH CARI JONE

    VEPRUAM PA MEND
    RIPJELLJES I DHAME VULEN
    POPULLI PO PAGUAN
    SA FRENGU PER PULEN

    Reply
  • Sali Bollati -Çam Shqiptaro-Amerikan i Mbijetuar nga Genocidi grekar i Genocidit te 19444 says:
    January 19, 2023 at 12:50 am

    Mire qe po shkojme ne Hage per ti dhene( ose per ti falur); Greqise “mike strategjike” Detin dhe pronat qe u dha S.Berisha ardhacakeve “etnike” sipas Dhulos(ketu perfaqesohet drejtesisht prejardhja e Dules sepse ne alfaetin grek mungon germa D duke vendosur DH-alfa, vita, gama dhelta; keshtu kuptohet qarte qe eshte origjinal DHULOS-SHERBETOR i ardhur ose ne rast se mban vehten Dule-duhet te pranoi se eshte kopil i Avdulit ose Abdullait si Agallare shqiptare ku ishin punesuar malaksasit gerk.Pra tokat dhe deti qe i falen konfirmojne qarte “etnine ardhacake”Ndersa kurr flitet si “Çeshtja ÇAME” duhet kuptuar si PROBLEM KOMBETAR SHQIPTAR; atje ku prej mijera vjetesh JETOJNE SHQIPTARET ÇAME;qe fatekeqesisht masakruar, vrare dhe perzene me DHUNE NGA TROJET ETNIKE MIJERAVJECARE; dhe JO si Ceshtje e theshte. Prandaj para se te shkohet ne Hage DUHET VENDOSUR PER TE HEQUR LIGJIN E LUFTES SE BASHKU ME ZGJIDHJEN E TE DREJTAVE TE MOHUARA MORALE, NJEREZORE, PRONARE TE ÇAMERISE SHQIPTARE!! Shtetaret Greke duhet ta kuptojne njehere e mire se RRUGA E SHQIPERISE PER NE EUROPE KALON NGA TIRANA dhe JO nga Athina!

    Reply
  • Mendimi im says:
    January 19, 2023 at 1:19 am

    Meqënëse ju njoh mirë z. Kote, them se shkrimin e keni bërë për pikën 7, që t’ju caktojnë si ambasador në ndonjë vënd. Mendimi im është që ju nuk i plotësoni kushtet për një post të tillë, ku kërkohet një kulturë e gjërë diplomatike dhe i pa ndikuar nga alternativat partiake.

    Reply
  • bekimi says:
    January 19, 2023 at 2:53 am

    Me tërhoqi titulli “terheqes” me hiç-et e Kotes dhe mu prish mendja te lexoj 7 mrekullite dipllomatike te Jorgjit.
    .Sapo u ndesha qe ne fjaline e pare te gabimi 2023 ne vend te 2022 dhe zgerdhimjen e artikullshkruesit “extra large” fotografi thashe qe do jete ndonje artikull bombe me telekomande kunder Edi Rames dhe nuk u zhgenjeva.
    .
    Kush ka lexuar komentet e mia e dallon qe jam nje anti Ramist I vijes pare..por kur kunder tij lehin persona per llogari te B.M.B-ve apo te ndonje afere me dipllomacite “mike” qe jane merzitur me Ramen se po thyen rekorde ne pushtet-jete gjatesine e tij…
    .
    Qofsha I gabuar por qe kur u arrestua Lideri Majte Fatos Nano per shifra milimetrike ne vjedhje marmalate ne 1993 ai tha Postulatin e tij si me poshte: “”””” Nuk eshte problem arrestimi I Fatosit por me prangosjen time Shqiperia nuk do qeveriset me nga shqiptaret por nga jashte ( qe do te thote me sakte ai vend u kthye ne koloni=republike ambasadoriale)”””””
    .
    Ne kete konteks Abili ka vdekur qe ne 1993 dhe qe nga ajo kohe kane plasur jo vetem qindra bomba me sahat por dhe BOMBA ATOMIKE si 1997-1998 Gerdeci. 21 janari etj etj..dhe per cudi te governorve ambasadore keto mega kriminele ledhatohen me Non Grata ne nje kohe qe duheshin pranga..
    .
    Ne 1993 Shqiperia vdiq dhe kete nuk e luan topi hiç..

    Reply
  • Igor says:
    January 19, 2023 at 6:33 am

    Ju jetoni akoma ne gjum por sejcili banore e din se Shqiperia nuk ka me bure shteti mbas vdekjes te ENVER HOXHES ,te gjith keta mbas 91 qe moren shtetin ne dore e bene vetem per ta vjedhin popullin dhe shtetin dhe vendosen ligjin qe e denon popullin dhe i mbrone keta hajdutet ,kur vjen pyetja per anataresimin ne BE edhe kete e din xhdo kush se nuk dote ndodhe por popullit ju shesin Genjeshtra ,ju e dini se sa shtete ne BE jane kunder Shqiperise te prit jane qe nuk dota pranojne kure jane GREQIA dhe QIPRO edhe pse ju mendoni se kemi maredhanje te mira por mbas shpine punohet ndryshe qe ju se kuptoni pse te gjith juve ju kane blere armiqt e kombit ,pra or popull Injorant mos pritni nga te huajt se dote ju ndihmojne pse ata jane vetem per interesin e vet dhe jo per tju ndihmuar juve ,e vetmja cka ka mbetur populli duhet te mesoj te jetoj ne Korupsion ose te mari valixhet dhe te ike nga vendi se ne Shqiperi dhe Kosove nuk dote jete e mundur te jetohet.

