Pas djegjes së pallatit të ndërtuar nga Arlis Ndërtim te “Farmacia 10”, ekspertët e ndërtimit paralajmërojnë se mungesa e ligjit dhe lejimi i materialeve të djegshme për fasadat e kanë kthyer Tiranën në një fushë të minuar.
Prej hyrjes së bërë blozë të pallatit në zonën e quajtur “Farmacia 10” në Tiranë vijon të dalë tym dhe avuj të nxehtë edhe gati 24 orë pas zjarrit që shkatërroi dhjetëra apartamente dhe vuri në rrezik qindra banorë prej mesditës së të martës.
Brenda shiritave rrethues të skenës së krimit, zjarrfikës, forca të ushtrisë dhe ekspertë të kriminalistikës po punojnë mbi rrënojat. Në krahun tjetër të fashave qëndrojnë të dëshpëruar banorët e pallatit të djegur. Të lodhur dhe të pagjumë, ata presin lajme për fatin e tyre, pasi panë se si e gjithë pasuria e tyre u përpi nga flakët brenda pak orësh.
Berti, një marangoz 40-vjeçar, thotë se nga apartamenti që e bleu në gropë me 1100 euro m2 nuk ka mbetur më asgjë.
“E pashë se shkova me zjarrfikësen për të hapur derën, është djegur e gjitha”, thotë ai, ndërsa pi cigare në oborrin jashtë shiritit.
Të tjerë që fatmirësisht nuk kanë qenë në pallat kur ra zjarri dhe nuk kanë mundur të hyjnë edhe pas fikjes së flakëve, presin me sy nga ndërtesa dhe me shpresën se apartamenti i tyre mund të jetë kursyer.
Ata që ishin brenda kur ra zjarri, janë të lumtur që shpëtuan gjallë. Një burrë i moshuar me flokët e përcëlluar nga flakët i tha BIRN se kishte mundur të dilte në kohë dhe të shpëtonte mbesën. Më pas, ai përfundoi i asfiksuar në spital dhe deri në mëngjes kishte nxjerrë sekrecione në ngjyrën e blozës.
Policia raportoi për 11 të lënduar, kryesisht nga tymi, përfshirë zjarrfikës dhe banorë, ndërkohë që shkaqet e zjarrit janë ende në hetim. Policia arrestoi të mërkurën menaxheren e një supermarketi në katin zero të godinës, pasi dyshon se mbetjet e letrës së supermaketit kanë shkaktuar flakët. Po ashtu, u arrestua administratori i pajtuar për mirëmbajtjen dhe pastrimin e pallatit, inxhinieri që zbatoi projektin dhe administratori i kompanisë që ndërtoi fasadën e pallatit që u dogj.
Ndaj pronarit të kompanisë “Arlis Ndërtim”, Armand Lilo, investitori i kompleksit dhe administratorit të kompanisë që ka bërë punimet e ndërtimit, u tha se kishin filluar hetimet.
Sado e çuditshme dhe ironike të duket, kërkimi për fajtorë mund të mos ketë rezultate përtej punonjësve të supermarketit dhe administratorit të pallatit, pasi specialistë të fushës së ndërtimit i thanë BIRN se nuk ka rregullime ligjore për materialet që përdoren në fasadat e pallateve dhe as rregullime ligjore që të detyrojnë kompanitë të përdorin materiale kundër zjarrit.
“Problemi kryesor është se të gjithë operojnë në një kuadër që nuk i detyron të zbatojnë standarde të qarta për fasadat. Kjo situatë vakumi rregullator krijon edhe një iluzion sigurie, pasi ndërtesat rezultojnë të certifikuara dhe të kolauduara, por pa u verifikuar realisht performanca e fasadës në rast zjarri,” tha urbanistja Doriana Musai.
Inxhinieri i ndërtimit, Erion Softa thotë se rreziku për qytetarët shkon përtej fasadave me materiale të djegshme, duke përfshirë mungesën e rrugëve për zjarrfikëset, mungesën e alarmeve kundër zjarrit dhe probleme të tjera.
“E gjithë kjo është një shkallim,” tha Softa për BIRN. “Nuk ka zgjidhje. Nuk ka shkelje, se s’ka ligj dhe s’ka rregullim”.