    Reply
  • Qytetari says:
    January 19, 2023 at 7:37 am

    Kjo qe the eshte nje Pordhe me rigon.Duhej te shkruaje dhe shkruajte.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 19, 2023 at 7:51 am

    Ky zotri e meriton të het MINISTËR I P.JASHTËME.Kjo ndodhte në kohën e E.Hoxhes dhe M.Shehut.Pasi kur një Zëvënds Dretor nd/je kritikonte Dretorin e nd/je së tij..KM e emronte menjëher DREJTOR.
    -E nëse drejtori RI gabonte më shumë se i pari,Ai hidhej në koshin e plehrave,deri në burg.
    -Megjithatë ky shkrim vlen për nxite,korrigjimin e punëve në mandatin e 3 Qeverisës.Pasi Qeverit e majta din të korrigjojnë gabimet që bëjnë gjat punës,Ndërsa të djathtët në Bashki e Qeveri u thuhej “..Natën e mirë fëmij të dashtun..!

    Reply
  • Golemi i Kavajes says:
    January 19, 2023 at 9:03 am

    Nuk marr vesh nga diplomatic, por ceshtja e detit me Greqine e ka dorzuar me doren e tij kryeministri shqiptar. Pse?
    1. Sepse z. Rama me PS, marrveshjen e Berishes per detin me Greqine e “hodhi ne kosh” me te drejte me vendimin qe mori gjykata jone kudhtetuese. Kete vendim publiku yne e priti me duartrokitje dhe z. Rama e beri “kale beteje” fitoren ndaj Berishes, edhe nga ky shkak fitoi zgjedhjet me 2013.
    2. Vendimet e gjykatave vendore, prevalojne mbi vendimet e gjykatave nderkombetare, kur eshte fjala per ceshtjet e integritetit teritorial
    3. Gjykatat nderkombetare marrin ne shqyrtim probleme te karakterit territorial dhe jo vetem, midis dy vendeve vetem atehere kur te dy palet bien dakord te paraqiten ne gjykata te tilla. Gjykatat ndrekombetare nuk hapin gjyqe vetem nga ankesa e njeres pale.
    4. Ngaqe Gjykata kushtetuse e Shqiperise mori vendimin e sipercituar, pala greke mbeti e pa kenaqur dhe bente presion. Pikerisht kjo ka qene koha qe pales greke t’i kerkohej si kusht per t’u paraqitur ne gjykaten nderkombtare, zgjidhja e problemeve te tjera midis dy vendeve te mbetura pezull per shkak te pales greke, siç jane ligji I luftes dhe çeshtja çame, gje qe nuk ndodhi per fajin tone. Nderkaq u hapen BISEDINET E REJA me Greqine per çeshtjen e detit te cilat nuk paten rezultat. Mesa duket, z. Bushati si minister I jashtem nuk leshoi pe!
    5. Ne keto kushte, z. Rama pranoi pa kushte me anen e nje deklaratepa qe Ai beri nga Athinela, per dakortesine e Shqiperise pjesmarrjen si pale, ne gjykaten nderkombetare me Greqine!
    Tani, çfare kerkohet tjeter lidhur me detin? Ne vete ja “hoqem nga thonjte” detin, vete e vume ne dyshim kete dhe pranojme te paraqitemi ne gjykate!
    Kur ua them kete arsyetim miqve te mi pro Rames, ata me hidhen perpjete me shprehjen: “Çfare te bente Rama, ta linte pa zgjidhur problemin?”
    Z.Rama te mbeshteste vendimin e gjykates tone kushtetuese! Gje qe nuk e beri. Kaq!

    Reply
  • Gani usa says:
    January 19, 2023 at 9:48 am

    NUK E NJOH FARE AUTORIN, POR NËSE E SHIKON PA SYZE PARTIAKE (TE TILLE E SHOHIN DISA NGA KOMENTUESIT) KA TË DREJTË PËR THUAJSE TË GJITHA PIKAT !!
    SIDOMOS PËR KOSOVEN.
    SO MUNDET SHQIPERIA TE KAPeT ME KOSOVEN PLOT HALLE DHE TE PERDRIDHET SI KURVE ME SERBINE?? SIX PO BEN KRYEMINISTRI RAMA !!

    SADO PRO TIJ TE JESH, KJO SJELLJE ESHTE SKANDAL DHE IA BEN ZEMREN COPE CDO SHQIPTARI QE NUK VENDOS TIFOZLLIKUN PARTIAK MBI INTERESAT E ARDHEUT !!

    Reply
  • SPAK says:
    January 19, 2023 at 11:44 am

    O Shqiptare te nderuar kudo qe jeni! Lereni per nje moment politiken,grindjet,sharjet,tradhetite,vrasjet,vjedhjet dhe shikoni te verteten ne keto vite te demokracise dhe do ta kuptoni se sa provinciale jemi, komuniste – otomane,njerez te mesjetes! Diskutimet kush nga tre poltikanet eshte me i mire jane tregues e papjekurise te kombit tone dhe nuk duam dhe nuk dime te bejme shtet!

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    January 19, 2023 at 12:10 pm

    Lexoni te verteten e madhe:

    Shqiptarët numerikisht më shumë se sa serbët, Serbia manipulon numrin e serbëve të Serbisë duke e deklaruar 2,5-fish se sa është në të vërtetë

    Të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës e Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë. Kurse të gjithë serbët janë vetëm 5,2 milionë. Pra serbët janë më pak se sa gjysma e shqiptarëve edhe kjo është shumë e rëndësishme për ta ditur.

    Popullsia serbe e Serbisë pa Vojvodinën deklarohet 2,5-fish se sa është në të vërtetë. Në Serbi janë vetëm 1,8 milionë serbë. Kurse në Vojvodinë janë 1 milion serbë edhe ky numër është i vërtetë. Numri i serbëve në Vojvodinë, Kroaci edhe Bosnje deklarohet i vërtetë edhe nuk manipulohet. Kurse Serbia e ka deklaruar 2,5-fish numrin e popullsisë serbe të Serbisë që në shekullin e XIX, në gjithë shekullin e XX edhe në shekullin e XXI. Kur e ka filluar Serbia këtë manipulim nuk e ka pasur Vojvodinën. Qellimi i këtij manipulimi është që të duken serbët numerikisht si popull më i madh edhe për të përligjur me këtë manipulim dominancën serbe në të gjithë Serbinë e Madhe.

    Ky manipulim i Serbisë me numrin e popullsisë vërtetohet lehtësisht duke e krahasuar dëndësinë e popullsisë së Serbisë me të gjitha vendet fqinje të Serbisë. Gjithashtu akoma më i saktë edhe madje i pakundërshtueshëm është vërtetimi i këtij manipulimi me Google Earth ose edhe Google Maps duke kontrolluar madhësinë e sipërfaqeve të qyteteve të Serbisë me dëndësinë e popullsisë që dihet shumë mirë se sa është dëndësia e popullsisë. Kjo vërtetohet me të gjitha qytetet e Serbisë. Manipulimi i Serbisë me numrin e popullsisë ka qënë çelësi i suksesit të Serbisë gjatë të gjithë shekullit të XX.

    Serbët në Serbi edhe Vojvodinë janë vetëm 2,8 milionë banorë rezidentë edhe kanë edhe 400 mijë emigrantë. Serbia pa Vojvodinën ka gjithsej me emigrantët vetëm 2,1 milionë shtetas serbë. Kurse Vojvodina ka gjithsej me emigrantët vetëm 1,1 milionë shtetas serbë. Pra Serbia ka gjithsej vetëm 3,2 milionë shtetas serbë me emigrantët.

    Tirana është më e madhe se sa Beogradi. Bëhet fjalë për Tiranën e Madhe me Kamzën, Kasharin, Paskuqanin, Farkën e Shkozën me gjithsej 100 km². Kurse Beogradi ka gjithsej me të gjitha pjesët e qytetit vetëm 80 km². Kjo mund të kontrollohet lehtësisht me Google Earth ose edhe Google Maps. Tirana ka 800 mijë banorë. Kurse Beogradi ka vetëm 500 mijë banorë edhe jo 1,4 milionë banorë si mashtron Serbia duke e deklaruar 2,5-fish se sa është në të vërtetë. Por me emigrantët Tirana ka gjithsej 1.050.000 qytetarë kurse Beogradi ka me emigrantët gjithsej vetëm 550.000 qytetarë.

    Në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin 2,2 milionë shqiptarë në Kosovë edhe 1 milionë shqiptarë nga Kosova ishin emigrantë. Kurse Lugina e Preshevës ka pasur 120 mijë shqiparë edhe 50 mijë emigrantë shqiparë pra gjithsej Lugina e Preshevës ka pasur 170 mijë shqiparë. Prandaj Kosova e Lugina kishin atëherë 3,4 milionë shqiptarë me emigrantët. Kurse serbët e Serbisë e të Vojvodinës ishin 3,2 milionë atëherë me emigrantët sepse serbët kanë që në vitet 1980-ta që nuk shtohen më se e kanë numrin e lindjeve për grua mesatarisht 1,6 edhe kjo është e pamjaftueshme për shtim të popullsisë.

    Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës e Luginës ishin numerikisht 200 mijë më shumë se sa serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Në vitet 1980-ta Akademia e shkencave e Serbisë në Beograd i paralajmëroi serbët se në 1997 shqiptarët e Kosovës e Luginës do bëheshin numerikisht më shumë se sa serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Edhe në të vërtetë kjo prognozë e popullsisë u realizua sepse shqiptarët e Kosovës e Luginës u bënë më të shumtë në numër se sa serbët e Serbisë e të Vojvodinës.

    Nëse shqiptarët do e kishin ditur këtë të vërtetë të madhe do i ishin bashkuar më shumë shqiptarë UÇK-së edhe jo vetëm 20 mijë por më shumë se 150 mijë. Kjo do ishte e arritëshme me furnizim me më shumë armë e municione nga Shqipëria sepse Shqipëria ka pasur gjithsej 1,2 milionë armë. Do kishte qënë e lehtë që UÇK të kishte madje edhe më shumë ushtarë se sa ushtria e paramilitarët serbë. Me aq shumë ushtarë UÇK do e kishte çliruar shumë shpejt vet Kosovën edhe madje pa ndihmën e NATOs. Ashtu do ishte arritur që shqiptarët të vazhdonin të qendronin në Veri të Kosovës edhe komunat e Veriut do drejtoheshin nga shqiptarët sepse shqiptarët do vazhdonin të ishin shumica e popullsisë në komunat e Veriut.

    Në Kosovë janë vetëm 40 mijë serbë edhe jo 100 mijë serbë si deklarohet. Kurse para 1999 në Kosovë ishin vetëm 80 mijë serbë edhe jo 200 mijë serbë si deklarohej nga Serbia. Gjithëmonë Serbia e ka deklaruar 2,5-fish më të madh numrin e serbëve në Kosovë ashtu si ka bërë edhe për Serbinë. Shqiptarët para 1999 ishin shumica e popullsisë në Veriun e Kosovës.