Përmes një deklarate për mediat, kompania “Arlis Ndërtim” e shpërndau përgjegjësinë ligjore te nënkontraktorët, duke theksuar se “ndërtesa ishte kolauduar me sukses në vitin 2021”. Kompania shtoi megjithatë se do të merrte përsipër përgjegjësi sociale dhe do të riparonte fadasën dhe apartamentet e dëmtuara.
Hijet e Grenfell në Tiranë
Pretendimet e ndërtuesve shqiptare për materiale me “certifikim europian” shpesh fshehin një rrezik që Europa e ka mësuar tashmë me kosto tragjike. Ngjarja në Tiranë sjell në vëmendje tragjedinë e kullës Grenfell në Londër në vitin 2017, ku një zjarr i nisur nga një pajisje elektrike në një apartament, shkrumboi godinën 24-katëshe brenda pak orësh, duke i marrë jetën 72 personave.
Ngjashëm me rastin e pallatit te “Farmacia 10”, hetimet atje provuan se shkaku i përhapjes fatale dhe të pandalshme të zjarrit ishte pikërisht veshja e jashtme e fasadës me panele dhe mbushje plastike lehtësisht të djegshme.
Tragjedia detyroi qeverinë britanike që të ndryshonte rrënjësisht ligjet e ndërtimit, duke ndaluar rreptësisht përdorimin e këtyre materialeve, por një rregullim i tillë ligjor mungon në Shqipëri.
Për banorët e dëmtuar, ishte fat që zjarri ra ditën dhe njerëzit ishin zgjuar, pasi flakët shpërthyen menjëherë.
“Fasada digjej si letër,” thotë njëri prej tyre dhe tregon se flakët rishpërthyen papritur edhe në 2 të mëngjesit të së mërkurës. Ai tregon se gjithçka u shkrumbua shpejt dhe në 10 minuta zjarri doli jashtë kontrollit.
Dyshimet për cilësinë e punimeve dhe sigurinë e godinës zor se marrin përgjigje. Në letra gjithçka është në rregull, ose të paktën kështu pretendon kompania.
Kompania Arlis Ndërtim deklaroi se punimet ishin kontrolluar dhe certifikuar nga organet kompetente, “duke garantuar përmbushjen e të gjitha kërkesave teknike dhe ligjore”.
Edhe kryeministri Edi Rama evitoi totalisht përgjegjësitë e ndërtuesit dhe kontrollorëve.
“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin!” shkroi Rama në rrjetin X.
Të mërkurën nuk pati gjithashtu diskutime për rregullime ligjore mbi materialet termoizoluese prej polistireni dhe poliuretani që aplikohen në fasadë, pavarësisht se ky është pallati i dytë i së njëjtës kompani që digjet në harkun kohor të katër viteve.

Nevojiten ndërhyrje ligjore
Ndryshe nga Rama dhe kompania e ndërtimit, urbanistja Musai i tha BIRN se përdorimi i materialeve lehtësisht të djegshme në ndërtimin e godinave të larta dhe mosplotësimi i standardeve antizjarr kishte përgjegjës në të gjithë zinxhirin, pavarësisht shkakut të zjarrit.
“Përgjegjësia është zinxhir dhe fillon nga projektuesi dhe ndërtuesi, tek mbikëqyrësi, kolaudatori dhe institucionet që japin lejen dhe certifikimin,” tha ajo.
Musai vë në dukje se në shumicën e godinave të reja, përfshirë edhe kompleksin e dëmtuar, përdoret gjerësisht polistireni dhe poliuretani si mbushës izolues, të kombinuara shpesh me panele kompozite për veshjen e jashtme. Këto materiale preferohen masivisht nga ndërtuesit sepse janë ekonomike, të lehta për t’u montuar dhe ofrojnë një efikasitet të lartë termik, duke ndihmuar në përmbushjen e kritereve ligjore për kursimin e energjisë.
Megjithatë, përmbajtja e lartë e derivateve plastike bën që në kontakt me flakën, këto materiale jo vetëm që digjen me shpejtësi ekstreme, por edhe shkrijnë duke lëshuar gaze toksike dhe duke vepruar si një lëndë djegëse direkte për ndërtesën.
“Në Shqipëri këto materiale aplikohen pa një protokoll të qartë teknik. Certifikohet materiali si individ, por askush nuk teston se si sillet i gjithë sistemi i fasadës kur përballet me flakët,” tha Musai.
Sipas saj, ky rrezik bëhet më kritik në ndërtesat e larta dhe komplekset urbane ku përhapja vertikale e zjarrit në fasadë “është shumë e shpejtë dhe e vështirë për t’u kontrolluar”.
“Për këtë arsye, ndërtesat mund të jenë cilësore në pamje dhe energji, por të pasigurta në rast zjarri”, tha ajo.
Edhe Softa thotë se përdorimi i këtyre materialeve e ka bërë qytetin të rrezikshëm, ndërsa thekson se vendi duhet të ndryshojë sistemin.
“Unë kam qenë shef i rezultateve të testimit në Institutin e Ndërtimit. Nuk ka asnjë ndalim për materialet, të gjitha materialet janë të lejuara, mjafton të mos jenë radioaktive”, tha Softa duke kërkuar rregullime ligjore.
Sipas Softës, ndryshimet duhet të jenë themelore për të garantuar sigurinë në ndërtim, përfshirë edhe reformimin e Institutit të Ndërtimit.
“Sistemi duhet të shërohet dhe nuk shërohet duke thënë kryeministri se po bëre sigurimin e godinës, je në rregull,” tha ai ndërsa shtoi: “se sigurimi është njësoj si të rregullosh dyshekun pas vdekjes, jeta nuk kthehet më”.
Vladimir Karaj – Reporter

Nga ajo qe vihet re, fasada ka qene e izouar me leshguri, i cili nuk ka marre flake, Mendoj qe ne kete rast ka qene etalbondi materiali qe ka marre flake, qe ka shume mundesi qe mbushja e brendshme te kete qene polyetilen dhe jo material zjarrdurues.
tamom shkence je !
‘NUK KINI PARE GJE AKOMA’
psikoBojaxhi qe:
35 Vjet ‘flet per ASGJE,si i vetmi argumente qe i di te GJITHA!’
kur e mendon edhe cmimin qe kane paguar qytetaret per te blere keto apartamente , te cilat nuk kane as shkalle emergjence , as kuti zjarrefikese brenda kateve , dhe as nuk ka nje kontroll nga organet vendore e qendrore , eshte per te vene duart ne koke
Dorin Xhima:
Nuk e di se ku ke mesuar per fasadat e ventiluara, por ASGJE te vertete nuk ka nga ato qe deklaron: Fasadat e ventiluara jane fasada me konstruksione metalik, ventilimi qe lihet midis termoizolimit me lesh guri por edhe lesh xhami, nuk eshte per arsye termoizolimi sic e shkruani ju gabimisht, por per te shmangur kondesimin e lageshtires, qe shfaqet ne muret e brendeshme te nderteses dhe qe shkakton myk me pasoja te tenda per shendetin e banoreve dhe per te mbyllur fasaden nga shiu dhe nga atmosfera e jashtme nuk perdoret kursesi polisteroli apo materiali i rrezikshem i njohur si “bukpeshku”, por perdoron pllaka qeramike, fibrokartoni ose etalbondi dhe asnje nga keto materiale nuk eshte material qe digjet ose merr flake nga nje shkendije, ne asnje vend te Botes ne fasadat e ventiluara standaret shteterore nuk lejojne si material termoizolues “bukpeshkun” apo polisterolin, qe eshte nje material ndertimi i lire dhe i shpejte ne montim me ane te mberrthimit me flutura tek tullat apo betoni, me ngjitje suplementare me cimento dhe pastaj hermetizohet me kolle dhe ne fund me suva minerale, polisteroli apo ne gjuhe popullore shkuma “bukpeshku” jo vetem qe eshte material qe digjet, por e hane dhe minjte, por problemi me i madh i polisterolit eshte SUBLIMIMI i tij me kalimin e kohes, qe do te thote se e zvogelon volumin gradualisht dhe per kete arsye ne vendet e BE eshte ndaluar perdorimi i polisterolit ne fasadat e ndertesave sidomos pas tragjedise qe ndodhi para do kohe ne Londer kur u dogj nje ndertese shumkateshe qe sapo ishte termoizoluar me polisterol.