    Të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës e Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë. Shqiptarët janë sa 2,5-fishi i serbëve. Pra serbët janë vetëm sa 40 % e shqiptarëve edhe kjo domethënë që serbët janë më pak se sa gjysma e shqiptarëve Kjo është shumë e rëndësishme për ta ditur.

    Kurse të gjithë serbët e Serbisë (2,1 milionë serbë), Kosovës (40 mijë serbë), Vojvodinës (1,1 milionë serbë), Maqedonisë (40 mijë serbë), Rumanisë (20 mijë serbë), Kroacisë (200 mijë serbë) dhe Bosnjes (1,7 milionë serbë) bashkë janë vetëm 5,2 milionë. Malazezët nuk përfshihen në këtë shifër.

    Shqiptarët në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin gjithsej 8,8 milionë kurse serbët ishin gjithsej vetëm 5,2 milionë. Nëse shqiptarët do e kishin ditur që ishin numerikisht më shumë se sa serbët do kishin luftuar shumë më shumë shqiptarë me UÇK edhe UÇK do e kishte çliruar vet Kosovën pa ndihmën e NATOs. Shqiptarët në 1991 ishin 7,5 milionë. Pra shqiptarët edhe në 1991 ishin numerikisht më shumë se sa serbët që ishin 5,8 milionë. Edhe në 1981 Shqiptarët ishin më shumë se sa serbët sepse shqiptarët ishin 6,2 milionë kurse serbët ishin vetëm 5 milionë.

    I njëjti manipulim bëhet edhe me malazezët. Të gjithë malazezët edhe këtu përfshihen edhe malazezët që deklarohen serbë janë vetëm 200 mijë por zyrtarisht gënjehet duke deklaruar 500 mijë malazezë dhe serbë në Mal të Zi. Nga të gjithë malazezët 60 % e deklarojnë veten malazezë edhe këta janë pra 120 mijë. Kurse 40 % e deklarojnë veten serbë edhe këta janë pra 80 mijë.

    Kurse numri i sllavo-maqedonasve në Maqedoni deklarohet 1.5-fish më shumë pra 50 % më shumë se sa është në të vërtetë. Në Maqedoni janë 700 mijë sllavo-maqedonas edhe janë edhe 120 mijë emigrantë pra gjithësej ata janë 820 mijë. Shqiptarët në Maqedoni janë pak më shumë se 2-fishi i sllavo-maqedonasve se janë 1,48 milionë shqiptarë në Maqedoni edhe me emigrantët ata janë 1,75 milionë shqiptarë.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    January 19, 2023 at 12:14 pm

    Lexoni:

    Në Maqedoni janë 1.480.000 shqiptarë edhe shqiptarët përbëjnë me 64 % shumicën absolute të popullsisë

    Shqiptarët janë afërsisht 1.480.000 në Maqedoni e janë edhe 270.000 emigrantë shqiptarë. Pra gjithsej shqiptarët e Maqedonisë janë 1.750.000. Numri i lindjeve të shqiptarëve në Maqedoni është afërsisht 28.000 në vit, lindshmëria është 2 % epopullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6 %. Në të gjitha shkollat 9-vjeçare në Maqedoni janë 240 mijë nxënës shqiptarë edhe numri i nxënësve vërteton që në Maqedoni banojnë 1,48 milionë shqiptarë.

    Shqiptarët janë shumica absolute e popullsisë në Shkup, Dibër, Strugë, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Krushevë, Çashkë dhe Dollnen. Shqiptarët janë me afërsisht 68 % shumica absolute e popullsisë në Shkup. Më herët shqiptarët kanë qënë shumica absolute e popullsisë edhe në Manastir, Ohër, Resnje, Përlep dhe Veles. Në 1912 në territorin e Maqedonisë së sotme banonin 650.000 shqiptarë dhe 400.000 sllavo-maqedonas. Shqiptarët ishin para 1912 me mbi 61 % shumica absolute e popullsisë në territorin e Maqedonisë së sotme.

    Dihet që në të gjitha regjistrimet e popullsisë në Maqedoni numri i shqiptarëve është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë sepse të gjitha regjistrimet e popullsisë në Maqedoni kanë qënë të manipuluara. Numri i sllavo-maqedonasve është 700 mijë edhe me 120 mijë emigrantët janë gjithsej 820 mijë. Por nga këta janë afërsisht 200 mijë shqiptarë që deklarohen sllavo-maqedonas edhe janë shumë të asimiluar. Minoritetet e tjera janë 200 mijë.

    Numri i shtetasve të Maqedonisë është gjithsej 2,77 milionë dhe shqiptarët përbëjnë me 64 % shumicën absolute të popullsisë sepse janë 1,75 milionë shqiptarë. Maqedonia është shteti i tretë me popullsi shumicë shqiptare. Përqindja e emigrantëve të shqiptarëve edhe të sllavo-maqedonasve është me afërsisht 15 % e barabartë.