PROBLEMI I SHQYPNISE ESHTE SE INJORANCA NE DREJTIMIN E SHTETIT NUK E KUPTON SE MUNGESA E STANDARTEVE SHTETERORE NE NDERTIM KA PASOJA TRAGJIKE SI NGA TERMETI, ASHTU EDHE NGA ZJARRI
dhe:
Gazetaret e media kombetare duke hedhur llogje budalli pa asnje pergjegjesi teknike ben qe injoranca ne drejtimin e shtetit te thellohet sic po e shohim ashiqare me sy live.
Fatzinjte qe blejne apartamente tek keto pallate nuk marrin vesh nga keto Fasadat moderne. Kush do ti pyesi Ndertuesit:E ke me polietilen,apo me lesh xhami?
E kane fajin rreshjet e shiut.
Prandaj bien urat dhe digjen pallate.
Pyeteni pak Kryezdromsin per ate veshjen e pallateve me kontribut te qytetareve.
Cilat jane firmat perfituese dhe me cfare materiali i shtyjme qytetaret te veshin pallatet dhe t’i bejne kurthe?
Apo duhet me i pyt gruan?!
Je ngatërruar njecik me termat. Polistiroli (eps /xps) dhe poliuretani (PUR/PIR) jane gjëra të ndryshme. Poliuretani është shumë më rezistent ndaj zjarrit dhe kushton më shumë. Me siguri përdorin polistirol /polistirene, eps, qe është më ekonomik. Po edhe ky me ekonomiku, polistireni, ka brenda në përbërje agjente ngadalësues të zjarrit dhe klasifikohet euroclass 4. Polistireni digjet me flake tamam ne 350-400 grade Celsius. Ku edhe tullat shkërmoqen. Ngaqe është e fryrë me ajër përbëhet mbi 90% nga ajri. Po te shuash zjarrin nuk ndizet vetë polistiroli /polistireni. Dmth nuk ndizet se bën nxehtë (ta zëmë se e fute ne furrë me 250 gradë celcius). E ndez një zjarr me flakë dmth. Çështja është se a janë të vetëdijshëm njerëzit që, fjala vjen, mos te ndezin zgaren në ballkon Te pjekin qofte apo paidhaqe. Pastaj ndërtuesi, a perdor polistirol të certifikuar për ndërtim? Le të jetë edhe më ekonomiku, por te jete i certifikuar për ndërtim /për kapote. Kur polistiroli është i veshur me një shtresë të mjaftueshme suvaje, ai nuk digjet. Nuk ka si të digjet dhe duke mos qenë në kontakt direkt me flakën nuk merr flakë. S’jam I fushës, por ne pallatin ku jetoj u bënë punime kapote dhe jemi të sqaruar për rrezikun, që është minimal e pothuaj i evitueshëm. Nuk vunë as lesh xhami dhe as xham leshi. Por suvatimi I jashtëm i kompletuar dhe rezistent.
Ca thua o Dudum?
Tullat nuk digjen deri ne 900 grade celcius.
Eshte mashtrim i hapur te barazosh tullen me poliestirenin.
Ti e barazon piken e Vetedjegies, ose Temp qe merr flake ne 427-440 celcius.
Por ama, temp e flakerimit e ka 300 celcius, ne kontakt me ajrin, dhe te djegies 240 celcius.
Shkrin ne 300 celcius, dhe temperaturen e rezistences e ka deri ne 80 grade celcius.
I ben llogarite mire kur shkruan?
Tullat i kane ngelur pallatit ne mure, or zoteri, jo fasada.
Cfare interesi ke ti qe mundohesh te mbrosh fasaden?
Vetem po te jesh i lidhur me kete lloj biznesi, vetem kjo mund ta shpjegoje teorine tende kriminale per fasadat
Shume e rrezikshme
tamom shkence je !
Eshte Fasade.Eshte i gjithe Fasade.Pse i bien rruget,tunelet,pallatet,motelet,kanalet,hidrovoret,TECET?.Eshte Krijese Fasade.Ka lindur cyryk,AUTIK,.KY PERSON KURRE NUK KA MESUAR THELBIN.Nuk e ka aftesine e analizes sinkretike.