    Shqiptarët në Maqedoni janë pak më shumë se 2-fishi i sllavo-maqedonasve. Prandaj shqiptarët janë në Maqedoni numerikisht plotësisht superiorë ndaj sllavo-maqedonasve.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    January 19, 2023 at 12:14 pm

    Lexoni:

    Kosova ka 3.250.000 shqiptarë edhe me emigrantët ka gjithsej 4.800.000 shqiptarë

    Numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua në regjistrimin e popullsisë në 2011 qellimisht vetëm 1,6 milionë dhe duket qartë që është një mashtrim i qellimshëm sepse ky numër është i njëjtë me numrin që deklaroi Serbia me Millosheviçin në regjistrimin e 1991 në Kosovë. Në fakt në 1991 në Kosovë banonin afërsisht 2.200.000 shqiptarë dhe afërsisht 350.000 shqiptarë ishin emigrantë. Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës në 1991 ishin gjithsej afërsisht 2.550.000. Në të vërtetë në 2011 ishin rreth 2.750.000 shqiptarë banorë rezidentë në Kosovë.

    Edhe qeveritë e Kosovës tani pas 2011 ashtu po vazhdojnë të deklarojnë vetëm 1,6 milionë shqiptarë sa deklaroi edhe Millosheviçi në 1991. Kjo është shumë qesharake. Ky mashtrim u bë që numri i shqiptarëve në Kosovë të duket sa më i ulët dhe Kosova të duket sa më multietnike. Me këtë mashtrim kërkohet të arrihet që shqiptarët të mos dinë se sa shumë që janë edhe t’i konsiderojnë shqiptarët e Kosovës numerikisht të pakët në krahasim me serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Kjo është mënyra që influencon që shqiptarët e Kosovës të mos kënë iniciativë për veprime politike kombëtare shqiptare.

    Numri i lindjeve të shqiptarëve në Kosovë është afërsisht 60.000 në vit. Lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%. Në 2002 në Kosovë banonin 2,4 milionë shqiptarë. Dihet që në kohën e pushtimit serb në të gjitha regjistrimet e popullsisë në 1921, 1931, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981 e 1991 numri i shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë.

    Aktualisht në Kosovë banojnë 3.250.000 shqiptarë. Në Kosovë qeveritë gjithmonë kanë gënjyer për numrin e lindjeve dhe numrin e nxënësve. Në të gjitha shkollat 9-vjeçare në Kosovë janë 510.000 nxënës shqiptarë edhe numri i nxënësve vërteton që në Kosovë banojnë 3.250.000 shqiptarë. Numri i emigrantëve shqiptarë nga Kosova është rreth 1.550.000 në vendet e Europës, SHBA, Kanada dhe Australi. Kosova ka me emigrantët shqiptarë gjithsej afërsisht 4.800.000 shqiptarë.

    Shqiptarët e Kosovës e kanë pasur numrin mesatar të lindjeve për grua pra fertilitetin 5,6 fëmijë në 1981, 4,4 fëmijë në 1991, 3,8 fëmijë në 2001 edhe 2,6 fëmijë në 2011. Nga 2011 deri në 2021 numri mesatar i lindjeve për grua ka qënë i qendrueshëm me 2,6 fëmijë. Lindshmëria ishte 3,8 % e popullsisë në 1981, 3,2 % në 1991, 2,8 % në 2001 edhe 2,0 % në 2011. Nga 2011 deri në 2021 lindshmëria ka qënë e qendrueshme me 2,0 % në vit.
    Në Kosovë janë vetëm 50 mijë serbë edhe jo 100 mijë serbë si gënjehet me deklaratat zyrtare. Kurse para 1999 në Kosovë ishin vetëm 100 mijë serbë edhe jo 200 mijë serbë si deklarohej nga Serbia. Gjithëmonë Serbia e ka deklaruar 2-fish më të madh numrin e serbëve në Kosovë. Shqiptarët para 1999 ishin shumica e popullsisë në Veriun e Kosovës.

    Shqiptarët përbëjnë me 3,25 milionë gjithsej 97 % të të gjithë popullsisë së Kosovës. Kurse minoritetet janë gjithsej vetëm 100 mijë. Minoritetet përbëhen nga 50 mijë serbë, 25 mijë boshnjakë edhe 25 mijë romë. Vetëm 1,5 % e të gjithë popullsisë së Kosovës janë serbët edhe jo 6 % si gënjehet me deklaratat zyrtare.

    Shqiptarët në Kosovë janë 3.25 milionë edhe në Luginën e Preshevës janë 180 mijë. Shqiptarët e Kosovës edhe të Preshevës janë më shumë se sa serbët e Serbisë edhe të Vojvodinës bashkë. Kurse me emigrantët janë akoma më shumë se Kosova ka 1,55 milionë emigrantë pra gjithsej Kosova ka 4,8 milionë shqiptarë edhe Lugina e Preshevës ka 250 mijë shqiptarë me emigrantët. Pra gjithsej Kosova e Lugina kanë 5.050.000 shqiptarë kurse Serbia me Vojvodinën kanë vetëm 3.800.000 serbë me emigrantët. Pa emigrantët Serbia e Vojvodina kanë vetëm 3.400.000 serbë sepse kanë 400 mijë emigrantë serbë.

    Në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin 2,2 milionë shqiptarë në Kosovë edhe 1 milionë shqiptarë nga Kosova ishin emigrantë. Kurse Lugina e Preshevës ka pasur 120 mijë shqiparë edhe 50 mijë emigrantë shqiparë pra gjithsej Lugina e Preshevës ka pasur 170 mijë shqiparë. Prandaj Kosova e Lugina kishin atëherë 3,4 milionë shqiptarë me emigrantët. Kurse serbët e Serbisë e të Vojvodinës 3,8 milionë ishin atëherë me emigrantët sepse serbët kanë që në vitet 1980-ta që nuk shtohen më se e kanë numrin e lindjeve për grua mesatarisht 1,6 edhe kjo është e pamjaftueshme për shtim të popullsisë.

    Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës e Luginës ishin numerikisht gati të barabartë me serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Nëse shqiptarët do e kishin ditur këtë të vërtetë të madhe do i ishin bashkuar më shumë shqiptarë UÇK-së edhe jo vetëm 20 mijë por më shumë se 100 mijë. Do kishte qënë e lehtë që UÇK të kishte madje edhe më shumë ushtarë se sa ushtria e paramilitarët serbë. Me aq shumë ushtarë UÇK do e kishte çliruar shumë shpejt vet Kosovën edhe madje pa ndihmën e NATOs. Ashtu do ishte arritur që shqiptarët të vazhdonin të qendronin në Veri të Kosovës edhe komunat e Veriut do drejtoheshin nga shqiptarët sepse shqiptarët do vazhdonin të ishin shumica e popullsisë në komunat e Veriut.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    January 19, 2023 at 12:16 pm

    Lexoni:

    Lugina e Preshevës ka 250 mijë shqiptarë, Mali i Zi ka 120 mijë shqiptarë

    Në Luginën e Preshevës banojnë 180 mijë shqiptarë dhe jo 100 mijë si deklarohet. Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë me emigrantët 250 mijë.

    Lugina e Preshevës ka rreth 750 km² edhe me 180 mijë shqiptarë e ka dëndësinë e popullsisë 240 banorë për km² edhe kjo është më shumë se sa Italia që e ka 200 banorë pë km².

    Italia ka dëndësinë më të madhe të popullsisë në të gjithë Bashkimin Europian.

    Kurse Kosova e ka dëndësinë e popullsisë 310 banorë për km² edhe me emigrantët e ka madje 450 banorë për km². Kosova ka dëndësinë më të madhe të popullsisë në të gjithë kontinentin europian edhe e ka madje më shumë se sa Italia.

    Shqipëria e ka dëndësinë e popullsisë 155 banorë pë km² edhe me emigrantët e ka madje 204 banorë për km². Kjo domethënë që Shqipëria e ka dëndësinë e popullsisë me emigrantët pak më shumë se sa Italia.

    Shqiptarët në Mal të Zi janë 80 mijë dhe jo 30 mijë si deklarohet qellimisht më pak nga Mali i Zi. Shqiptarët e Malit të Zi janë me emigrantët 120 mijë. Këta janë vetëm ata që deklarohen shqiptarë sepse Mali i Zi ka edhe 280 mijë shqiptarë që deklarohen boshnjakë. Pra gjithsej Mali i Zi ka 400 mijë shqiptarë. Kurse malazezët edhe serbët e Malit të Zi janë gjithsej vetëm 250 mijë. Mali i Zi ka 650 mijë shtetas edhe nga këta shqiptarët janë gjithsej 400 mijë.

    Kjo domethënë që shqiptarët përbëjnë me 62 % shumicën absolute të popullsisë së Malit të Zi. Në të vërtetë Mali i Zi është shteti i katërtë që e ka shumicën e popullsisë shqiptare.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    January 19, 2023 at 12:17 pm

    Lexoni te verteten:

    Shqipëria ka 4.450.000 banorë edhe me emigrantët ka gjithsej 5.850.000 shtetas

    Shqipëria ka 4.450.000 banorë dhe jo 2.820.000 banorë si deklaron INSTATi. Numri i emigrantëve është 1.400.000 edhe gjithsej Shqipëria ka 5.850.000 shtetas. Demografia edhe numri i popullsisë janë shumë të rëndësishme për të gjitha fushat kombëtare, ekonomike, sociale, politike edhe ushtarake të vendit. Në Shqipëri janë manipuluar pas 1990 qellimisht në të gjitha vitet numri i lindjeve, i nxënësve, i emigrantëve edhe i gjithë popullsisë nga të gjitha qeveritë e Shqipërisë edhe INSTATi. Gjithashtu edhe të dhënat e regjistrimeve të popullsisë të viteve 2001 e 2011 që u deklaruan nga qeveritë dhe INSTATi ishin plotësisht të manipuluara duke e deklaruar popullsinë më pak. Dihet që në 2011 regjistruesit e INSTATit që shkonin tek banorët për të bërë regjistrimet nuk shkuan tek shumë banorë. Edhe shifra e deklaruar e urbanizimit prej 53,5 % është e manipuluar sepse në të vërtetë është 65 % për të gjithë vendin. Shifra e urbanizimit është përqindja e popullsisë që banon në qytete. Me rëndësi të madhe është për të ditur zhvillimin e numrit të popullsisë së Shqipërisë ndër vite.

    Në vijim është numri i popullsisë së Shqipërisë sipas viteve:

    1920: 960.000
    1925: 1.020.000
    1930: 1.070.000
    1935: 1.120.000
    1940: 1.170.000
    1945: 1.260.000
    1950: 1.360.000
    1955: 1.550.000
    1960: 1.810.000
    1965: 2.080.000
    1970: 2.400.000
    1975: 2.680.000
    1980: 2.980.000
    1985: 3.320.000
    1990: 3.680.000

    Nga 1920 deri në 1940 kanë emigruar afërsisht 100 mijë shqiptarë për në SHBA. Këta emigrantë nuk përfshiheshin më si banorë të Shqipërisë. Në ato vite SHBA ishte i vetmi vend ku emigronin shqiptarët. Pas 1990 rifilloi emirgimi. Në vijim është numri i popullsisë së Shqipërisë me emigrantët sipas viteve:

    1995: 4.060.000 (3.560.000 banorë në Shqipëri edhe 500.000 emigrantë)
    2001: 4.520.000 (3.620.000 banorë në Shqipëri edhe 900.000 emigrantë)
    2008: 4.980.000 (3.810.000 banorë në Shqipëri edhe 1.170.000 emigrantë)
    2011: 5.170.000 (3.870.000 banorë në Shqipëri edhe 1.200.000 emigrantë)
    2021: 5.850.000 (4.450.000 banorë në Shqipëri edhe 1.400.000 emigrantë)

    Shqipëria e 3-fishoi popullsinë e vet nga 1945 deri në 1990. Këtë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në kontinentin europian. Shqipëria ka pasur nga 1945 deri në 1990 shtimin më të lartë të popullsisë në Europë. Shqipëria arriti deri në 1980 që ta barazonte jetëgjatësinë mesatare me Italinë, Francën e Spanjën që e kishin dhe e kanë më të lartën në Europë. Prandaj Shqipëria e ka sot jetëgjatësinë mesatare po aq të lartë sa Italia, Franca e Spanja dhe më të lartë se sa të gjitha vendet e tjera të Europës edhe të rajonit tonë. Edhe INSTATi e ka deklaruar këtë fakt në regjistrimin e popullsisë në 2001 edhe e ka krahasuar Shqipërinë me Italinë.

    Por edhe pas 1990 Shqipëria ka gjithashtu shtimin më të lartë të popullsisë në kontinentin europian. Nga 1990 deri në 2021 popullsia e Shqipërisë me emigrantët shqiptarë u 1,6-fishua. Nga 1991 deri në 2001 numri i lindjeve në vend ishte mesatarisht rreth 85.000 lindje në vit kurse qeveritë dhe INSTATi deklaruan mesatarisht vetëm rreth 65.000 lindje në vit pra 20 mijë lindje më pak.

    Pas 2001 qeveritë dhe INSTATi i bën edhe më flagrante mashtrimet e tyre duke e ulur numrin e lindjeve të deklaruara në rreth 30.000 deri 40.000 lindje. Në të vërtetë numri i lindjeve në vend nga 2001 deri në 2007 ishte rreth 70.000 lindje në vit. Nga 2007 deri në 2021 ky numër ishte mesatarisht rreth 72.000 lindje në vit. Këto shifra janë vetëm lindjet brenda vendit pa shifrat e lindjeve të emigrantëve. Për vitin 2021 INSTATi deklaroi vetëm rreth 27.284 lindje por në të vërtetë ishin afërsisht 76.000 lindje.

    Numri mesatar i lindjeve për grua pra fertiliteti ishte 3,2 fëmijë në 1990, 2,6 fëmijë në 2001 edhe 2,2 fëmijë në 2007. Nga 2007 deri në 2021 numri mesatar i lindjeve për grua ka qënë i qendrueshëm me 2,2 fëmijë. Lindshmëria në Shqipëri ishte 2,55 % e popullsisë në 1990, 2,1 % në 2001 edhe 1,7 % në 2007. Nga 2007 deri në 2021 lindshmëria ka qënë e qendrueshme me 1,7 % në vit. Ky zhvillim i lindshmërisë ndër vite është i njëjtë edhe për emigrantët shqiptarë.

    Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare shtetërore dhe private është afërsisht 620.000 nxënës kurse INSTATi dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 280.000 nxënës. Gjithashtu numri i nxënësve të shkollave të mesme në vend edhe i studentëve të shkollave të larta është i manipuluar nga INSTATi dhe qeveria. Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat e mesme të klasave 10 deri 12 është afërsisht 210.000 nxënës kurse INSTATi dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 100.000 nxënës.

    Duke i marr numrat e nxënësve nga të gjitha shkollat në vend vërtetohet shumë lehtë që INSTATi dhe qeveria gënjejnë dhe kanë gënjyer për numrin e nxënësve në vend. Numri i nxënësve vërteton edhe numrin e lindjeve në vend por numri i lindjeve mund të llagaritet edhe duke pasur numrat e lindjeve në të gjitha spitalet e vendit. Vetëm në të gjitha spitalet e rrethit të Tiranës numri i lindjeve në 2021 ishte rreth 18.000. Në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare janë afërsisht 28.000 mësues dhe kjo është shifër zyrtare. Raporti mësues për nxënës me 620.000 nxënës është afërsisht 1 me 22,1 kurse me numrin e nxënësve prej 280.000 sa deklarojnë INSTATi dhe qeveria do të ishte 1 me 10 dhe ky raport me numrin e nxënësve sipas INSTATi dhe qeverisë është plotësisht i pabesueshëm se nuk ka asnjë vend në Europë që ta këtë kaq të ulët por e kanë mes 1 me 15 dhe 1 me 20. Shqipëria e kapasur edhe para 1990 pak më shumë se 1 me 20 këtë raport. Madje dihet që klasat në Shqipëri janë plot me nxënës. Kaq lehtësisht vërtetohet me numrin e nxënësve që popullsia e Shqipërisë është shumë më e madhe edhe që shifrat e INSTATit dhe të qeverive janë të manipuluara.