Si piktor ka qene nje bojaxhi,.Si basketbollist,nje qyler poshte tabele.Une nuk mbaj mend nje aksion te kete depertuar me trehapsh drejt koshit.Mbante atlete te bardha,shetiste me cante krahut,qe ta shihnin Trapin neper rruget e Tiranes.Ky person qe shume,shume mund te ishte Pergjegjes i Repartit te bojaxhinjve te Komunales,e bene minister,kryebashkiak dhe ka 14 vjet Drejtues Shteti.Krahaso kete BOSH me Mehmet Shehun.I ka dhene ftyren shtetit si ftyra vet,.Falsiteti,Fasada dhe Boshi prfaqesojne Shqiprine,.Rruget falco,tunelet rrezik vdekje,kullat mullare kashte,Industria-0,ushtria-00,Arsimi falco,shendetsia lemeri,Lulzojne teknologjite e vjedhjes,Terminologjite e fshehjes se Hajdutllukut,Ftyra hajdutesh mbushin Reklamat e Portaleve.Na shet per star Hollywoodi Ergys Agasin,Ermal Beqirin.
Cfare ka rreth e rrotull,o jane ne burg,o jane ne proces penal,o jane ne kerkim nga Interpoli.
Bota ja ka vene teneqenj. Kancelari Gjermanise ka neveri kur i afrohet,sikur i afrohet nje zgjebarak,mos i ngjisi zgjeben.
S`ka me cfare merret,tund deren.Organizon tallava propogandistike.Se aty eshte bash ne ambientin e tij.Si derri ne lluce.
I quan Samite.
Ja bori n`to Ajo kolonjarja e Bolonjes. Eshte mesuar me shurrat e Komitetit Drejtues,qe i bejne temena.
pse ndodhi ajo tek farmacia 10 ??
sepse tirana eshte malokezuar
sepse tirana eshte katunarizuar
sepse Tirana eshte kaos, rrumpalle
sepse tirana ka mbaruar si qytet i jetueshem
sepse tirana nuk qeveriset, por po shkaterrohet
kaq e thjeshte eshte. jo kapota, jo fustani…………..
Sepse Tirona eshte Ramutelluar, jo malokezuar.
Malokezimi do kishte sjelle Kulla Guri, dhe jo fasadat e Kurves se Dule Ramutit
Une dhe tre miqte do t’i shesim hyrjet e pallateve qe bleme vjet.
Si mund te blihet nje banese e tille?????????Si mund te rrohet aty???????
Ti e ke blere, dhe pyet si mund te blihet nje banese e tille?
Si mund ta shesesh thuaj, se pas kesaj zor se do ta blej njeri
Asnje nuk do te bej pyetjen Perse u lejuan keto materjale ne ndertim ( Evrope apo Shqiperi)? Pergjigja eshte e thjeshte ( me pak kerkim ne Google) sepse krijon izolim te mire dhe kursen energjine me kuadrin e luftes kunder energjise per te shmangur ngrohejn globale. Pra ata qe pranuan kete lloj ndertimi e bene per te mbrojtur planetin nga ngrohja globale ( apo sic thuhet tani Ndryshimet klimaterike) Pra para se te analizoni apo fajsoni duhet pyetur ; A ja vlen rreziku i vdekjes nga zjari per te shpetuar planietin apo ja vlen sakrifikimi i planetit per te shpetuar nga zjari. Zgjidhni e merni por mos u merni me e lagu apo nuk e lagu bishtin dhelpra ( sic i themi ne nga fshati tone) por me perse e kaloj lumin dhelpra.
Jo more, na u pikellua per Planetin Rama me shoke.
Eshte pazari i lire, dhe tjetra, kushedi cfare pikesh marrin nga Shteti per te bere gjoja Green Planet.
Vetem zjarri i ve flaken 1000 projekteve te tilla.
Keshtu qe, me llogari, kjo i ve flaken dhe Planeve per Planetin dhe ngrohjen Globale
Perseri nuk ka asgje te vertete ne materialin e postuar nga gazeta DITA: “… Musai vë në dukje se në shumicën e godinave të reja, përfshirë edhe kompleksin e dëmtuar, përdoret gjerësisht polistireni dhe poliuretani si mbushës izolues, të kombinuara shpesh me panele kompozite për veshjen e jashtme…”, sepse sic e ka vene ne dukje nje komentues me siper:
POLISTIROLI ESHTE “BUKPESHKU”, POLIURETANI ESHTE “SFUNGJERI” PER DYSHEQE DHE SEDILJE, QE NE GJENDJE TE LENGET PERDORET EDHE SI HERMETIZUES FUGASH PAS MONTIMIT TE DYER-DRITAREVE NE NDERTIM.
Poliuretani eshte material izolues, qe nuk digjet dhe nuk ndizet lehte, nuk shperbehet, i pareciklueshem nga industria, ka kosto me te larte ne krahasim me polistirolin, madje ka kosto prodhimi me te larte se leshi i gurit dhe leshi i xhamit dhe per keto arsye nuk perdoret ne ndertim per termoizolimin e fasadave. Per cfare panele kompozite flet kjo inxhiniere urbaniste dru me pre, qe merr guximin te beje expertin kur vete nuk e ka haberin per materialet e ndertimit qe jane ne tregun nderkombetar? Ketu ne SHBA miqte e mij, kur mesuan per ndertesen te Farmacia 10 qe u dogj si PISHTAR i injorances ne drejtimin e shtetit thane: “Kur nje popull zgjedh ne 4 mandate nje kryeminister pa shkolle dhe injorant, qe pervec kesaj eshte pjella e Diktatures Komuniste, qe shkoi dhe korruptoi FBI sinje kryeminister debil dhe faqezi, cfare tjeter pret ky popull?” Edi Rama deklaron se fajin nuk e ka investitori, as ndertuesi, por nuk thote se kush e ka fajin, investitori thote qe materialet i ka te certifikuara, por edhe ilacet ne farmaci jane te certifikuara, por po i gelltite sipas trunit te budallit mund te helmohesh dhe te vdesesh menjehere. Titulli i shkrimit eshte i padrejte: “Hijet e Grenfell në Tiranë: Pse nuk do ketë dënime serioze për zjarrin e frikshëm në pallatet Arlis”. Sepse kulla Grenfell per emigrantet ne Londer per te zvogeluar shpenzimet e Bashkise se Londres per ngrohje u termoizolua me polistirol cilesor ose bukpeshku XPS me dendesi te larte dhe u zbatuan te gjitha procedurat qe kerkonte paketa e rekomanduar nga standarti i ndertimit ne U.K. me kolle te shumfishte dhe suva minerale, megjithate polistiroli ne doren e emigranteve vandale dhe dru me pre rezultoi se ishte nje KILLER i padukshem per burokratet angleze, qe vrau ne 2017 ne zemer te kryeqytetit anglez mbi 80 emigrante.
NE TIRANE INJORANCA NE DREJTIMIN E SHTETIT E PERDOR POLISTIROLIN NE FASADAT E VENTILUARA, QE ESHTE NJE “BOMBE ME SAHAT”, QE TREGON SE NE SHQYPNI MUNGON TOTALISHT STANDARTI I NDERTIMIT DHE EXPERTIZA INXHINIERIKE, PRANDAJ DEGJOJME EDI RAMEN TE FLASE SI INJORANT ABSOLUT DHENDERTUESI TE JUSTIFIKOHET ME CERTIFIKATAT E TIJ SI LETRA BYTHE.
Nuk jam fare i zgjuar. por gjithmonë e kam thënë se sikur të blija ndonjë apartament në Shqipëri do ta blinja nga ata që janë ndërtuar para vitit 1990. Këto ndërtimet e sotme s’do ta zgjasin shumë. Mos rëntë ndonjë tërmet thuaj. Që nga ’90 deri më sot, gjithçka fallco. Veçse fitimi ka vlerë. Korrupsion, drogë, grabitje, përvetësimi i pasurive publike etj etj. Mos rënçë në dorën e e çdrejtësisë apo shëndetësisë thuaj! Çdo sipërmarrës përdor materialet më të lira për të ndërtuar, se ashtu fitimi do të jetë më i madh. Sidomos kur nuk ka shtet. Kemi pasur qelbësira në udhëheqje që nga 1991 deri më sot. Nga Berisha nr 1, deri te Nano, Meta dhe tani Rama. Dhe nuk ka për të ardhur asnjë për së mbari. Prandaj edhe shqiptarët do ikin gjithmonë nga vendi. Sot Rama i ra prapë në gjunjë Melonit. Kjo është me shumë rëndësi. Lajm i madh! Mirë që nuk ishte Duçja në vend të Melonit! Se edhe Mit’hat Frashërin e çoi te dëshmorët! Pikë e zezë. Paskemi qënë më mirë kur ishim më keq, por nuk e paskemi ditur.