    Shumë e thjeshtë është për të vërtetuar me numrin e nxënësve numrat e vërteta të popullsisë e të lindjeve në Shqipëri. Shqipëria ka 4,45 milionë banorë dhe jo 2,82 milionë banorë si mashtrojnë INSTATi e qeveria. Me 1,4 milionë emigrantët Shqipëria ka gjithsej 5,85 milionë shtetas. Emigrantët përbëjnë 24 % të gjithë shtetasve të Shqipërisë. Kurse INSTATi e qeveria gënjejnë duke deklaruar 1,7 milionë emigrantë sepse kanë si qellim që të deklarojnë sa më shumë emigrantë për të shpallur krizën demografike. Por këto janë vetëm mashtrimet e INSTATit dhe të qeverisë sepse kriza demografike nuk ekziston fare në Shqipëri. Edhe treguesi i qartë që nuk ekriston fare kriza demografike është papunësia e lartë në Shqipëri.

    Shqipëria ka rreth 1.400.000 emigrantë. Numri i emigrantëve shqiptarë sipas vendeve është:

    Italia: 650.000
    Greqia: 400.000
    SHBA: 170.000
    Kanada: 25.000
    Australia: 5.000
    Britania: 80.000
    edhe 70.000 në vendet e tjera të BE

    Në këto shifra përfshihen edhe shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë në vendet ku banojnë. Numri i emigrantëve shqiptarë që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare pas 1990 është vetëm rreth 10 mijë. Por edhe këta emigrantë munden ta rimarrin nënshtetësinë shqiptare shumë lehtësisht.

    Shqipëria ka me emigrantët gjithsej 5.850.000 shtetas. Në 2008 qeveria e atëhershme shqiptare deklaroi 4.264.000 shtetas se më herët nuk kishin deklaruar qeveritë pas 1990 kurrë numrin e shtetasve shqiptarë. Por edhe ky numër i qeverisë ishte i manipuluar sepse Shqipëria kishte në 2008 në të vërtetë 4.980.000 shtetas. Edhe qeveria e tanishme manipulon numrin e shtetasve duke e deklaruar më pak. Qeveria e tanishme deklaron 4.500.000 shtetas por në të vërtetë Shqipëria ka 5.850.000 shtetas.

    Struktura moshore e popullsisë së Shqipërisë është shumë më e re se sa deklaron Instati. Nga 1991 deri në 2001 nga Shqipëria emigronin mesatarisht rreth 70.000 shtetas në vit. Kurse pas 2001 edhe deri në 2021 nga Shqipëria emigruan rreth 30.000 shtetas në vit por edhe kthehen rreth 15.000 shtetas në vend nga emigrimi.

    Nuk ekziston fare një largim masiv nga vendi siç mashtrojnë poltikanët dhe mediat në Shqipëri. Arsyeja për këtë mashtrim të politikanëve, mediave dhe INSTATit është që të nxisin shqiptarët që të emigrojnë jashtë vendit. Por politikanët, mediat dhe INSTATit kanë dështuar plotësisht me shifrat e tyre të manipuluara sepse Shqipëria ka 4.450.000 banorë edhe ka domethënë gati 800 mijë banorë më shumë se sa ka pasur në 1990. Shqipëria, Kosova e shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës edhe Mal të Zi kanë shtimin më të madh të popullsisë në Europë. Shumë pak vende si Franca, Anglia e Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë në Europë. Të gjitha vendet e tjera të Europës dhe të rajonit tonë kanë shtim negativ natyral të popullsisë ose edhe mosndryshim të numrit të popullsisë. Shqiptarët kanë demografinë më të mirë në të gjithë Europën.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    January 19, 2023 at 12:19 pm

    @ bekimi, Fatos Nano nuk ka qene ne burg por ka levizur neper bregdet nga Vlora ne Sarande edhe jashte shtetit. Shiko ketu se Berisha, Nano, Rama , Meta jane te gjithe bashke te komanduar nga Sorosi si kukulla edhe bejne vetem teater asgje nuk eshte e vertete nga politika qe bejne ata se jane shoke Partia te gjithe keta:

    https://pamfleti.net/fakte-ja-3-gjerat-qe-nuk-bejne-e-nuk-publikojne-2-pleqte-e-skemes-katovica-sali-berisha-dhe-gramoz-ruci/

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    January 19, 2023 at 12:21 pm

    bekimi, shiko edhe kete qe Erion Veliaj edhe Sali Berisha jane bashke shoke Partia te Sorosit:

    https://pamfleti.net/kur-sali-berisha-ushqente-levizjen-nano-ik-me-mjaft-in-e-erion-veliajt-2/

    Reply
  • Zgalem says:
    January 19, 2023 at 11:19 pm

    Lexusit kane nevoje per shkrime te tilla , qe te njohin problematiken diplomatike , te shtetit te tyre . Nuk eshte vetem permbajtja , por edhe forma e shkrimit . Eshte shkruar me gjuhe popullore dhe fjalor te paster diplomatik Me sa kam vene re ne zhvillimet diplomatike tonat dhe ne bote , diplomatet e vjeter i respektojne dhe jo rralle here , i aktivizojne edhe brenda pensionit . Nuk jane te rralla rrrastet e tilla . Po permend Kisingerin , qe po mbush shekullin si moshe fizike , por perseri jep mendime te rendesishme , per zhvillimet sinoptike boterore . Te japesh mendime , do te thote te studjosh situaten boterore dhe ta ballfaqosh ate me nje realitet konkret . Shteti yne si , komb i vjeter dhe me shume probleme te copetimit kombetar , nga shtete e medha , ka nevoje , per nje diplomaci sycele dhe me perspektive . Duke qene dyshte te kombit shqiptar , rriten mundesite e kombinimit te problematikave diplomatike . E uroj autorin , per kete shkrim problemor , ne sherbim te Ministrise , qe na perfaqeson ne Bote . Zgalem

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?