Injoranca ne drejtimin e shtetit vazhdon me MCN TV. Ne emisionin “Te paekspozuarit” drejtuesi Ylli Rakipi kishte ftuar Arben Mecen si expert ndertimi, qe justifikoi totalisht ndertimin rezil te Rilindjes duke manipuluar me videot e regjistruara per ndertesen fqinje, por nuk tha “Pse u dogj si pishtar i injorances ndertesa te Farmacia 10?” dhe qe Sigurimi i Enverit e beri Arben Mecen inxhinier, kur profesori Qazim Turdiu i rekomandonte ketij injoranti te inxhinierise: “Pse nuk gjen nje profesion tjeter?” kur shikonte se cfare kishte shkruar ne provimin e matematikes ne vitin e pare ne UT.
POR KUSH ESHTE SPIUNI I SIGURIMIT ARBEN MECE?
Ja nje spjegim nga interneti:
“ Në fakt pak kush e di kush është ish deputeti i PD-së,-Ben nevriku i Menekshesë, i preferuari i studiove të paguara nga lekët e krimit në mbrojtje të narko-shtetit, dhe vetë kreut të tij Ramës. Ngjarja zhvillohet në vitin 1985 në një mbledhje në zyrat e tregëtisë përballë turizmit të vjeter Pogradec. Një ulurimë dëgjohet në sallën e mbledhjeve ku ishin drejtuar për një mbledhje punonjsit e tregëtisë, afrohen të tromaksur për të parë çpo ndodhte. fotografia e Stalinit kishte rënë nga muri me kokë poshtë, ndërsa Meneksheja, revizorja e tregëtisë së rrethit ndukte faqet duke e puthur dhe pastruar me shamiçkën e qurreve, pa ndaluar logorinë , o Stalin oi oi …
O TË KEQEN O STALIN, E OI, E OI! MERR E PUTH E FSHI ME SHAMIÇKËN E QURRAVE FOTOGRAFINË E BABA STALINIT .
Meneksheja revizore në tregëti, ishte e tmerrshme …I shoqi ishte oficer! Çoç” vodhi dhe u fut burg nja 3 vjet…Më pas punoj elektiçist në miniera Guri i Kuq në Pogradec dhe në demokraci na doli i PRESEKUTUAR. I biri i Menekshesë, Arben Meçe deputet. O të keqen o Stalin! Vjen viti 1992:
BASHKPUNTORI I POLICISË SEKRETE, SPIUNI I SIGURIMIT TE ENVERIT ARBEN MEÇE ZGJIDHET NGA POGRADECI DEPUTET I PARTISË DEMOKRATIKE
E klanizoj dhe e përçau degën e Partisë Demokratike Pogradec si mos o zot!
NË VITET 1996 E VAZHDOI KAUZEN E PARTISE SE PUNES DHE U FUT SI PYKË NË PARTITË SHQIPTARE NË MAQEDONI, I FUTI NË SHERR, I PËRÇAU EDHE ATO.
Mallkuar qoftë dita që ju ndyrësira dhe pjesa e juaj e ndyrë, mbi shpatullat e atyre njerzve të vuajtur të sapo dalë nga diktatura shfrytëzuat, përfituat momentin dhe zutë karriget e parlamentit dhe tani vazhdoni te genjeni dhe mashtroni nga MCN TV duke u tallur me fatin dhe jeten e shqyptareve qe kane humbur kursimet e gjithe jetes se tyre nga injoranca ne drejtimin e shtetit hajdut dhe budalla shqyptar.
Dhe jo vetëm, por rraca e juaj nuk ndaluat, por vazhduat misjonin e poshtër si bashkpuntorë të ish sigurimit të shtetit në goditjen e pluralizmit dhe Partisë Demokratike ndër vite.
Tani kini dalë hapur !
Lehni si qenë të rrahur studio më studio duke “harruar” apo fshehur të kaluarën tuaj më të zezë nga Zifti .